Një përpjekje e hershme për njohjen e teksteve shqipe: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena dhe versioni i tij i divanit shqip të Nezim Beratit

Autorët

  • Genciana Abazi-Egro

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3329

Abstract

Në histori ka ngjarje margjinale të cilat ndonëse nuk janë përcaktuese të rrjedhave kryesore historike, ja vlen t’i bësh të njohura për t’i ndihmuar një konceptimi më të thellë, dhe më real të proceseve sociale e kulturore ku ato inkuadrohen. Ndërsa punoja për edicionin kritik tekstual të Divanit shqip të Nezim Beratit, hasa një version që spikaste nga kopjet e tjera1 për shkak se demostronte një shkallë jo të zakontë vetëdijeje gjuhësore dhe letrare nga ana e hartuesit të saj.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Në lidhje me aspektet teknike të transmetimit të veprës së Nezim Beratit me anë të kopjimit shih: Genciana Abazi-Egro, “Hyrje,” Nezim Berati, Divani shqip (edicion tekstual kritik), Tiranë: botimet Toena 2009, f. 19, 33-52.

  2. Dorëshkrimi ndodhet i depozituar në Arkivin Qendror të Shtetit, fondi 43, dosja 1 dhe 2. Gjithsej ka 35 fletë në përmasat 11.5 x 23.5 cm (31 fletë ndodhen në dosjen nr. 1, kurse 4 fletë në dosjen nr. 2). Fletët janë të palidhura dhe rendi ruhet duke shkruar në fund të fletës fjalën me të cilën fillon fleta pasardhëse.

  3. Krijimtarinë në turqisht dhe persisht të Nezim Beratit e njohim nga një manuskript i depozituar në Bibliotekën Kombëtare, në fondin e dorëshkrimeve dhe antikuareve (Dr. 6/ 28 D). Gazeli turqisht ndodhet në faqen 100b, kurse poezia persisht kushtuar Perëndisë në faqen 116a.

  4. Nezim Berati, Divani shqip, edicion tekstual kritik: G. Abazi-Egro, Tiranë: botimet Toena 2009, f. 155, 180, 274, 390, 243.

  5. Nezim Berati, Divani shqip ….., f. 210, 255.

  6. Nezim Berati, Divani shqip ….., f. 69, 117, 69, 114, 390.

  7. Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i Sami Frashërit, dosja nr. 1.

  8. Për ndryshimet e bëra nga Jani Vreto shih më gjerë: M. Hysa, “Tjetërsimi i konceptit themelor në poemën Erveheja dhe reduktimi i fabulës së poemës Jusufi dhe Zylejhaja”, Letërsia si e tillë, Tiranë: Botimet Toena 1996, f. 145-156.

  9. Fondi i Sami Frashërit, dosja nr. 1.

  10. Genciana Abazi-Egro, “Sami Frashëri dhe letërsia e bejtexhinjve: një sprovë e parë për botimin e Divanit të Nezim Beratit (Frakulla)”, Studime Filologjike, 1-2 (2005): 119-164.

  11. Shih Apendiksin 2 bashkangjitur këtij punimi.

  12. “Divani i Nezimit nga Berati”, revista Zani i Naltë, 1-2 (mars 1938): 45.

  13. Për arsye që nuk bëhen të ditura, botimi i Divanit shqip të Nezim Beratit ndërpritet në vitin 1939, megjithëse nga një dorëshkrim i depozituar në AQSH (fondi 43, dosja nr. 4) kuptohet se Abdullah Ferhati e ka transkriptuar në mënyrë integrale këtë kopje. Kurse dorëshkrimin e Dervish Sali Ashkiut ai e dorëzon në vitin 1952 në Arkivin Qendror të shtetit.

  14. Ketebet haza ul-divan fi medinei Tepedelen fi senei sülüs ve sittin ve mieteyn ve elf: Dervish Sali Ashki (ky Divan u shkrua në qytetin e Tepelenës në vitin një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tre nga Dervish Sali Ashki). Vitin 1263 hixhri i korrespondon vitit 1847, sipas kalendarit gregorian që përdorim sot.

  15. Përdorimi i vulave personale në kohën e Perandorisë Osmane ka qenë një dukuri shumë e përhapur. Këto vula kishin një madhësi më të vogël se vulat e korrespondencës zyrtare dhe përdoreshin në vend të firmës për të dëshmuar vërtetësinë e dokumentit. Për më shumë në lidhje me këtë problem shih: Mübahat S. Kütükoğlu, Osmanlı Belgelerinin Dili, İstanbul: Kubbealtı Akademisi Kültür ve Sanat Vakfı 1994, f. 93.

  16. Mexhit Kokalari, “Besëlidhja shqiptare dhe kryengritja e madhe fshatare e vitit 1847,” Studime Historike, 2 (1974): f. 134-136.

Downloads

Published

2012-06-18

How to Cite

Egro, G. (2012). Një përpjekje e hershme për njohjen e teksteve shqipe: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena dhe versioni i tij i divanit shqip të Nezim Beratit. Studime Filologjike, 1(1-2), 209–218. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3329

Numër

Section

Probleme dhe diskutime