Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3048Abstract
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, si një veprimtari e përvitshme e organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Në fjalën e saj të hapjes, prof. as. dr. Evalda Paci, përgjegjëse e Departamentit të Studimeve Letrare iu referua tematikave të lëvruara ndër vite në kuadër të kësaj konference, që përkojnë me një sërë iniciativash kërkimore e bashkëpunimesh me të tjera institucione të kërkimit shkencor në vendin tonë. Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), prof. dr. Artur Lama nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference shkencore dhe prirjet e shprehura në kontributet që janë reflektuar në vijimësinë e saj.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2023-12-06
How to Cite
Paci, E. (2023). Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”. Studime Filologjike, 1(3-4), 181–182. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3048
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
