Teksti biblik në veprën e Migjenit

Autorët

  • Shaban Sinani

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3348

Abstract

Në studimet tradicionale, me fare pak përjashtime, letërsia e Migjenit është trajtuar si letërsi ateiste. Por në një vështrim tekstocentrist, provohet se kjo letërsi është e kushtëzuar thuajse në të gjitha nivelet prej tekstit biblik-ungjillor. Kushtëzimi është në shkallën strukturore, në atë mitologjike dhe kultologjike, në prozodi e metrikë, në tipologjinë e figurës, në nivelin e shembëlltyrës, motivit, tematologjisë, në leksik e idiomatikë, në të gjitha shkallët e ndërtekstorësisë, duke përfshirë atë të citimit me protokoll, si në shkrimin akademik. Duke u nisur nga çka ofron teksti, mund të vërtetohet se prania e tekstit biblik në veprën e Migjenit nuk është thjesht një çështje kulture dhe formimi. Ai që është quajtur “ateizëm i Migjenit” në të vërtetë është i njëjti qëndrim iluminist që shprehej në ideologjinë klasike gjermane (F. Nietzsche, A. Schopenhauer) për “vdekjen e Zotit klasik”. Kjo nuk do të thotë se Migjeni, ashtu si dhe filozofët gjermanë, duke qenë kundër një Zoti të ngulitur në trurin e njerëzisë dymijë vjet më parë, ishte kundër besimit, kundër çdo besimi. Poezia dhe proza e Migjenit jo vetëm që nuk kanë refuzim të fjalës, termit, idiomës, figurës, shembëlltyrës, strukturës, frymës, tipologjisë së mendimit, që vijnë nga Shkrimet, por janë tërësisht të sunduara prej tyre. Dhe kjo parapëlqesë formale e poetit shprehet në figurshmërinë e letërsisë së tij.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Vepra e Migjenit nuk mund të konsiderohet e botuar plotësisht. Diskutimet për botimin që do të donte autori janë të ndezura. Mungon një pjesë e letërkëmbimit, dhe për këtë ka pasur edhe debate në shtyp. Nga disa studiues - midis tyre dhe Гертруда Иосифовна ЭЙНТРЕЙ, në Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Изд-во Ленингр. ун-та, 1973 - megjithëse me referenca tek letrat, është përmendur dhe një ditar i viteve të seminarit. Zhdukja e tij është lidhur edhe me një vizitë të Migjenit në Bashkimin Sovjetik, vizitë për të cilën nuk është folur kurrë. Ndërsa shkrimtari K. Burović, në disa shenjime të vitit 1972, kujton disa dorëshkrime të poezive të hershme të Migjenit, që i kishte parë në vitin 1962 në duart e dr. Petro Januras, shef i departamentit të albanologjisë në Shkup. Këto dorëshkrime duhej t’i takonin viteve të seminarit Shën Gjon Theologu të Manastirit dhe ishin shkruar në serbisht. Janura premtoi se do t’i botonte këto poezi, dhe në fakt më 1982 realizoi në 327 f. botimin “Migjeni” [Petro Janura, Migjeni, Flaka e vëllazërimit, Shkup 1982]. K. Burović shprehet: Miđeni je počeo da piše, kako već rekosmo, kao učenik duhovne škole u Bitolju, na svom maternjem srpsko jeziku. Iz ove periode njegovog stvaranja sačuvane su neke pesme, koje je isledio, pronašao i prostudirao dr. Petro Janura, šef katedre albanologije pri višoj pedagoškoj školi u Skopje. On je o Miđenu napisao i zamašnu studiju, koju sam imao prilike da vidim mojim očima u rukopisu, 1959. godine, u stanu doktora Janura. Neke su od ovih pesama i objavljene u tamošnjoj štampi. Burović, K.: Miđeni - život i stvaranje, zatvor u Burelju, dana 13. jula 1972; izd. Poeta, 2010.

  2. “Kësisojit Migjeni shpallet herë realist, herë krijues militant; herë gjysmë realist - gjysmë romantik revolucionar; këtu simbolist, atje surealist; këtu kështu, atje ashtu”. Shih M. Raifi, Madhështia si antitraumë, në “Migjeni - Vepra”, vëllimi 4, botimet “Rilindja”, 1980, f. 221-222. Idem: Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Društvo književnih prevodilaca Kosova, 1987.

  3. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për ta kushtëzuar me miq bolshevikë (shih: Gjovalin Luka, parathënie në Vargjet e lira, Tiranë 1954: “Migjeni mbante lidhje me Grupin Komunist të Shkodrës nëpërmes shoqes Afërdita Shahini”). Sipas Gj. Lukës, poezia Një natë pa gjumë nuk i kushtohej “Corvus-it”, “trockistit” Andrea Stefit, por veprimtares komuniste shkodrane me të cilën Migjeni kishte jo vetëm miqësi. Prandaj inicialet e dedikimit A. Sh. duhej të kuptoheshin si “Afërdita Shahini”. Shih ilustrimin në fund të artikullit.

  4. Shih për këtë: Gani Bobi, Fillimet e realizmit socialist në veprën e Migjenit, në “Rilindja”, Prishtinë, 28 dhjetor 1968, f. 13; Arif Gjyli, Migjeni - poet i realizmit socialist; kontribut për vlerësimin e veprës së Migjenit, në Buletinin e Shkencave Shoqërore, Tiranë ,1957/2, f. 135-195; Idem, Bombë e flamur; rreth veprës së Migjenit, në “Nëntori”, Tiranë, 1961/10, f. 52-64; Mark Gurakuqi, Autorë dhe probleme të letërsisë përparimtare shqipe të viteve ‘30, Naim Frashëri 1966; si dhe Disa probleme e veçori të artit të Migjenit, në: Migjeni (red. Ali Aliu), “Rilindja”, 1977. Ndërsa S. Luarasi, në studimin hyrës për botimin e veprës së Migjenit më 1957, shkruan: Migjeni i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit (f. 11); ishte revolucionar internacionalist i vërtetë komunist (f. 33); letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste (f. 47); Migjeni ishte një kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (f. 48); ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë. Pranë së njëjtës pikëpamje qëndrojnë dhe; Adriatik Kallulli, Migjeni dhe revolucioni, në “Drita”, Tiranë 13 nëntor 1966, ribotuar në “Në frontin e letërsisë”, Tiranë 1984; M. Ndoja, Migjeni, poet paralajmëronjës, në “Bashkimi”, Tiranë, 28 gusht 1951; Dh. S. Shuteriqi, Lajmëtari i Pranverës, në “Zëri i popullit”, Tiranë, 5 shkurt 1956, f. 3; Agim Shehu, Migjeni - zëri i kohës së tij, poet i shquar revolucionar, në “Zëri i popullit”, Tiranë, 13.10.1971.

  5. Robert Elsie, Migjeni, pararendës i realizmit socialist? Në: “ABC”, nr. 166, 3 mars 2007, f. 12.

  6. Razi Brahimi, Migjeni, flamuri i letërsisë sonë luftarake, në Nëntori 1958/8, f. 137-160; gjithashtu nga i njëjti autor Migjeni, Poezia shqipe (zgjodhi dhe parathënia), Tiranë, 1972, f. 4 dhe f. 29.

