Rreth një tradite të hershme Studimesh Filologjike: rasti i Viktor Volajt

Autorët

  • Shaban Sinani
  • Majlinda Bushaj

Abstract

Fillimet e filologjisë shqipe të tekstit shenjohen në dekadat e para të shekullit XX. Imzot Paolo Schirò, me një transkriptim të plotë të Mesharit të Gjon Buzukut, që pritet të botohet së shpejti; mund të konsiderohet themeluesi i filologjisë moderne shqiptare. Àt Justin Rrota, me Monumenti mâ i vjetri i giûhës shqype (copa të zgjedhuna e të komentueme), xierrun prej së perk. ‘Hylli i Dritës’ (1930); Eqrem Çabej me Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe (1935) dhe Namik Ressuli me përshtatjen e poemës së De Radës Milosaat (1938), i stabilizojnë këto fillime në vitet 1930. Ishte e natyrshme që në ato vite, krahas filologëve të formuar, të shfaqeshin edhe pseudofilologët, çka do ta detyronte E. Çabejn të shkruante artikullin e njohur polemizues Kundër pseudofilologëve.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shih M. Mandalà, Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit, në “Milosao”, 18 maj 2014. 2 E. Çabej, Kundër pseudofilologëve, Graz 1929; ribot. “Tirana observer”, 12 shtator 2010, f. 20.

  2. Shih p.sh.: Alfred Çapaliku, Një komentues për Fishtën, gazeta “Shekulli”, Tiranë, 23 tetor 2011.

  3. Mjerisht nuk mujta me ndeshë kund në dorëshkrim! Kështu shkruan Viktor Volaj në Parathanjen shkruar për Mrizin e Zânavet, me një vetëdije të mirëfilltë filologu, duke i shpjeguar lexuesit pse në ndonjë rast qëndrimi i mbajtur prej tij si përgatitës i botimit ka qenë i pasigurt.

  4. Ruhet në bibliotekën “Marin Barleti”, Shkodër. Mban titullin Lahuta e Malcìs, Kënga XIV, Qafë-Hardhija (sipas dorëshkrimit, por i përgjigjet Kënga XVII sipas botimit përfundimtar). Përmban njëmbëdhjetë fletë. Në faqen e parë është titulli i veprës, Lahuta e Malcìs, dhe autografi i autorit, me të cilin Fishta i drejtohet Silvestër Hilës me këto fjalë: Ket doreshkrim të Lahutës së Malcìs i a fali si kujtim P. Silvester Hiles në vjetin 1932 vetë autori. Në fletën e dytë gjendet radhitja e të gjitha këngëve sipas projektit të asokohshëm të autorit. Renditja është bërë me numra romake, me gjithsej 24 këngë, njësoj si në traditën e shkollës aleksandrine në lashtësi. Në fletën e tretë nis Kënga XIV, me titull Qafë-Hardhija, e cila është shkruar në një kolonë (në të djathtë), kurse në të majtën e saj vihen re qortime dhe jo pak ndryshime me dorën e autorit. Kështu vijon edhe në fletët 4-11: djathtas teksti fillestar, majtas qortimet e autorit vetë. Dimë saktësisht për historinë e dorëshkrimit se ishte shkruar para vitit 1930, sepse botimi për herë të parë i kësaj kënge gjendet në nr. 5 të “Hyllit të Dritës” në vitin 1930. Kolona përbëhet nga 37-42 rreshta. Kënga është i shkruar në një bllok me letër të hollë normale të asaj kohe, e vijëzuar me katrore. Në këtë bibliotekë ruhet dhe një variant dorëshkrimi i Këngës XV, Te Ura e Sutjeskës (sipas numërtimit të hershëm të autorit), 23 fl., dhe i Këngës XII (Pater Gjoni), 24 fletë.

  5. Veçojmë vetëm disa tituj të një biblioteke botimesh të dekadave të fundme: Daniel Gjeçaj, Gjergj Fishta: jeta dhe vepra, Botime françeskane, Shkodër, 2007 (botim i parë 1992); Aurel Plasari, Fishta i dashuruari: një histori e kritikës, bot. Marin Barleti, Tiranë, 1996; Ernest Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar, bot. “Kuvendi Françeskan”, Gjakovë 1997; Anton Nikë Berisha, Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë: vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës, bot. “Faik Konica”, Prishtinë, 2003; Blerina Suta, Eposi i At Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë, bot. “Onufri”, Tiranë, 2007; Matthew C. Curtis, Petar II Petrović Njegoš and Gjergj Fishta: composers of national epics, edit. Center for Russian and East European Studies, Pittsburgh, 2007; Stefan Çapaliku, Fishta satirik, bot. i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1995; David Luka, Studime gjuhësore, vol. XIV - Magjia e fjalës te vepra ‘Lahuta e Malcis’ e At Gjergj Fishtës, Shkodër, 2012; Artan Haxhi: Proza e Fishtës në pamje gjuhësore (Sistemi foljor), Shkodër, 2003 etj.

