Konferencë shkencore “studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi”
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3029Abstract
Më datën 27 qershor 2022, në ambientet e Hotel Mondial (Tiranë), u mbajt konferenca shkencore Studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi, organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA). Fjalën e hapjes e mbajti prof. as. dr. Evalda Paci, përgjegjëse e Departamentit të Studimeve Letrare. Në hyrjen e saj, u rimorën çështje të historikut të kësaj konference, të lidhur me proceset e studimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, por dhe me kontribute të reflektuara në botime tematike të caktuara. Panorama e ndihmesave që do të bëheshin pjesë e kësaj veprimtarie u parapri në mënyrë të thukët nga prof. as. dr. Evalda Paci, duke i lënë vend fjalës përshëndetëse të mbajtur nga prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Në fjalën përshëndetëse, prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, si nga veprimtaritë kryesore të këtij departamenti, bashkë me shtjellimin e interesit që paraqisnin për studimet letrare propozimet për kontribute që ishin pjesë e programit të saj.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2022-12-06
How to Cite
Paci, E. (2022). Konferencë shkencore “studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi”. Studime Filologjike, 1(3-4), 155–156. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3029
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