  7. Petro Janura, Migjeni, botim i “Flakës së vëllazërimit”, Shkup, 1982, f. 59.

  8. Arshi Pipa, Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit, në “Për Migjenin, tri ese”, Tiranë, 2006.

  9. A. Bumçi, Migjeni dhe testamenti i tradhtuar, në: “Koha jonë”, 13 tetor 2011: Migjenit iu veshën petka të tipit "komunist”, “shkrimtar i kuq revolucionar”, “pararendes i soc-realizmit”, etj., duke ia kundërvënë figurave të tjera “reaksionare”, të cilat regjimi i kuq i luftoi edhe me egër se të gjallët.

  10. Antologia della lirica albanese: versioni e note a cura di Ernesto Koliqi, ediz. “All’Insegna del pesce d’oro”, 1963, p. 34.

  11. Robert Elsie, Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare - kultura shqiptare e viteve ’30, në www.robertelsie.de.

  12. Ardian Ndreca, Migjeni, ai që na mungon tash 70 vjet, në “Shekulli”, 21 gusht 2008, f. 21.

  13. Большая Советская Энциклопедия, në një prej botimeve më të fundme, e shenjon pikërisht me paragrafin e mësipërm raportin e Migjenit me idetë. Megjithëse në bibliografinë e zërit janë shtuar botimet e pesë dekadave të albanologëve rusë, vlerësimi i Migjenit mbetet i njëjti siç citohej nga e njëjta enciklopedi në botimin e veprës së Migjenit në vitin 1961. Këtë mendim e pati evokuar në hyrjen e botimit të vitit 1961 edhe S. Luarasi, f. 25.

  14. A. Luka, Rreth së vërtetës për botimin ‘Migjeni’ 1954, mbledhë e shpjegue nga Gjovalin Luka, Shkodër 2011.

  15. Shih tek: Ditari sekret i Gjovalin Lukës: si e censuroi Enveri Migjenin në rusisht, rrëfimet e përkthyesit të njohur dhe takimet me Ilia Ehrenburg, në: “Albania”, nr. 81, 8 prill 2010, f. 18-19.

  16. Në librin Ç’kam e ç’kam dëgjuar - kujtime autobiografike të Skënder Luarasit, pasi shenjohet se në botimin e zhdukur të vitit 1954 hasim jo më pak se 500 ndryshime prej origjinalit, të cilat do të kërkonin 15 faqe të tjera për t’i vënë në ‘Ndreqje gabimesh’, thuhet: Mirë që tirazhi është i unjët vetëm katër mijë kopje dhe do të çduken në katër javë e sipër.

  17. Petro Janura, vep. cit., f. 303-317.

  18. Edhe në botimin e Cetis, Lubjanë, 2002, ka shmangie prej tekstit të autorit. Në poezinë Një natë pa gjumë strofa e fundme nis me vargun: Hiqmuni qafet mendime cauchemars!, kurse në botimin e Cetis është redaktuar në formën Hiqmuni qafe mendime! (f. 64), ndoshta një moskuptim i huazimit prej prej frëngjishtes cauchemars, makth. Në Trajtat e Mbinjeriut vargu Qarkullojnë rreth rruzullit dhe nëpër sferë të hapshe është modifikuar Qarkullojnë rreth rruzllit tue synue vrashëm (f. 29), ndoshta për shkak të agramatikorësisë së fjalës së fundme të hapshe. Vetë parathënia e S. Luarasit në botimet e vitit 1957 dhe 1962, gjegjësisht f. 5-58 dhe 4-46, në botimin e fundmë zë gjithësej 18 f. (VII-XXV). Një studim i thellë filologjik do të bënte të vërejtshme: redaktimet për shkak të gabimeve teknike në shtypshkrim, që përmenden nga A. Pipa si shkak që vetë Migjeni mund ta ketë ndaluar qarkullimin e veprës së tij (ankime të ngjashme Migjeni ka edhe ndaj Shkëndisë dhe Botës së re, madje për këto ankime ka dhe përgjigje të botuesve - shih: Posta e redaksisë e Botës së re, Migjenit, Shkodër, nr. 17, 15 tetor 1936: Besojmë se nuk do të kini paskëtaj ankime për gabime shtypi); thyerjen e vetëdijshme të gramatikës së shqipes [shih P. Janura, vep. cit., f. 289-3000]; prirjen e Migjenit ndaj një drejtshkrimi që kufizonte, por pa i zhdukur, shenjat diakritike të hundorësisë, ë-në pa funksion rrokjeformues - për (mos)përdorimin e ë-së pa theks Migjeni i shkruante mikut të tij Teufik Gjyli më 14 prill 1934 se orthografia e ë-së ka fillue me m’u zhba]; errësinë semantike të fjalëve të rralla dialektore [rasti i redaktimit të fjalës bragajshka]; shkurtimet për përshtatje ideologjike [duke përfshirë shkurtimin e parathënies së S. Luarasit]; ndryshimet për ta bërë mendimin më të qartë i pëmend edhe vetë S. Luarasi në parathënien e vitit 1957 [por jo dhe në atë të vitit 2002]. Ndryshimet prekën rëndë strukturën e veprës – katër pjesëshe në botimin e parë, pesë pjesëshe në atë të vitit 1944, gjashtëpjesëshe në atë të vitit 1954, sërish pesëpjesëshe në botimin e vitit 1957, por shtatë pjesëshe në atë të vitit 2002, pa numëruar ndarjet e prozës. Një krahasim i shumëfishtë, që do të merrte në konsideratë: dorëshkrimet, botimet e para të poezive dhe prozave prej autorit vetë në shtypin e kohës, botimin e vitit 1936, të vitit 1944, të vitit 1954, të vitit 1957, të vitit 1962; botime të tjera në Tiranë e Prishtinë, si dhe atë të vitit 2002, do të lehtësonte botimin filologjik sipas një vullneti autorial të shkencorizuar.

  19. Shih tek Гертруда Иосифовна Эйнтрей, Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Изд-во Ленингр. ун-та, 1973, стр. 17; Idem, Г. Эйнтрей, Албанская новелла 19-20 веков [Novela shqiptare e shekujve XIX-XX], ред.: А. Десницкая, Р. Белло, пер. с албанского: Л. Милько, Г. Эйнтрей, Ю. Тимченко, Художественная литература, Ленинград 1983. Një pjesë e studimit monografik të G. Entrejt u botua shqip me titullin ‘Krijimtaria e Migjenit’ në Rilindja, 24-30 gusht 1968, gjegjësisht f. 15, 13, 11, 13, 13, 13, 13. Gjithashtu shih dhe: МАНЧЕВА, Вeсeла, Мигени и поколението на 30-те години в албанската литература [Migjeni dhe brezi i viteve 1930 në letërsinë shqipe], магистърска дипломна работа. София, СУ “Кл. Охридски“, Albanian Studies in Bulgaria, 1999; МАНЧЕВА, Вeсeла, Мигени: живот и творчество [Migjeni, jeta dhe krijimtaria], Albanian Studies in Bulgaria, 1999.

