Lektorium: Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (Rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike) – nga Dr. Leonard Dauti

Autorët

  • Anila Omari

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3098

Abstract

Në datën 23 maj 2023 dr. Leonard Dauti, punonjës shkencor i Departamentit të gramatikës dhe të historisë së gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të ASA-s, mbajti ligjëratën “Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike)”. Kjo ligjëratë vjen në vijim të studimeve të thelluara të autorit në morfologjinë e shqipes, të kryera në bazë të qasjeve bashkëkohore të gjuhësisë konjitive. Në këtë studim kemi të bëjmë me një këndvështrim të ri të sistemit të rasave të gjuhës shqipe, nga pikëpamja e gramatikës së konstrukteve si pjesë e gjuhësisë konjitive. Autorin e ka shqetësuar problemi i debatuar i rasave të shqipes, një problem që nuk mund të quhet i zgjidhur kënaqshëm, me gjithë studimet e shumta, përderisa gjuhëtarët përsëri reflektojnë e përpiqen të gjejnë zgjidhje nëpërmjet drejtimeve e teorive të reja gramatikore, të cilat edhe ato dalin nga nevoja për t’u dhënë një shpjegim më të saktë dukurive gjuhësore, qoftë atyre ekzistuese që nuk kanë gjetur një shpjegim të kënaqshëm, qoftë dukurive të reja që lindin për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të gjuhës. Një studim i tillë me qasje të reja për rasat e shqipes, veçanërisht për rasën gjinore dhe nyjën e saj është ai i Aristotel Spiros, i cili duket t’i ketë shërbyer Leonard Dautit si shtysë për thellim të mëtejshëm në këto çështje.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-06-06

How to Cite

Omari , A. (2023). Lektorium: Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (Rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike) – nga Dr. Leonard Dauti. Studime Filologjike, 1(1-2), 177–178. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3098

Numër

Section

Jeta shkencore