Konferencë shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”

Autorët

  • Evalda Paci

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3097

Abstract

Më datën 15 maj 2023, në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për arbëreshët dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), në bashkëpunim me Fakultetin Histori-Filologji (Universiteti i Tiranës) dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”). Në këtë veprimtari shkencore u sollën kontribute me vlerë që ceknin aspekte të personalitetit të Ernest Koliqit si shkrimtar e studiues, me theks si në aspekte të veçanta e të shkrimtarisë së tij, ashtu dhe në pikëpamje të përvijimit të revistave shkencore të rëndësishme për nga prurjet dhe tradita në lidhje me gjurmimet albanologjike. Interesimi për trashëgiminë kulturore të botës shqiptare dhe lidhjet e vazhdueshme me botën arbëreshe qenë dy prej linjave kryesore që u theksuan që në kumtimet e para të kësaj veprimtarie.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-06-06

How to Cite

Paci, E. (2023). Konferencë shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”. Studime Filologjike, 1(1-2), 175–176. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3097

Numër

Section

Jeta shkencore