Retë dhe gurët (Intervistë me vetveten): Petro Marko mes unit dhe botës
Abstract
Një autobiografi nuk duhet të jetë një punë e lehtë: “materiali” i grumbulluar ndër vite i nënshtrohet përzgjedhjes; një proces ky i ngjashëm më një “betejë” të natyrshme mes kujtesës dhe së vërtetës. Ky proces mund të ndikohet edhe prej faktit, se të shkruarit e kujtimeve kërkon shkëputjen nga e tashmja dhe “hyrjen në një dimension më të papërcaktueshëm, në një hapësirë alternative me hapësirën aktuale, që është hapësirë-koha e së kaluarës” 1. Në Intervistë me vetveten, në një përpjekje për të rithirrur mbamendjen, Uni përballet me dy kohë mjaftueshmërisht të largëta mes tyre - koha e rinisë dhe koha e pjekurisë - parakusht për shkrimin e një autobiografie. Në vitin 1977, një burrë i pjekur në një tjetër fazë të trazuar të jetës fillon një “proces vetëllogaridhënieje”. Mes Petros së ri dhe Petros plak - autori, në fakt, është në të gjashtëdhjetat e tij - fillon një “intervistë”2, që do të dëshmojë në dy kohë rrugëtimin e shkrimtarit, autenticiteti i të cilit garantohet që në faqen e parë nga disa vargje të autorit, që i kanë mbijetuar Ustikës: “O kujtime (...) dilni ashtu siç u regjistruat në shiritin e pafund të magnetotrurit tim”.Downloads
References
-
Stefano Brugnolo - Giulio Mozzi, Ricettario di scrittura creativa, Zanichelli, Bologna, 2000, f. 27.
-
Pjesa e dytë e kësaj interviste do të rimerret pas 13 vitesh, në prag të largimit të shkrimtarit nga kjo botë.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), OMSCA, Tiranë, 2000, f. 11.
-
“Ditën që linda unë, / planeti ish në furtunë! / Ditën që rrojta unë, / planeti ish në furtunë! / Ditën që vdiqa unë, planetin e lashë në furtunë!”, Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 12.
-
Romolo Lodetti, Corpo umano e corpo sociale, Edizioni dehoniane, Romë, 1994, f. XII.
-
Romolo Lodetti, Corpo umano e corpo sociale, f. XIII.
-
“Monologu i jashtëm është një lloj shfrimi dhe përshfaqjeje, me anë të së cilit subjekti më në fund flet lirisht sa mendon dhe thotë gjithçka kishte mbajtur brenda vetes, dhe s’kish guxuar ta thoshte. Në monologun e jashtëm, subjekti i drejtohet botës me zë të lartë, si të bëhej fjalë për larje hesapesh mes atij dhe të tjerëve, të gjithë të tjerëve”, Stefano Brugnolo - Giulio Mozzi, Ricettario di scrittura creativa, f. 46.
-
Stefano Brugnolo - Giulio Mozzi, Ricettario di scrittura creativa, f. 47.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 203.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 72.
-
Zygmunt Bauman, La decadenza degli intellettuali, Bollato Boringhieri, Torino, 2007, f. 11.
-
Paolo di Sacco-Marco Baglio-Franco Camisasca-Marina Mastrorillo-Davide Perillo- Mauro Serio, Scritture 3. Il Novecento, Tomo II, Mondadori, Milano, 1998, f. 14.
-
Zygmunt Bauman, La decadenza degli intellettuali, f. 147.
-
“Në një klimë të tillë, duhet shumë guxim për të vazhduar të paraqesësh vlerat e vetëzgjedhura si vlera kushtëzuese. Disa do të bëjnë pikërisht këtë, do të ngurtësohen në rolin e tyre fisnik, por pa kurrfarë rezultati të dukshëm, si zëri që bërtet në shkretëtirë. Shumë të tjerë do të shqyrtojnë, një zgjedhje më të arsyeshme, modestinë pragmatike”, Zygmunt Bauman, La decadenza degli intellettuali, f. 147.
-
Aurel Plasari, Petro Marko mes zilisë dhe lavdisë, “Gazeta panoramaonline”, 27 nëntor, 2013.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 101.
-
Paolo di Sacco-Marco Baglio-Franco Camisasca-Marina Mastrorillo-Davide Perillo- Mauro Serio, Scritture 3. Il Novecento, f. 15.
-
“Sipas Brankos, gjer atëhere në Shqipëri nuk kishte asnjë marksist-leninist kompetent. Të gjithë ne e deshëm komunizmin pa e njohur se ç’ishte komunizmi”. Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 162.
-
Petro Marko shprehet në këtë mënyrë për shokët e kthyer nga Bashkimi Sovietik: “Nuk ishin entuziastë, ishin të lumtur që kishin lënë atë vend dhe kishin ardhur këtu, ku e ndienin veten më të gëzuar dhe më të sigurt. Ishin këto arsye që shumica e shokëve tanë që u kthyen nga Bashkimi Sovjetik, dështuan, me gjithë përkrahjen e besimin e madh që kishim ne ndaj tyre. Ata, duke na parë ne plot entuziasëm dhe besim ndaj komunizmit, nuk mund të shpreheshin kundër, se do të quheshin tradhtarë e renegatë”. Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 166.
-
“Përkrahja e masave të shtypuna asht pa dyshim fisnike. Fatkeqësisht, nuk asht kaq e thjeshtë! Për mue, dëshmitar okular e i gjallë i kasaphanës komuniste në Shqipëni, këto thirrje që premtojnë të nesërmen plot kangë fshehin vajin dhe gjamat e mijërave të burgosunve në të katër anët e vendit. (...) Në Shqipëni revolucioni marksist-leninist krijoi ushtrinë e vëllazënve dhe motrave të bashkueme në mjerim e varre masive”. Sami Repishti, Dialektika e rendit dhe rebelimit tek André Malraux, Onufri, Tiranë, 2011, f. 17.
-
Sipas Bauman, teoria idealiste e shoqërisë është një teori që “i bën thirrje filozofëve të çlirojnë popullin nga ëndrrat, dogmat, idetë, nga qeniet imagjinare, nën peshën e të cilave lëngojnë. Kjo është një teori sipas së cilës, realiteti shoqëror është bërë prej idesh, që luftojnë disa ide, ushqejnë ide të tjera, lindin akoma më shumë ide, ndërsa qeniet njerëzore vuajnë për ide të gabuara dhe eventualisht mund të shpëtohen nga idetë e mira”. Zygmunt Bauman, La decadenza degli intellettuali, f. 125.
-
Sami Repishti, Dialektika e rendit dhe rebelimit tek André Malraux, f. 19.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 84.
-
Alberto Casadei-Marco Santagata, Manuale di letteratura italiana contemporanea, Laterza, Bari, 2011, f. 141.
-
Julio Cortazar, Lezioni di letteratura. Berkley, 1980, einaudi, Torino, 2014, f. 10.
-
Petro Marko, Intervistë me vetveten, f. 534.
-
Sami Repishti, Dialektika e rendit dhe rebelimit tek André Malraux, f. 22.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.