  20. Shih S. Rapic, Lichtenberg and Nietzsche - Knowledge and Truth, në: “The European Legacy: Toward New Paradigms”, Volume 2, Issue 4, 1997, p. 635 e vijim.

  21. Эйнтрей, Гертруда, “Творчество Мидьени” [Vepra e Migjenit], Ленинград 1978, стр. 15-16.

  22. МАНЧЕВА, Вeсeла, Мигени и поколението на 30-те години в албанската литература [Migjeni dhe brezi i viteve 1930 në letërsinë shqipe, diplomë master] магистърска дипломна работа. София, СУ “Кл. Охридски“, Albanian Studies in Bulgaria, 1999.

  23. Ernest Koliqi, Dý shkollat letrare shkodrane: e etënve jezuitë dhe e etënve françeskanë, në: “L’Albanie Libre”, Roma, 1961. U botua në dy numra të “Shêjzave”, nr. 9-10-11-12 e vijim, f. 373-390, me titullin Dý shkollat letrare shkodrane.

  24. “Nji zorim qi mund të rrjedhi prej këtij rreshtimi kronologjik àsht ai i cilësimit të qendrave letrare në vise e rrethe të ndryshme, por kjo kapërcehet lehtaz tue marrë parasysh rrýmbat letrare jashta rrjedhjes krahinore të auktorëvet. Për shembull, Mjedja, për përgatitje e prirje e qëllime artistike àsht mâ afër Zef Skirojt se sa Fishtës dhe të tjervet shkrimtarë shkodranë; Koliqi àsht mâ afër Lasgush Poradecit se Prennushit e Bernadin Palajt; Shantoja në prozë àsht shumë mâ afër Konicës se Anton Harapit”. Shih: E. Koliqi, Dý shkollat letrare shkodrane, “Shêjzat”, nr. 9-10-11-12 e vijim, f. 379.

  25. J. Bulo, Trashëgimia kulturore shqiptare - letërsia, në: “Albania – a Patrimony of European Values”, Tiranë, 2000.

  26. “Rrugës drejt bashkëkohësisë, pra edhe drejt Evropës, do t’i hynin dy poetë të një brezi të ri, dy “outsider”, që u shkëputën nga letërsia tradicionale dhe i dhanë kulturës shqiptare vendin e vet në Evropën bashkëkohëse: mesianiku Migjeni dhe panteisti Lasgush Poradeci”. Shih Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f. 210.

  27. R. Elsie, “Historia e letërsisë shqiptare”, Tiranë, 1997, f. 211; gjithashtu: Sh. Sinani, Miti i idesë në vend të kultit të heroit, në “Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të”, Tiranë, 2010, f. 88-98.

  28. K. Burović, art. cit.: Iz Albanije je i Blažo Silić, njegov savremenik, objavio u Beogradu svoju prvu zbirku pesama. Iz Albanije je i Miloš mogao da nastavi stvaranje na svom jeziku i o problemima svog naroda. Zašto to nije učinio? Mi mislimo da je on odmah uvideo da je više potreban albanskom narodu, negoli svome. Burović përmend në një rast tjetër shkrimtarin Draže Silić, ndoshta duke kuptuar Drago Siliqin, që nuk dihet të ketë shkruar serbisht.

  29. Arshi Pipa: Albanian literature: social perspectives. Trilogia Albanica III; në: “Albanische Forschungen”, nr. 19, Trofenik, Muenchen 1978, s. 134.

  30. Petro Janura, Migjeni, botoi “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1982, f. 23.

  31. Sipas programit shkollor zyrtar prej vitit 2004 në Bosnje, Kroaci dhe Mal të Zi.

  32. Në ftesën që revista “Illyria” i bënte “Të ndertit zotnì Millosh Nikollës” më 4 nëntor 1935 për të pasur një bashkëpunim të përdyjavshëm botues mes tyre thuhet se kjo ftesë ruhet “vetëm për njata autorë qi mirë o keq e kanë marrë një farë shugurimi nga publiku”. Shih: E. Koliqi, Migjeni dhe unë, botuar në “Shêjzat”, 1-10/1974, f. 83. Me nismën e Koliqit emri i Migjenit u përfshi në të parin botim antologjik të letërsisë shqipe, “Shkrimtarë shqiptarë”, pjesa I, Tiranë, 1941, f. 471-475.

  33. Identifikimi i Migjenit me revistën “Bota e re” është një shtrembërim historik. Nuk mund të paragjykohen interesimet dhe propozimet e revistës “Illyrija” për të pasur bashkëpunim me të, gjithaq sa nuk mund të paragjykohen ankimet e redaksisë së “Botës së re” për vijimin joperiodik të bashkëpunimit nga Migjeni. Këtë çështje besojmë se e ka shtjelluar qartë E. Koliqi në artikullin Migjeni dhe unë, në “Shêjzat”, nr. 1-10/1974, f. 379.

  34. “Midis këtyre dy deteve armiqësorë, në qytet jetonte një minoritet i vogël (jo më shumë se njëqind familje) të një feje të tretë: ortodokse. Familja e Migjenit, ndonëse jetonte në pjesën katolike të Shkodrës, i përkiste këtij ishulli”. Shih: Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, në “Kadare - Vepra”, vëllimi i 19-të, Tiranë, 2009, f. 149.

  35. E. Koliqi në artikullin Migjeni dhe unë, në “Shêjzat”, nr. 1-10/1974, f. 379 e vijim.

  36. Ja teksti i plotë i letrës së redaksisë drejtuar poetit: I nderti Zotni Millosh Nikolla. Shkrimet e Z. s’Uaj, të cilat me-një-herë kemi vrojtë se kishin një thellësi ndiesije për t’u shenue e sidomos një tingull njerzuer drejtue kah vuajtjet e të vogjëlvet, jemi përpjekun t’i qesim sa ma në shesh në faqen e të rinjve. Për me Ju dhanë zemër të vijoni sa ma me zell n’udhën letrare që aq me seriozitet qëllimesh keni kapë, këshilli i redaksisë i Fletores sonë vendosi me botue mbas sodit vjershat dhe copat proze të Jueja në faqen e tretë. Si e dini, në faqen e tretë shkruejnë vetëm njata autorë qi mirë o keq e kanë marrë një farë sigurimi nga publiku. Shpresojmë se edhe mbas sodit Z. e Juej keni me bashkëpunue në mënyrë sa ma t’afërme me Fletoren tonë, e cila, ndërmjet qëllimeve të tjera, ka edhe atë që t’i përkrahi të rinjtë me vlerë e me ndjenja bujare. Vendimi i këshillit të redaksisë për sa u përket Juve, asht një dëshmi e qartë e kësaj përkrahje. Tue Ju uruem suksese sa ma të gjalla për dobinë e artit dhe të letërsisë shqipe, Ju lutemi të na dërgoni sa ma parë shkrime, në mënyrë qi së paku krye dy javësh emri Juej të dali në faqen e tretë. Si titull shpërblimi, këso here Drejtori dau me Ju dërgue fr.ari 10 (dhetë) me mandapostë d. e sotme. Te fala shqiptare, Asim Jakova.

