Androkli Kostallari - personalitet i shquar i shkencës dhe i arsimit

Autorët

  • Hajri Shehu

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3335

Abstract

Në këtë përvjetor të pakëndshëm për Profesorin (ai u nda nga jeta më 23 mars 1992), kjo që shkruhet për të, është thjesht homazh. Kjo nuk është analizë, madje, as e përgjithshme e punës dhe e veprës së tij. Për punën dhe veprën e tij mund të shkruhet e të flitet shumë. Shumë mund të fliste një konferencë e posaçme shkencore, edhe në këtë përvjetor, por edhe në 90-vjetorin e lindjes (7 nëntor, 2012). E, edhe më shumë mund të fliste botimi i veprës së tij disavëllimëshe (mbi 2500 faqe). Ajo rrok studime për historinë e formimit të gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e saj, për leksikun (tërësinë e fjalëve) dhe fjalëformimin e shqipes, për leksikografinë (teorinë dhe praktikën e hartimit të fjalorëve) shqipe dhe historinë e leksikografisë shqipe, për gjuhën e popullit dhe gjuhën e shtypit, për gjuhën e letërsisë artistike dhe gjuhën e shkencës, për bazën popullore të gjuhës së përbashkët letrare dhe pasurimin e saj të mëtejshëm etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2012-06-18

How to Cite

Shehu, H. (2012). Androkli Kostallari - personalitet i shquar i shkencës dhe i arsimit. Studime Filologjike, 1(1-2), 265–273. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3335

Numër

Section

In Memoriam