  6. Ky shqetësim është shqiptuar për herë të parë nga i ndjeri Àt Zef Pllumi, në artikullin Falsifikatorët e veprës së Gjergj Fishtës: pas botimit të veprës me gjuhë të përpunuar të shkrimtarit të madh, bot. në “Republika”, nr. 117, 18 maj 2002, f. 14. 8 Në ketë botim të katërt i hoqa dy melodramet … Megjithse janë nji gur i çmueshem për ndiesi kombtare, gjuhë e njomsi poetike, qi përshkon sidoemos atë të mbramin, deshta, nën ketë titull, të botoj vetëm kangët lirike. E këta jo prej mendve të mija. Ndër dorëshkrime të Poetit më ra me ndeshë në nji pasqyrë, ku ai kishte bâ nji skicë të botimit definitiv të të gjitha veprave të veta poetike: aty i përjashtonte prej ‘Mrizit të Zânavet’, e bashkë me to edhe kangën ‘Nevoja e mësimit’, e cilla mbyllë bisedën satirike me atë titull. Nga Parathanja e Viktor Volajt në botimin e vitit 1941.

  7. H. Hasani, Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, bot. “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 461.

  8. A. Çapaliku, Volaj - zëri i pashuar i Fishtës, në “Luksi i kulturës", Shkodër, 2012, f. 93 v.

  9. V. Malaj (O.F.M.), Apostolic and educational ëork of the Franciscan order among the Albanian people, në “Albanian Catholic Bulletin”, San Francisco, California (USA), vol. XI, viti 1990, p. 43: Fr. Viktor Volaj in addition to his duties as a teacher of literature and a collaborator of journals, was the editor and publisher of Fr. Fishta’s works ‘Mrizi i Zânavet’ and ‘Vallja e Parrizit’, Shkodër 1941. Fr. Volaj is known for his contemporary approach to his writings.

  10. Àt Zef Pllumi, Françeskanët e mëdhâj, Tiranë, 2001, f. 7.

  11. Àt Zef Pllumi, Qimiteri i harruem, Biografi e shkurtën e ‘Hyllit’ djalë tetëdhetëvjeçar, në “Hylli i Dritës”, Tiranë, 1993, nr. 4, f. 16.

  12. A. Ndreca, Àt Viktor Volaj: puntori i palodhun i shkencës, në “Hylli i Dritës”, nr. 4, viti 1994, f. 130-132. 15 I. Ahmeti, Kleri katolik shqiptar dhe letërsia, Ferizaj, 1994, f. 206. Aurel Plasari, Si mund të rilexohet një lirikë e Fishtës, në “Hylli i Dritës”, numër i posaçëm, Tiranë, 1996, f. 117. 16 A. Plasari, Si mund të rilexohet një lirikë e Fishtës, në “Hylli i Dritës”, numër i posaçëm, Tiranë, 1996, f. 117.

  13. A. Plasari, Fishta i dashuruari, shtëpia botuese “Marlin Barleti”, Tiranë 1996, f. 36.

  14. H. Hasani, Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, bot. “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 461.

  15. K. Topalli, Persekutimi komunist në shkencat albanologjike, në “Hylli i Dritës”, 2010/1, Shkodër, 2010, f. 13.

  16. A. Çapaliku, Volaj - Zëri i pashuar i Fishtës, në “Luksi i kulturës”, Shkodër, 2012.

  17. D. Luka, Studime gjuhësore XV, Shkodër, 2013, f. 232.

  18. Shih P. Daka, Fjalor pseudonimesh, anagramesh e siglash të përdorura në shtypin shqiptar dhe në botime të tjera gjatë viteve 1743-1944, dorëshkrim në Arkivin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, 1985, fl. 165; krhs. dhe botimin me të njëjtin titull nga shtëpia botuese “Shkenca”, Tiranë, 1998.

