Zëri autorial në romanet e Petro Markos

Autorët

  • Mariglena Meminaj

Abstract

Kur lexon “Intervistë me vetveten” dhe njeh, të rrëfyer nga vetë shkrimtari, rrugëtimin e jetës së tij, dhe pastaj, më tej, disa nga romanet e tij, të lind një perceptim i çuditshëm; a thua shkrimtari e jeton jetën sikur të ishte heroi i një romani dhe, nga ana tjetër, i shkruan romanet sikur të ishin jeta vetë. Rasti i Petro Markos është një rast tipik që dëshmon lidhjet që ekzistojnë mes veprës letrare dhe jetës e veprimtarisë së autorit. Për këtë arsye, statusi i veprës së Petro Markos paraqitet disi i mjegullt. Nëse në narrativat fiksionale, përgjithësisht, shkrimtari, ndërsa i drejtohet lexuesit, ka bërë një pakt të heshtur me të, se gjithçka që vjen nën emërtesën “roman”, është fiksion, trillim, fantazi, në rastin e P. Markos, kufijtë mes së jetuarës e së trilluarës janë të vështirë për t’u dalluar dhe interesantë për t’u hetuar.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. P. Marko, Hasta la vista, f. 3.

  2. P. Marko, Hasta la vista, f. 16.

  3. P. Marko, Nata e Ustikës, f. 5

  4. M. Bachtin, Dostoevski, Poetika e stilistica, Einaudi, Torino, 1968.

  5. M. Bachtin, Dostoevski, Poetika e stilistica, Einaudi, Torino, 1968.

  6. P. Marko, Hasta la vista, OMSCA,Tiranë, 2002, f. 29.

  7. Po aty, f. 32.

  8. Po aty f. 32.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Meminaj, M. (2013). Zëri autorial në romanet e Petro Markos. Studime Filologjike, 1(3-4), 89–96. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3404