  37. Sëmundja e pashërueshme, kronike dhe e mundimshme për kohën, detyrimisht e tjetërson personalitetin e vuajtësit. Migjeni nuk e pati kurrë fatin të kurohej me antituberkularë. Mjerisht preparati më aktiv antituberkular izoniazidi filloi të përdorej tek të sëmurët vetëm pas vitit 1950; Shih tek Gentian Vyshka, Neurotizmi, incesti dhe ndjesia e fajit në një prozë të Migjenit, “Revista mjekësore”, nr. 3, 2012, f. 22.

  38. Petro Janura, vep. cit. f. 15.

  39. Na ka shoqnue ma tepër kanga. Shpesh këndonte bashkë me gjithë shokët; por ngadonjëherë ai dhë unë - ai si tenor i parë, dhe unë si i dytë - këndojshim shqip, serbisht, rusisht, shpesh-herë nën rrezet e hanës në mes t’asaj natyre tërheqëse. Nga ato shqip, e kishte ma për zemër kangën: Nën hije të hanës rrije. Shih tek Theofan Popa, Si e kam njohur unë Migjenin, “Albania”, nr. 109, 12 maj 2001, f. 10.

  40. Mendime të tilla si ai i Andrea Varfit, se me poezitë Të lindet njeriu dhe Trajtat e mbinjeriut Migjeni “në thelb i këndon udhëheqjes, partisë komuniste që do të lindte”; ose se “mbinjeriu i Migjenit asht jo individ, por një fuqi kolektive shoqënore - fuqia e proletariatit” (R. Qosja), janë tejkalime të qarta të kumtit që ofron vetë teksti letrar, janë projektime ideologjike të autorëve. Shih për më shumë: Ali Aliu, Rreth kritikës mbi veprën e Migjenit, në “Migjeni - Vepra”, vëllimi 4, botimet “Rilindja”, Prishtinë, 1980, f. 9-11.

  41. Rexhep Qosja, shih te Migjeni, botim i Rilindjes, Prishtinë, 1980, f. 127.

  42. Duke perifrazuar vargjet e Internacionales, R. Qosja shprehet se Migjeni “kërkon përmbysjen e botës së vjetër për të lindë në gërmadhat e saj Jeta e Re: fjalët “Kohë e Re”, “Epokë e Re”, “Jetë e Re”, Migjeni i shkruen me germë të madhe”. R. Qosja: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni (1911-1938), në “Migjeni - Vepra”, vëllimi 4, botimet “Rilindja”, 1980, f. 132.

  43. Në disa qendra studimore albanologjie lindore Migjeni studiohet sot në shkallën e mikrotezave dhe tezave shkencore. Shih: МАНЧЕВА, Весела: Мигени и поколението на 30-те години в албанската литература. [Migjeni dhe brezi i viteve 1930 në letërsinë shqipe] Магистърска дипломна работа. София, СУ “Кл. Охридски”, Катедра по общо, индоевропейско и балканско езикознание, 1999. Idem: Мигени – живот и творчество [Migjeni: jeta dhe krijimtaria], Albanian Studies in Bulgaria, Sofja, 2013.

  44. Northrop Fray, The Great Code: The Bible and Literature, First Harvest Edition USA, 1983.

  45. “Në ndërgjegjen time ka dy Milloshë: Milloshi i gjallë i jetës së përditshme, që vepron e gabon; dhe Milloshi tjetër, që i vihet përballë atij, e vëren dhe dënon gabimet e Milloshit real. Te njeriu bahet vazhdimisht një luftë e mbrendshme për përsosjen shpirtnore”. Shih Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, UET Press, 2009, f. 398.

  46. Shih: Shkrimet e krishtere greke, Shtojcë, s.a, s.l, f. 413-414.

  47. “Zoti ka vdekur. Ku është zhdukur Zoti? Faltoret janë muzeumi i Perëndisë”, shprehej F. Nietzsche në librin e tij “Legjenda e të çmendurit” (shih F. Nietzsche: The Death of God, në: “The Gay Science”, Cambridge University Press, 2002, p. 109-110, 119-120, 199-201). Shih gkithashtu dhe khs. “Parathanien e parathanieve”: “Perëndi, ku je?”.

  48. Khs. shpjegimin e kësaj fjale në Fjalorin e gjuhës shqipe, Tiranë 1984: “Shëlbim, shpëtimi i shpirtit (sipas fesë së krishterë). Shëlbimi i shpirtit. Kungata e shëlbimit. Uratë për shëlbim”.

  49. Këtë çështje e ka shtjelluar me një ekspertizë të mirëfilltë shkencore studiuesi Mensur Raifi, në monografinë Lasgushi, Noli dhe Migjeni, Prishtinë, 1986. Shih nga i njëjti autor: Madhështia si antitraumë, në “Migjeni - Vepra”, vëllimi 4, botimet “Rilindja”, Prishtinë, 1980, f. 213-230. Idem: Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Društvo književnih prevodilaca Kosova, 1987.

  50. Khs.: Ungjilli sipas Mateut 27:46: “Eli, Eli, Lama sabaktani?”; Ungjilli sipas Markut 15:34: “Eloi, Eloi, Lama sabaktani?” (“Eloi, Eloi, Lama Sabachthani”).

  51. Atë nuk e interesonte vetëm teologjia, ku edhe dallohej si një nga nxanësit ma të fortë, por gjithashtu edhe arti, letrat, muzika dhe sidomos problemet shoqërore. Kur këndonte, ndiente gëzim te madh. Por i pëlqejshin shumë pjesët e muzikës kishtare. Unë e mbaja mend si një nga teologët ma të mirë, ndonëse qysh atëherë ai tregohej tepër liberal në teologji. Ai arsyetonte shumë mirë kur ishte çështja për të mbrojtur parimet bazë te krishterimit, por, përsa u përket problemeve të dyta dhe të treta në kishë, ai i kritikonte rreptë. Th. Popa, Si e kam njohur unë Migjenin, “Albania”, nr. 109, 12 maj 2001, f. 10.

