Kodiku i Kostë Cepit – Vithkuqarit (1820-1822) II. Veprimtari krijonjëse – Aqsh: fondi I.M.Q.; d. Nr. 52, v. 1938
përgatiti për botim edhe me një shtojcë në fund Bardhyl Demiraj
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3165Abstract
Kemi të bëjmë me një pasuri intelektuale unikate si dëshmi e radhës që i takon fundit të viteve 30-të të shek. XX, por që ende gjëllin në hije në historinë e kulturës së shkrimit shqip. Kumtojmë kështu thukët motivin farëmirë që na nxiti të zbardhim prej fondit I[lo] M[itkë] Q[afëzezi] (AQSH Tiranë) fillimisht dosjen nr. 52 (viti 1938 34 fl.) e dikur edhe dosjen nr. 18 (viti 1938, 43 fl. – Demiraj: HD 2 [2020]), duke sendërtuar kështu dëshirën e dikurshme të autorit me i përcjellë këto prurje te një rreth sa më i gjerë lexuesish të interesuar për kulturën e shkrimit shqip me alfabet grek në fillimet e shek. XIX. Meqë titulli i të dyja dosjeve “Veprimtari krijonjëse” nuk përkon patjetër me materialet e përfshira në to1, u detyruam të vendosim si kryetitull të këtij punimi postum të autorit objektin kryesor që rrok bash ky material e që njihet ndërkohë sado përciptas si “Ko(n)diku i Kostë Cepit – Vithkuqarit” (IMQ ds. 52; Shuteriqi 1976 176, etj.) e më rrallë – falë leximit variacional të digramit nistor gr. <ηδ> në mbiemrin e autorit po prej Qafëzezit dora vetë – edhe si “Ko(n)diku i Kostë Xhepit (prej Vithkuqi në Rrethin e Korçës)” (IMQ ds. 18; Shuteriqi 1976 176). Në këtë botim kemi ruajtur në titull variantin të mbiemrit të autorit të dorëshkrimit që shfaqet në këtë dosje (nr. 52) dhe është edhe më i përhapur. Gjithashtu kemi ndërhyrë patëkeq vetëm në titullin e botimit të këtij materiali autentik arkivor që bart jo rastësisht firmën e filologut autodidakt Ilo Mitkë Qafëzezi, sa i përket përdorimit të variantit standard në emërtimin kodik e jo , thjesht e vetëm për të qenë konform me normën e sotme gjuhësore të kësaj fjale.Downloads
References
-
Këtë emërtim përmban edhe dosja nr. 18 që rrok ndër të tjera dy albume të njëjtë me fototipi të 18 përkatësisht 17 faqeve të dorëshkrimit burimor.
-
Për biobibliografinë e pasur të Ilo. M. Qafëzezit mund të konsultohet së fundi Ligor
-
Mile 1996 (?), 20162. Për dorëshkrimin burimor dhe autorin e tij, hollësisht Demiraj
-
(në shtyp).
-
Hollësisht Demiraj 2020 (në shtyp).
-
Tri fletë nuk i takojnë materialit burimor të dosjes. Kështu përpos një formulari huazimi dokumentesh prej arkivit privat të familjes Qafëzezi (shën. 5), kemi si fletë të parë shënimin: “Ilo Mitkë Qafëzezi.| Veprimtari Krijonjëse.| Kopje të daktilografuara (dhe të përkthim) i kodikut të | Dhaskal Kostë Cepi Vithkuqari.” Një fletë e fundit në këtë dosje ka përfunduar aty, duke u inventarizuar gabimisht si e tillë, por që i takon dosjes nr. 20/1 në fondin IMQ, Nr. 826, viti 1938, së cilës bash kjo fletë i mungon.
-
Ndërmjet këtyre dy pjesëve është futur një formular i përgatitur prej Qafëzezit, për huazime që mund të bëheshin në arkivin e tij privat në Korçë. Interes paraqesin në këtë rast disa formulime, si vijon: Arshiva “Ilo Mitkë Qafëzezi”. Anëtar i Institutit Shqiptar për Studime dhe Arte të Tiranës, i Akad. Albanologjike Saveriane të Shkodrës dhe i Institutit për Studime dhe Kërkime Ballkanike të Bukureshtit. / Bashkëpunonjëse – sekretare e Arshivës: Z.-sha Tefta I. Qafëzezi / Një seri e plotme e Arshivës: përmbi 200 dorëshkrime kombëtare, Dokumenta historike, gjuhësie ett., shqipe e ballkanike, zbulesa të veta në shumësi, në Memëdhet dhe përjashta, të destinuara për të Nd[eruarën] Bibliothekë të Akademisë Saveriane dhe për të Nd. Bibliothekë të Françeskaneve të Shkodrës, bashkërisht, si një dhuratë letrare e Korçës.
-
Përmbledhje shqip: “Pjesa thjesht helenishte e dokumentit. Copëra didaktike të ndryshme, tepër anorthografe, të përdorura si brumë mësimi për nxënësit shqiptarë të kohës në “skolitë” e Vithkuqit, të Korçës dhe të Beratit....”

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.