Dyzet vjet të shqipes standarde – arritje dhe probleme aktuale
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3360Abstract
Në këtë jubile të Kongresit të Drejtshkrimit, në datën 7-8 dhjetor 2012, Instituti Albanologjik i Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjuhës Shqipe të Kosovës organizuan konferencën shkencore “Dyzet vjet të shqipes standarde – arritje dhe probleme aktuale”. Punimet e konferencës u mbajtën në mjediset e Institutin Albanologjik të Prishtinës. Fjalën e hapjes e mbajti Isa Bajçinca e më pas përshëndeti Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Përshëndetje dhe kujtime të ndryshme nga punimet e Kongresit të Drejtshkrimit sollën disa studiues, si Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Ahmet Kelmendi e Ismail Doda. Ndërkohë në mjediset e Institutit u hap një ekspozitë e Leonard Prokos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 40-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Punimet e konferencës vijuan me tri seanca.Seancën e parë e hapi Isa Bajçinca me kumtesën Dyzet vjet të shqipes standarde, e më tej vijuan Xhevat Lloshi me Zgjidhje që i qëndruan kohës në shërbim të kombit, Shefkije Islamaj me Kongresi i Drejtshkrimit dhe norma leksikore, Jani Thomaj me Rreth kritikës shkencore dhe rreth diskutimeve për drejtshkrimin e gjuhës shqipe (kumtesë e lexuar nga N. Berisha)¸ Qemal Murati me MShqiptarët në gjuhë, Hysen Matoshi me Ndihmesa e Institutit Albanologjik dhënë standardizimit të shqipes, Vilma Proko me Fjala shqipe në rrafshin e ligjërimit shkencor-teknik, Sadri Fetiu me Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) dhe Kongresi i Drejtshkrimit, Anila Çepani me Problematika gjuhësore të shtruara në konferencat të rëndësishme për gjuhën standarde, Sulejman Dërmaku me Konsulta e 68-s – pararendëse e Kongresit të Drejtshkrimit, Sheremet Krasniqi me Komisia Letrare e Shkodrës dhe Kongresi i Drejtshkrimit, Naim Berisha me Kongresi i Drejtshkrimit në shtypin e Kosovës (1972).Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2012-12-18
How to Cite
Çerpja, A. (2012). Dyzet vjet të shqipes standarde – arritje dhe probleme aktuale. Studime Filologjike, 1(3-4), 245–246. https://doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3360
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
