Një çerdhe fjalësh shqipe me lidhje etimologjike

Autorët

  • Albert Riska

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3224

Abstract

Është fjala për njësi leksikore të ndryshme, por që kanë midis tyre lidhje historike shumë interesante. Në gjendjen e sotme njësitë e grupit mund të shfaqen me zhvillime të ndryshme fonetike, morfologjike e semantike, por analizat tregojnë se kemi të bëjmë me përftime prej një baze të përbashkët. Është e rëndësishme të theksojmë në këtë mes se kemi zgjedhur të përdorim termin “fjalëpërftim” për të treguar zhvillime etimologjike fjalësh dhe jo formime të reja apo që vijnë nga modele të gjalla fjalëformimi. Përftimet etimologjike prej një baze të përbashkët u përkasin dy kategorive të ndryshme që do të kërkonin analiza etimologjike në dy nivele. Në nivelin e parë të analizës etimologjike do të arrinim deri te rrënjët e fjalëve të çerdhes. Këtu do të kërkoheshin: evidentimi i zhvillimeve të mundshme fonetike dhe veçimi i mjeteve të dikurshme të fjalëformimit, çka do të shpinte te veçimi i rrënjës.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Formuar nga lat. par “i barabartë, i njëjtë, i ngjashëm” dhe etymon “burimi i një fjale” (nga gr. ἔτῠμον “kuptimi i vërtetë i një fjale sipas prejardhjes së saj”), A. Riska, Trajtesa gjuhësore, Pegi, Tiranë, 2011, f. 85-105.

  2. E. Çabej, Studime gjuhësore III, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 57, Studime gjuhësore IV, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 269.

  3. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes VII, Tiranë, 2006, f. 185-186.

  4. E. Çabej, po aty, f. 212.

  5. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes V, Tiranë, 2014, f. 180.

  6. J. Pokorny, Indo-European Etymological Dictionary - Indogermanisches Etymologisches Woerterbuch, Bern- Muenchen, 1959, f. 584-585.

  7. V. Orel, Albanian etymological dictionary, Brill, Leiden-Boston-Köln, 1998, f. 358.

  8. K. Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2017, f. 847.

  9. ASHSH, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 925-926.

  10. J. Pokorny, Indo-European Etymological Dictionary - Indogermanisches Etymologisches Woerterbuch, Bern- Muenchen, 1959, f. 444.

  11. J. Pokorny, po aty.

  12. Shih V. Orel, Albanian etymological dictionary, Brill, Leiden-Boston-Köln, 1998, f. 110.

  13. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes IV, Tiranë, 1996, f. 243-244.

  14. V. Orel, Albanian etymological dictionary, Brill, Leiden-Boston-Köln, 1998, f. 110.

  15. B. Demiraj, Albanische etymologien, Rodopi, Amsterdam – Atlanta, 1997, f. 175.

  16. Pokorny, vep. e cit., f. 444.

  17. K. Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2017, f. 527.

  18. ASHSH, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 1865.

  19. ASHSH, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 1248.

  20. V. Orel, vep. e cit., f. 295.

  21. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes VI, Tiranë, 2002, f. 56.

  22. K. Topalli, vep. e cit., f. 560.

  23. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes VII, Tiranë, 2006, f. 367.

  24. Shih: V. Orel, vep. e cit., f. 426.

  25. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes V, Tiranë, 2014, f. 89-90.

  26. Pokorny, vep. e cit., f. 579-580.

  27. Shih: Ιωαν Σταματακου, Λεξικον της αρχαιας ελληνικης γλωσσης, Βιβλιοπρομηθευτικη, Αθηνα, 1990, f. 1115, 1117.

  28. Po lëmë mënjanë këtu diskutimin e dy çështjeve me karakter teknik: e para ka të bëjë me relacionin e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve okluzive (/k/ - /g/, /t/ - /d/), ndërsa e dyta ka të bëjë me zhvillimin e okluziveve /t/ - /d / në shtegore (respektivisht në /th/ - /dh/).

  29. Orel, vep. e cit., f. 417-418

Downloads

Published

2018-12-08

How to Cite

Riska, A. (2018). Një çerdhe fjalësh shqipe me lidhje etimologjike. Studime Filologjike, 1(3-4), 113–120. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3224