Proceset e fjalëformimit tё gjuhёs shqipe në përqasje me ato të italishtes nën këndvështrimin e teorisë leksikaliste
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3321Abstract
Scalise (1983, 1990, 1994), duke u mbёshtetur nё teorinë standarde të zgjeruar (Chomsky 1965), pёrcakton nё tё ashtuquajturin “pёrbёrёs leksikor” fushёn nё tё cilёn veprojnё rregullat morfologjike tё fjalёformimit. Sipas tij, ka rregulla tё caktuara që marrin pjesë në formimin e fjalëve, të cilat i emërton si: rregulla prejardhjeje dhe rregulla kompozimi. Tё parat formojnё fjalё nёpёrmjet parashtesimit (ç+mbush), prapashtesimit (oriz+ore), parashtesimit dhe prapashtesimit (z+bukur+o(j)) dhe ndërveprimeve tё ndryshme tё kёtyre proceseve. Tё dytat formojnё fjalё me anё tё kompozimit (krye+qytet) ose kompozimit dhe prejardhjes (hekurudhor, i formuar nga tre elemente: fjalë1 hekur, -fjalë2 udhё -prapashtesë or). Scalise dallon rregullat e fjalёformimit nga ato të fleksionit. Fleksioni pёrfaqёson njё proces krejt ndryshe, i cili, edhe pse rregullohet nga mekanizma tё caktuara, nuk formon fjalё tё reja, por u shton tipare morfosintaksore fjalёve të parme ose fjalëve të formuara me anё tё prejardhjes dhe të kompozimit. Në fjalët e prejardhura dhe në kompozitat, fleksioni ёshtё mekanizёm qё vepron vetёm pasi tё kenё vepruar rregullat e fjalёformimit.Downloads
References
-
Sipas autorit, baza është një fjalë (fjalë) që ka një kategori leksikore X (emër, mbiemër, folje, etj.) dhe një sërë trajtash Tα (+/- mashkullore, +/- frymor, etj.). Baza mund të jetë e parme, si idea ‘ide’ (prej së cilës formohet mbiemri ideale ‘ideal’) ose jo e parme, si ideale (prej së cilës formohet idealista ‘idealist’). Fjala e re shfaqet si një formë komplekse me strukturë të brendshme (e përbërë nga baza plus një ndajshtesë). Ajo ka kategorinë leksikore Y dhe trajtat β.
-
Këtu edhe nyja shërben si element fjalëformues për të formuar mbiemrin nga ndajfolja.
-
Për formimin e mbiemrit i painteres, si dhe për formimin e mbiemrit i paraardhës, edhe nyja shërben si element fjalëformues.
-
Edhe pse autori, në një kapitull tjetër, i merr si kompozita.
-
Kostallari (1972a), në shqipe, i quan kompozita endocentrike.
-
Këto, Kostallari (1972a) i quan kompozita ekzocentrike.
-
Së pari formohet kompozimi, pastaj i shtohet parashtesa ose prapashtesa. Pra, këtu kemi të bëjmë me kompozim + ndajshtesim.
-
Në shqipe (Gramatika e gjuhës shqipe, 2002), anti-, auto-, ultra-, super- konsiderohen si parashtesa të huazuara (prefiksoide).
-
Te mbiemrat e nyjshëm si i bukur, i madh, është nyja që shërben si tregues i fleksionit. Ajo shpreh kategoritë e gjinisë (i/e), numrit (i/e/të), rasës (i/e/të/së) dhe trajtës (i/e/të).

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.