Mbi ndarjen në rrokje të grupeve dyshe të bashkëtingëlloreve në pozicionin ndërzanor

Autorët

  • Artan Xhaferaj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3204

Abstract

Në fushën e fonetikës së shqipes, një prej çështjeve mjaft të ndërlikuara është ndarja fonetike e fjalëve në rrokje. Një trajtim i zgjeruar për këtë ç’është është bërë nga Dodi (2004), i cili, falë njohjes së sigurt të literaturës bashkëkohore, ka evidentuar qartazi edhe të metat e teorive kryesore të rrokjes, mbështetur në materialin e gjuhës shqipe. Por, me gjithë punën e kryer dhe rezultatet e rëndësishme që janë arritur, pozicionet e gjuhëtarëve për ndarjen fonetike të fjalëve në rrokje janë të ndryshme. Një nga këto arsye është së në literaturën gjuhësore nuk ka një përkufizim konstant për rrokjen si njësi gjuhësore. Në këtë trajtesë për ndarjen e fjalëve në rrokje do të mbështetim disa rregulla ekzistuese duke sjellë argumente të reja e duke bërë disa plotësime për t’i bërë ato më bindëse, duke synuar përmirësimin, thjeshtimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. Do të përqendrohemi te kufiri rrokjesor, kur kemi dy bashkëtingëllore midis zanoresh, duke u mbështetur te parimi i sonoritetit të tingujve (Sonority Sequencing Principle), ligji i kontaktit të rrokjes (Syllable Contact Law), parimi i përndarjes (Dispersion Principle) dhe parimi i maksimalizimit të onsetit të rrokjes (Maximum Onset Principle). Gjithashtu, do të sjellim fakte konkrete që vënë në dyshim vlerën e rregullës fonotaktike, sipas së cilës kur kemi dy a më shumë bashkëtingëllore midis zanoresh, ato shkojnë bashkë, në qoftë se në gjuhë ekzistojnë fjalë që fillojnë me e atë grup bashkëtingëlloresh.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. G. N. Clements (1990). The role of the sonority cycle in core syllabification. In J. Kingston and M. E. Beckman (eds), “Papers in laboratory phonology I. Between the grammar and physics of speech”. Cambridge: Cambridge University Press, 283-333.”Between any member of a syllable and the syllable peak, only sounds of higher sonority rank are permitted.”

  2. G. N. Clements (1990). Po aty, “In any sequence Ca$ Cb, there is a preference for Cato exceed Cb in sonority”. Ca është bashkëtingëllorja e parë, Cb është bashkëtingëllorja e dytë, kurse simboli ($) përcakton kufirin e rrokjes.

  3. Vlerat që janë vendosur në boshtin vertikal (0-11) në tabelë përcaktojnë shkallëzimin e sonoritetit të tingujve të shqipes sipas sistemit 11-shkallësh paraqitur nga Dodi.

  4. Shih më gjerë punimin tonë Rreth disa çështjeve të fonetikës së shqipes standarde, në “Ndihmesa shkencore të prof. Rami Memushajt”, Vlorë, 2014, f. 66.

Downloads

Published

2018-06-09

How to Cite

Xhaferaj , A. (2018). Mbi ndarjen në rrokje të grupeve dyshe të bashkëtingëlloreve në pozicionin ndërzanor. Studime Filologjike, 1(1-2), 135–148. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3204