  52. Nasho Jorgaqi, “Migjeni seminarist, të pathënat e një ditari”, në “Gazeta Shqiptare”, 19 tetor 2011: Më me vlerë m’u duk Ditari që kish mbajtur gjatë viteve të Seminarit. Ai Ditar u bë sebep ta njihja nga afër Migjenin apo Milloshin, siç e kishin pagëzuar prindërit... Të këndonin të dy me zërin e tyre të perëndishëm këngë plot mall të vendlindjes, po dhe këngë të shtruara ruse gjithë romantikë e nostalgji. Të shëtisnin në vendet aq piktoreske që ka Manastiri dhe që Migjeni i ka shkelur e gëzuar një herë e një kohë. Të gjitha këto që ju them nuk i kam të fantazuara, por i kam lëçitur në Ditarin e Pandit. Fletë pa fund, të mbushura me mendime të mençura, me ëndrra e dëshira djaloshare, me gaze e derte të vërsës së tyre. Të gjitha këto ai i ndau me Milloshin, thua se ishte alteregoja e tij. O perëndi, sa e donte dhe e lartësonte poradecari ynë atë djalë fisnik nga Shkodra! Të mirë, të dashur, të zgjuar, mendjehollë, pa lëre pastaj të dhënë pas letërsisë, binte përmbys mbi librat, ndiqte revistat letrare, shkonte në teatër, dëgjonte muzikë, pa lexonte dhe teologji, po s’linte anash dhe filozofinë që vinte nga Evropa dhe bota. Por të gjitha këto së bashku, të pandarë nga njëri-tjetri. Baza e kulturës dhe e botëkuptimit që u jepte seminari, do të qenë lëndët fetare e kishtare, si Dogmatika, Apologjitika, Patologjia, Liturgjia kishtare e, mbi të gjitha, Dhiata e Vjetër dhe Dhjata e Re. Në këtë frymë atyre u kërkohej të lexonin dhe autorë autoritarë të letërsisë fetare, si veprat e Th. Akuinit, të Shën Agostinit etj. Por në rrethin e interesave të Milloshit dhe Pandit do të hynte, brenda mundësive të tyre, dhe literatura filozofike botërore. Për aq sa ua lejonte mosha e re dhe kushtet, ata do të merrnin njohuritë e para filozofike laike të mendimtarëve, si Hegeli, Niçe, Shopenhauer, Spencer e deri te Jungu e Frojdi. Sigurisht, në këto lexime të Milloshit e Pandit bëhet fjalë më shumë për njohje se sa për studime të thelluara. Por gjithsesi, ato do të linin gjurmë e do të luanin rol në formimin e tyre, që ishte në proces e sipër. Idem, Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve, Tiranë, 2011.

  53. A Monastir Migjeni était lié d’amitié avec un certain Pandi Papaanastasi de Korçe, qui était un élève doué et écrivait des vers. Ils étaient tout le temps ensemble à discuter de poésie, d’art etc. Në Les Lettres Albanaises, 1987, p. 149.

  54. K. Manojlović e njohu edhe drejtpërsëdrejti botën shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore, duke qenë në përbërje të ushtrisë serbe [za vreme prvog svetskog rata, 1915. sa srpskom vojskom prelazi Albaniju]. Ishte “a slav monk”, mbante ligjërata universitare në teologji dhe u mor gjerësisht me muzikën popullore shqiptare. Shih tek Eno Koço, A Familly of Songs: Reflections of Albanian Urban Lyric Song in Mediterranean, in: The Mediterranean in Music: Critical Perspectives, Common Concerns, Cultural Differences, USA, Sacrecrow Press, 2005, p. 30.

  55. Veljko Đurić Mišina, Letopis srpske pravoslavne crkve 1946-1958, Beograd-Knin, 2000-2002, str. 1306-1393.

  56. Petro Janura, në librin e tij Migjeni, botim i Flakës së vëllazërimit, Shkup 1982, f. 21, duke sistemuar të dhënat e jetës së Migjenit në vitet e semiranit, pasi veçon si më të afërmit Pandi Papanastastin dhe Petar Kadić-in, përmend si miq të tij edhe seminaristët Tihomir Antić, Jovan Velimirović, Branislav Kovačevski, Nikola Popovski, Božidar Stanković.

  57. Kujtime të Theofan Popës, mik i Migjenit në seminarin kishtar të Manastirit, botuar në: Skënder Luarasi, “Jeta”, gusht 1956, në “Migjeni, Vepra”, Cetis 2002, f. xii; Theofan Popa, Si e kam njohur unë Migjenin, “Albania”, nr. 109, 12 maj 2001, f. 10. Shih gjithashtu:  : “  -  o ”, [Vasilis Kaskandami, Theofan Popa - një apostull i ditëve tona] , s. a., f. 262-295.

  58. Theofan Popa, Si e kam njohur unë Migjenin, “Albania”, nr. 109, 12 maj 2001.

  59. Skënder Luarasi, “Jeta”, gusht 1956, në “Migjeni, Vepra”, Cetis 2002, f. ix.

  60. Alush Kamberi, A besonte Migjeni, në Flaka e vëllazërimit, Shkup, 15 dhjetor 1971, 17-19 dhjetor 1971; 22, 24, 26, 29 dhe 31 dhjetor 1971; 7 janar 1972.

  61. Dionis Bubani, Migjeni, në Rinia, Tiranë, 27 tetor 1954, f. 5-6.

  62. Petro Janura, vep. cit., f. 98.

  63. “Në “Parathanjen e parathanjeve” si ven në dukje se njeriu e ka krijue Zotin si përfytyrim, me çka në të vërtetë e ilustron mendimin e Engelsit, i cili ka thanë se qenia të cilin e adhuronte njeriu si Zot ishte qenia e tij deri atëherë e panjoftun”. R. Qosja, Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni (1911-1938), në “Migjeni - Veprat”, vëllimi 4, botimet “Rilindja” 1980, f. 121.

  64. Në kujtimet e veta miku i Migjenit Zaharija Kadiq pohon: Nëshkollën e tij ka ekzistue shoqnija letrare. Milloshi atëherë shkruente serbisht: vjersha e tregime. Shpesh organizojshim mbramje letrare. Milloshi ka qenë kryetar i shoqnisë. Ka qenë nxansi ma i mirë dhe shkruente ma mire se të gjithe. Për çdo punim, që e lexojshim në mbramje letrare, duhet t'i lejshim nga nji kopje drejtorisë së Shkollës. Në bibliotekën e seminarit duhet me u gjindë kopjet e punimeve të Milloshit. Këto poezi s’janë të njohura, shkruan P. Janura në parathënien e botimit të veprës së Migjenit. Ai nuk e përmend faktin që kishte shenjuar shkrimtari K. Burović në burgun e Burrelit më 1972, sipas të cilit Janura i kishte treguar dorëshkrime origjinale të poezive të Migjenit në vitin 1962. Janura, megjithatë, është i bindur që një kërkim në arkivat e shoqërisë Bratstvo mund të kishte rezultat. Ky kërkim s’është bërë ende. P. Janura, vep. cit., f. 27.

  65. Dh. S. Shuteriqi, në Arti i Migjenit [Përpjekja shqiptare, numri i dhjetorit, 1938, f. 400] përmend dy poezi që Migjeni i kishte botuar në shtypin shqiptar të Rumanisë, në “Shqipëria e re” dhe në “Kuvendi kombëtar”. Artikulli u ribotua më 2010 në “Tirana observer”, nr. 518, datë 14 shtator, f. 20, si dhe në “Mapo”, nr. 148, 25 dhjetor 2010, f. 23.

  66. Гертруда Иосифовна Эйнтрей, Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Изд-во Ленингр. ун-та, 1973, с. 17.

