Vijimësi dhe risi në sistemin gramatikor të gjuhës shqipe: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3330Abstract
Vepra e fundit e Prof. Kolec Topallit “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2011, 1737 f.) është përfundimi dhe produkti i një pune disavjeçare në fushën e gramatikës historike të shqipes, të pasqyruar në katër monografi të plota për fushat më të rëndësishme të sistemit morfologjik të shqipes, siç janë “Përemrat e shqipes”, “Nyjat e shqipes”, “Sistemi rasor i shqipes në evolucionin historik” dhe “Sistemi foljor i shqipes në evolucionin historik”, tashmë të botuara ose në proces botimi. Ky vëllim kaq i madh pune është kryer vërtet për një periudhë të shkurtër, rreth pesëvjeçare, por duhet pasur parasysh se ai mbështetet në një përvojë mbi njëzetvjeçare studimesh në fushën e fonetikës historike, nga të cilat kanë dalë edhe mjaft të dhëna e risi që i takojnë gramatikës historike.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2012-06-18
How to Cite
Omari , A. (2012). Vijimësi dhe risi në sistemin gramatikor të gjuhës shqipe: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli. Studime Filologjike, 1(1-2), 219–222. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3330
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
