Simpozium shkencor ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar Shqiptar”

Autorët

  • Kolec Topalli

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3309

Abstract

Më 18. 10. 2011 në qytetin e Ulqinit u zhvillua simpoziumi ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”, i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi. Nga Shqipëria morën pjesë studiuesit Miaser Dibra, Klara Kodra, Agron Xhangolli, Emil Lafe dhe Kolec Topalli. Në simpozium u lexuan kumtesat: Ismail Doda: Letërsia gojore (këngët popullore) dhe identiteti kombëtar shqiptar; Ruzhdi Ushaku: Aspekte të identitetit shqiptar në disa motive të romanit “ Florimont” të shek. XII; Klara Kodra: Ruajtja e identitetit kombëtar permes baladave epike-lirike arbëreshe; Zeqirja Neziri: Balada e motivit të martesës me grabitje dhe mashtrim te arbëreshët e Zarës dhe në Shestan; Zymer Neziri: Këngë të kreshnikëve nga krahina e Plavës dhe e Gucisë në koleksionin e profesorit amerikan Albert Llod (Albert Lord) në Universitetin e Harvardit; Enver Mehmeti: Heronjtë e vjetër të epikës gojore shqiptare; Hamit Xhaferi: Disa përmbajtje poetike me temë krushqie kreshnikësh në eposin shqiptar; Kolec Topalli: Lashtësia e eposit të kreshnikëve nëpërmjet arkaizmave gramatikore; Rudina Llazari: Besa për shqiptarët: kult, mit, monument i shenjtë, identitet me rrënjë në krijimtarinë folklorike; Irena Gjoni: Identiteti kombëtar shqiptar i Bregdetit të Jonit përmes këngëve popullore të epikës historike të kësaj treve; Agron Xhagolli: Historia dhe epika historike shqiptare gjatë shekullit XIX – shpallja e pavarësisë së Shqiprisë; Bahri Brisku: Dëshmi e identitet shqiptar në këngët epike popullore; Adem Zejnullahu: Qëndresa kombëtare në epikën popullore historike; Albin Sadiku: Roli i etnomuzikologjisë në ruajtjen e identitetit kombëtar; Sadri Fetiu: Identiteti kombëtar në ninullat shqiptare; Miaser Dibra: Identiteti kulturor shqiptar permes këngëve të dasmës; Emil Lafe: Gjuha e folklorit - burim gjallërimi e pasurimi për gjuhën letrare kombëtare. Pas leximit të kumtesave u zhvilluan diskutimet, ku u vu në dukje vlera e madhe e kësaj pjese të folklorit shqiptar. Fjalën e mbylljes e mbajti Zymer Neziri.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2011-12-18

How to Cite

Topalli, K. (2011). Simpozium shkencor ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar Shqiptar”. Studime Filologjike, 1(3-4), 194. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3309

Numër

Section

Kritikë dhe bibliografi