  67. “Për mendësinë e një fetari, Milloshi i ri, në mos ishte djalli vetë i veshur me rrobë seminaristi, kishte bërë, së paku, një pakt me djallin për t’u joshur (tani për tani) nga gjithçka e ndaluar, makabre, shkatërrimtare ... Kështu Migjeni e mbaroi seminarin si një antiseminarist”. I. Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, në “Kadare - Vepra”, vëllimi i 19-të, Tiranë, 2009, f. 150.

  68. Shih: Mensur Raifi, art. cit., f. 226. Idem: Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Društvo književnih prevodilaca Kosova, 1987.

  69. Në lidhje me poezinë e Migjenit, Dh. S. Shuteriqi shkruan se “ajo lajmëron ardhjen e një epoke të re, ardhjen e epokës ku njerëzimi nuk do të gënjehet më nga prrallat biblike, që i servirin sherbëtorët e “zotave”, prifërinjt, me qëllim që t’i kenë kurdoherë të nënshtruar”. Shih nga ai: Migjeni, në “Migjeni - Vepra”, vëllimi 4, botimet “Rilindja”, 1980, f. 79.

  70. Khs. për shembull: Anton Berisha, Ateizmi i Migjenit në ‘Vargjet e lira’, Rilindja, Prishtinë 21 shtator 1968; po aty, 9-13 tetor 1970, gjegjësisht f. 13, 15, 13, 9, 13; Hulusi Hako, Migjeni ateist, në buletinin Shkencat shoqërore në shkollë, Tiranë 1967/2, f. 42-47; ribotuar në “Zani i rinisë”, Prishtinë, 1968/13-14, gjegjësisht f. 12 dhe 14. Gjithashtu: Mark Gurakuqi, Tema antifetare në veprën e Migjenit, në Nëntori, Tiranë 1967/8, f. 175-188.

  71. Skënder Luarasi, Jeta, gusht 1956, në “Migjeni, Vepra”, Cetis 2002, f. viii. Khs. dhe Arshi Pipa, Për një kritikë letrare, botuar në revistën “Kritika”, viti 1944, f. 3. Idem, Miti i Perëndimit në poezinë e Migjenit, në “Për Migjenin: tri esse”, Tiranë, 2006, f. 60-61.

  72. Më gjerësisht: Shaban Sinani, “Vargjet e lira” dhe Shkrimet, në “Art & Trashëgimi”, nr. 3/2012, f. 94-97.

  73. S. Bejko, Migjeni midis niçeanizmit dhe mesianizmit, në “Temp.”, nr. 43, 9 tetor 2005, f. 3-6.

  74. Valbona Avdullaj, Miti i Mesisë në një lexim të ri të poezisë “Shkëndija” të Migjenit, në “Haemus plus”, 2012/2, f. 88.

  75. Khs.: M. Raifi, Leopardi është mizantrop, Migjeni është filantrop, në “Madhështia si antitraumë”, botuar në “Migjeni, Vepra”, vëll. 4, botimet “Rilindja”, 1980, f. 215; Idem: Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Društvo književnih prevodilaca Kosova, 1987.

  76. M. Lambertz, në veprën Zwischen Drin und Vojusa: Märchen aus Albanien - Midis Drinit dhe Vjosës: përralla nga Shqipëria, Leipzieg 1922, ka dhënë shpjegime të mjaftueshme për këtë, duke iu referuar traditës europiane të këngëve popullore tradicionale me karakter ushtrimor për fëmijët, për t’i gjetur çdo numri kuptimin e vet simpatik.

  77. Botimit të vitit 1944 i mungon poezia Parathanja e parathanjeve dhe Blasfemi; në botime të mëvonshme ka dhe modifikime vargjesh, por jo prekje të strukturës së paracaktuar të librit nga Migjeni.

  78. Sh. Sinani, Migjeni italisht nga Jolanda Kodra, në “Shqip”, 20 maj 2010.

  79. Kangët e fundit janë shtojcë e botuesit, njësoj si Veprat e apostujve shtojcë e Ungjijve, vepër kanonike, por më shumë me rëndësi për historinë e krishterimit.

  80. I. Rugova, Katër urata origjinale të Buzukut, në “Buzuku”, nr. 14/2004.

  81. E. Çabej i krahason psalmet e Buzukut, tekste origjinale brenda Mesharit, me tekstin liturgjik që gjendet në f. XXXVII të origjinalit, ku “kemi të bëjmë me një pjesë të sjellë nga Dhjata e Re të Shën Gjon Gojartit apo Pagëzuesit, që po ashtu jepet në veten e parë, po pa u përmendur emri i këtij të shenjti”. Shih: I. Rugova, Katër urata origjinale të Buzukut, në “Buzuku”, nr. 14/2004.

  82. Katër “lutjet në formë psalmesh” të Dom Gjon Buzukut në “Mesharin” e tij janë botuar më vete nga I. Rugova.

  83. Shih për këtë artikullin në dorëshkrim të G. Entrejt О природе поэтической символов и творчество Migjeni [Për natyrën e simboleve poetike në veprën e Migjenit], 15 f., që ruhet në arkivin e Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë.

  84. Khs.: “Zot, kī mëshirier n meje / përse u jam sëmunë: / shëndoshmë, përse eshtënatë e mī lëngonjënë / e shpirti im ansht tërbuom fort / ma ti, Zot, djerje kur të më apsh ndimë”. Transkriptim i S. Rizës, në vep. cit., Prishtinë, 2004, f. 454.

  85. Jolanda Kodra, Migjeni, Poesie e prose, Tiranë, 1962.

  86. Kristaq Jorgo, Për historinë e tekstit të veprës “Vargje të lira” të Migjenit, në “Studime filologjike”, nr. 1-4/1997, f. 19-32. Po ai, Letërsia (ç)mitizuese: parabola e djalit plangprishës në poezinë “Shkëndija” të Migjenit.

  87. F. Nietszche, Kështu foli Zarathustra, Phoenix, 1996, f. 13.

  88. Migjeni, selected albanian songs and sketches, edit. Unesco, Tirana-Paris, 1961, p. 9 dhe 11.

  89. Д. Самойлов, Р. Кочи: Mидени, Москва 1954, s. 68.

  90. Zejnepe Alili-Rexhepi, Poezia e mesazhit universal në “Vargjet e lira”, në “Studime albanologjike”, Shkup, 2012/5, f. 130.

  91. Migjeni, Vepra, Cetis 2002: Kanga e rinis, f. 10; Kangët e pakëndueme, f. 12, Kanga e të burgosunit, f. 26; Kanga e dhimbës krenare, f. 28; Kanga skandaloze, f. 32; Kanga që s’kuptohet, f. 68; Kanga e fundit, f. 72; Kanga e qytetit të huej, f. 194; Kanga e trumcakut, f. 195. Këtu nuk përmenden vjersha të tjera ku fjala “kangë” është një “key word” për poezinë, ose kur ka sinonime të fjalës “kangë” a terma të marrë prej muzikës (“baladë”, “recital”, “melodi”, “sonet”).

  92. Khs.: “Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe Ti nuk do të më dëgjosh?” - “Habakuku”, 1:2.

  93. F. Nietzsche, Die fröhliche Wissenschaft: “Gott ist todt: aber so wie die Art der Menschen ist, wird es vielleicht noch Jahrtausende lang Höhlen geben, in denen man seinen Schatten zeigt. - Und wir - wir müssen auch noch seinen Schatten besiegen!”, Leipzig, 1887, s. 108.

  94. F. Nietzsche, Die fröhliche Wissenschaft: “Wohin ist Gott? - rief er, ich will es euch sagen!”; “Wir haben ihn getödtet, - ihr und ich! Wir Alle sind seine Mörder”; ”Was sind denn diese Kirchen noch, wenn sie nicht die Grüfte und Grabmäler Gottes sind?“, Leipzig, 1887, s. 125.

  95. Khs. për shembull strukturën e librit “Vallja e yjeve”: 1. Në vend të parafjalës: Zog’ i Qiejve 2. Vallja e Qiellit 3. Vallja e Dherit 4. Vallja e Yjeve 5. Vallja e Përjetësisë 6. Vallja e vdekjes 7. Kur nuk ndjehesh fare mirë. Ndërsa libri “Ylli i Zemrës” është organizuar në këto cikle: 1. Zemra e Qiellit 2. Zemra e Dherit 3. Zemra e jetës 4. Zemra e Përjetësisë 5. Zemra e Vdekjes 6. Kush ma njohu dhembshurinë. Ashtu si te Migjeni, edhe në vëllimet e Poradecit ciklet rishprehen tek njëri-tjetri.

  96. Titulli i plotë i punimit të maturës që dorëzoi Migjeni: O dvema prirodama Gospoda Isusa Hrista [Për natyrën e dyfishtë të Zotit tonë Jesu Krisht]. Shih tek P. Janura, vep, cit., f. 20.

  97. Khs.: “Në ndërgjegjen time ka dy Milloshë; Milloshi i gjallë i jetës së përditshme që vepron, gabon dhe Milloshi tjetër, që i vihet përballë atij, e vëren dhe dënon gabimet e Milloshit real. Te njeriu bahet vazhdimisht një luftë e mbrendshme për përsosjen shpirtnore”. Citohet sipas: Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, UET 2010.

  98. ЭЙНТРЕЙ, Гертруда: Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Ленинград 1978, st. 15-18; Kr. Jorgo, Identiteti i qëndresës së panjohur: rasti Shqipëria: letërsia shqiptare, mesianizmi, botuar në “Tempulli”, nr. 2/2000, f. 75-84.

  99. F. Nietzsche, në librin e tij Legjenda e të çmendurit.

  100. ЭЙНТРЕЙ, Гертруда: Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Ленинград, 1978, st. 16.

  101. ЭЙНТРЕЙ, Гертруда Иосифовна, Творчество Мидьени [Vepra e Migjenit], Изд-во Ленингр. ун-та, 1973, p. 16-17. МАНЧЕВА, Вeсeла, Мигени и поколението на 30-те години в албанската литература [Migjeni dhe brezi i viteve 1930 në letërsinë shqipe], София, СУ “Кл. Охридски”, Albanian Studies in Bulgaria, 1999.

  102. NIKOLLA, Albert, Baudelaire-Rimbaud-Migjeni dhe gjeneza e poezisë moderne shqipe, Tiranë, 2007.

  103. МАНЧЕВА, Вeсeла, vep. cit.: … на романтизма и особено на символизма (алегорични асоциации, музикалност, ритмично римуване на стиховете). Той използва и класическите модели, известни още на възрожденците (балада, сонет, ода, елегия, химн, рондо, ритурнел).

  104. Shih: Shkrimet e krishtere greke, Shtojcë, s.l., s.a., f. 413-414.

  105. “Por Jezusi i tha asaj gruaje: ‘Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!’”, 7:50.

  106. Charles Baudelaire: Mon coeur mis à nu: journal intime, Paris 1887, p. 7. Khs. dhe:

  107. “De l’Obsession, de la Possession, de la Prière et de la Foi.

  108. Dynamique morale de Jésus.

  109. Renan trouve ridicule que Jésus croie à la toute-puissance,

  110. même matérielle, de la Prière et de la Foi.

  111. Les sacrements sont des moyens de cette dynamique.

  112. De l'infamie de l'imprimerie, grand obstacle au développement du Beau.

  113. Belle conspiration à organiser pour l'extermination de la race juive.

  114. Les juifs Bibliothécaires et témoins de la Rédemption”.

  115. Historia e njenës nga ato, në “Migjeni - Vepra”, Cetis 2002, f. 154.

  116. Përkthimi në serbisht në Prekinuta melodija [1969] rezulton ad litteram: Predgovor predgovora.

  117. Ringjallja përmendet mbi njëqind herë në Besëlidhjen e Re.

  118. Khs. tekstin referencial ungjillor: “Gjëja e parë që duhet të kuptohet është se ne nuk mund ta shpëtojmë vetveten” (Marku 10:26-27); “Vetëm Perëndia mund të na shpëtojë” (Zbulesa 7:10); “Shpëtimi është plotësisht një vepër e hirit të Perëndisë” (Efesianët 2:5); “Nuk duhet as të na shkojë në mendje se Perëndia e jep në mënyrë të hirshme shpëtimin në përgjigje të ndonjë cilësie të mirë që shikon në ne” (Titi 3:5; 2 Timoteu 1:9); “Shpëtimi nuk mund të fitohet apo meritohet” (Galatasit 2:16).

  119. Khs. Petro Janura, vep. cit., f. 98.

  120. P. Janura, vep. cit., e krahason poezinë Lutje me përpjekjen e Tolstoit për një krishterim të ringjallur, human e të besueshëm, me sa duket duke pasur në mendje romanin Ringjallja / Воскресение.

  121. Fructul oprit, - Fruti i ndaluar [jo Mollë e ndalueme], me këtë titull u botua rumanisht vepra e Migjenit, përkthim i Grigore Brâncus, Bucuresti, Pentru Literatura Universala, 1967. Por Zabranjena jabuka – Mollë e ndalueme, përkthim fjalë për fjalë në serbokroatisht [Prekinuta melodija, Rad Beograd, 1969]. Në përkthimin rusisht gjithashtu sipas frazeologjisë ungjillore: Запретный плод, fruti i ndaluar. Njësoj, me refrencë në parabolën e kopështit të Edenit dhe të mëkatit të parë të Adamit dhe Evës edhe në përkthimet e përmendura: El fruto prohibido [sp., p. 65]; The Forbidden Fruit [engl., p. 58]; Fruit défendu [fr.]; Заборенені пліід [bjellorus., Kiev 1958, c. 5]; Забраненіят плод [bullg, Sofija 1958, s. 64]; Zabranjeni plod [skr. S. 72].

  122. Khs. Ungjilli sipas Lukës, 7:48, 50: “Mëkatet të janë falur … Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe”.

  123. Vetëm në përkthimin spanjisht është shenjuar që në titull ngjyresa e autorit: Historia de una de “aquellas”, botimi i cituar, p. 119.

  124. Përkthim idiomatik dhe në sr-kr: Naš svakidašnji hleb pokloni nam danas [Prekinuta melodija, Rad Beograd, 1969].

  125. Interpretimi në përkthimin italisht në formën “idoli decapitati” - “idhuj me krye të prerë”, nuk përmban kuptimin burimor të idiomës në ligjërimin e Migjenit. Në të folmet veriore, sidomos verilindore, mbiemri “kryepremë” është i ngulitur dhe përdoret edhe për të identifikuar Shën Gjon Kryepremin. Po të ishte fjala për idhuj “me krye të preme”, Migjenit, që e njihte më së miri ligjërimin teologjik, do t’i kishte ardhur më për mbarë forma “idhuj kryepremë”. Por këtu është në tjetër kuptim: idhuj pa kuptim, pa krena, paganë, të rremë. Për përdorimin në kuptimin “idoli decapitati” shih Jolanda Kodra, Migjeni, Poesie e prose, Tiranë, 1962.

  126. Dhurata Shehri, Midis malit dhe detit, Tiranë, 2006.

  127. Khs.:“E i tha Zotynë: a nukë kërkove sherbëtuorrë tem Jobinë, qi s’anshtë tjetërë njerī mbë shembëllesë të tī përmbī dhēt, i mirë e i dërejtë, e qi të droe Tinëzot, e qi i ikën së keqi?”. Transkriptim i S. Rizës, vep. cit., Prishtinë, 2004, f. 454.

  128. Vjeshta në parakalim, në “Migjeni - Vepra”, Cetis 2002, f. 31.

  129. Në kishë, po aty, f. 92.

  130. Zoti të dhashtë, po aty, f. 100.

  131. Të fala nga fshati, po aty, f. 220.

  132. … Bukën tonë të përditshme falna sot, po aty, f. 175. Kjo përshtatje e lutjes “Ati ynë” në një tekst letrar prej Migjenit mund të numërtohet si një prej mbi 100 varianteve të shprehura shqip të “Pater Noster” në gjuhën shqipe, duke filluar prej Mesharit të Gjon Buzukut. Të njëjtën gjë pati bërë dhe Mitrush Kuteli me Canticum canticorum në “E madhe është gjëmë e mëkatit”.

  133. Në kishë, po aty, f. 93.

  134. Vetvrasja e trumcakut, po aty, f. 96. Khs.: “Ai tha: “Le të bëhet dritë” dhe u bë dritë” (“Të Bërëtë” 1:3).

  135. Hoc est corpus meum, një formulë me kuptim të mjegullt, që lindi nga përdorimi i cungët i kësaj idiome, duke e nxjerrë nga konteksti, pa pjesën e dytë: sub Pontio Pilato passus et sepultus est [nën sundimin e Pons Pilatit ai vuajti mundimet e vdekjes dhe u varros], pjesë e një shprehjeje liturgjikale të Eukaristisë në ritualin roman. Përdorimi më i hershëm spekulativ i shprehjes me shkurtim [hocus - pocus] ]njihet ai i priftit anglez John Tillotson (1630-1694). Shih: Collins English Dictionary, 10th Edition 2009.

  136. Kanga e të burgosunit, po aty, f. 26.

  137. Trajtat e Mbinjeriut, po aty, f. 29.

  138. Frymëzim i pafat, po aty, f. 67.

  139. Sokrat i vuejtun - apo derr i kënaqun, po aty, f. 75.

  140. Tragjedi apo komedi?, po aty, f. 79.

  141. Tragjedi apo komedi?, po aty, f. 80.

  142. Në kishë, po aty, f. 93.

  143. Vetmia, po aty, f. 69.

  144. Ngjarje pa lëvizje, po aty, f. 95.

  145. Idhujt pa krena, po aty, f. 107. Khs. tekstin referencial biblik: “Do të shkatërroj idhujt dhe do t`i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit”, Libri i Ezekielit, 30:13.

  146. Urime për 1937, po aty, f. 113.

  147. Urime për 1937, po aty, f. 114.

  148. Të korrunat, po aty, f. 117.

  149. Të korrunat, po aty, f. 118.

  150. Studenti në shtëpi, po aty, f. 134-135.

  151. Husarët n’Adriatik, po aty, f. 191.

  152. “Migjeni - Vepra”, skica Të fala nga fshati, Cetis 2002, f. 220.

  153. Shih: Shkrimet e krishtere greke, Shtojcë, f. 415-416.

  154. Pashka, kalimi i zemërimit të Hyjit për popullin e vet të lënduar, një prej dhjetë provave se “Unë jam Zoti yt”. Shih ndër të tjera: Sh. Sinani, Kodikët e Shqipërisë në Kujtesën e Botës, Tiranë, 2010, f. 601.

  155. Kështu dhe në përkthimin serbisht: Istorija jedne od njih.

  156. Mendimit se Mbinjeriu tek Migjeni përfaqëson një formë të krishterimit modern i përmbahet dhe Гертруда ЭЙНТРЕЙ, në: Творчество Мидьени, Ленинград 1978, st. 15-16.

  157. Prozë e shkurtër në dorëshkrim, ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës (botuar dhe në: Migjeni, “Vepra”, f. 195).

  158. Khs. Ungjilli sipas Mateut, 5:14: “Unë jam drita e botës”.

  159. Për një krahasim më të hollësishëm ndërtekstor me veprën e F. Nietzsche-s shih: “The Death of God”, në: “The Gay Science”, Cambridge University Press, 2002, p. 109-110, 119-120, 199-201.

  160. Me të njëjtën thirrje do të mbyllej jeta e arqipeshkvit Vinçenc Prennushi më 1947.

  161. “You are all Lost Generation”. Kjo fjali, thënë E. Hemingway-t prej Gertrude Stein në vitin 1924, më pas u bë kryeshenja e brezit që e kishte humbur besimin tek bota dhe u përpoq të mbronte njerëzoren (pikëllimin, dëshpërimin, dhimbjen, humbjen), në kohën kur njeriu nisi të bëhej i padashur në letërsi.

  162. Mensur Raifi, art. cit., f. 221-222. Idem: Tri moderna albanska pesnika: Ljasguš Poradeci, Fan Noli, Miđeni, Društvo književnih prevodilaca Kosova, 1987. Gjithashtu Luan Rama, Udhëtimi i mbramë i Arthur Rimbaud, Tiranë, 2010.

  163. Q. Draçini, Vepra poetike e Migjenit, në “Fryma”, 1944/3-4.

  164. Shih Ali Aliu, art. cit., f. 29.

  165. Gentian Vyshka, Neurotizmi, incesti dhe ndjesia e fajit në një prozë të Migjenit, “Revista mjekësore”, nr. 3, 2012, f. 21-27.

  166. U botua nga revista “Feedback”, Rumunia 2007.

  167. Northrop Frye, The Great Code: The Bible and Literature, New York, Harcourt, 1982; Idem, The Secular Scripture: A Study of the Structure of Romance, Harvard University Press, 1976.

Downloads

Published

2012-12-18

How to Cite

Sinani, S. (2012). Teksti biblik në veprën e Migjenit. Studime Filologjike, 1(3-4), 119–164. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3348