  19. Justin Rrota në parathënien e kësaj vepre shkruan: Ndërkaqë por këtu, para se t’i mbyllim këto dý fjalë parathanjet, drejtsia e lypë, t’a shpallim botnisht miradijen tonë të përzemërt ndaj bashkëpuntorin e ngushtë, kolegun tanë, Viktorin Volaj; i cili pati durimin, jo vetëm t’i merrte nëpër duer faqe për faqe çka na kishim gatue, por edhe ai vetë na u bâ krah, tue dhânë atȇ sidomos në pjesën I, përsa i përket të damit e gjuhëvet, elementavet autoktonë të shqipes, dhe burimit të huajtun nga greqishtja e rumanishtja. Njashtu edhe në pjesën II të ‘Morfologjὶs’, trajtimi mbi përemnin mund të thomi, se ashtë punue gati krejt prej tij (shënim i Àt Justin Rrotës, f. 13).

  20. D. Luka, Studime gjuhësore, vëll. XV, Shkodër, 2013, f. 232.

  21. K. Topalli, Persekutimi komunist në shkencat albanologjike, në “Hylli i Dritës”, nr. 1, viti 2010, Shkodër, 2010, f. 13.

  22. Kishem kryem shtjellimin e të gjitha fjalvet e të mënyrave të të thanunit, bashkë me sa shenjime tjera, të ‘Lahutës së Malcìs’, kur nisa të mendoj për nji koment të poezivet lirike të Fishtës. Shih Àt Viktor Volaj, Parathanje për botimin e katërt (1941) të ‘Mrizit të Zânavet’, f. 4.

  23. Letër e Viktor Volajt drejtuar A. Kostallarit më 4 tetor 1963. Një kopje e letrës ruhet në arkivin e Bibliotekës Françeskane në Shkodër (Fondi i Àt Viktor Volajt). Shih dhe Àt Viktor Demaj, Mbërrijnë dorëshkrimet e vyera në Arkivin e Françeskanëve, në “Milosao”, 14 mars 2010, f. 4-5.

  24. Mbetet të krahasohet nëse ka dhe çfarë ka prej punës filologjike të Volajt në botimin e dytë të Lahutës së Malcìs (e pajisur me argumenta e sqarime fjalori), parathënie nga Danjel Gjeçaj, 702 f., ediz. A. Urbinati, 1958 (pa vend botimi). Gjithashtu këtij krahasimi duhet t’i bashkohet dhe Il liuto della montagna (Lahuta e Malcìs), prefazione, commento e traduzione di Ignazio Parrino, Centro Internazionale Studi Albanesi, Palermo, 1970.

  25. A. Çapaliku, Një komentues për Fishtën, gazeta “Shekulli”, Tiranë, 23 tetor 2011.

  26. Gj. Fishta, Mrizi i Zânavet, komentuem prej Àt Viktor Volajt, Shkodër, 1941.

  27. Shih te V. Demaj, Mbërrijnë dorëshkrimet e vyera në Arkivin e Françeskanëve, në “Gazeta shqiptare”, suplementi “Milosao”, Tiranë, 14 mars 2010.

  28. Këto poezi merren jo vetëm nga nga botimet e mëparshme të Mrizit të Zânavet, por edhe nga shkrimet në revista të kohës.

  29. A. Çapaliku, Volaj - Zëri i pashuar i Fishtës, në “Luksi i kulturës”, Shkodër, 2012, f. 92. 34 Për shembullzim të karakterit të argumentit, hartuar nga V. Volaj për secilën poezi të Fishtës, po riprodhojmë në vijim tekstin paraprirës të vjershës Dita e të shuemve, në të cilin ndërthuren njoftime fetare, etnozakonore, historike, letrare dhe morale: Dita 2 Nanduer e vjetit 1913- ditë e kushtueme në mbarë boten katolike perkujtimit të të dekunvet, e terhjekë Poetin e me njiherë kujtimi i shkon té ata ‘qi me gjak praruen namin e Kombit e Lirinë ia sollen’ tue shëpetue Ãtdhén prej robins së Turqvet të Ri. Nji permendore, ngrehë mbί vorr të nji djali deret bujare, të shkimun (zhdukun) para kohe prej epshit, e bân me kujtue së pari se do t’ishte ndonji muranë, qi Atdheu kishte ngrehë per të perjetësue herojt e vet. Por menjiherë kujtohet se vorret e tyne i kishte mbulue harresa. Mbasi brigon pamirënjohtjen e Shqyptarvet ndaj Fatosavet e kombit, Poeti plot nderim ulet e puthë bûcen e vorrit, tue ua dijtë vetem atyne shpetimin prej nji anmiku, qi ishte betue me i shqimë Shqiptarët. E mbasi përshkruen furίn e terbueme të sulmit t’anmikut e qindresën titanike të herojvet, u premton se ‘para se do të zbardhet penda e korbit e, e bardha rreze dahet prej diellit’ se Zâna e tij do t’i qitëte n’harresë. Kjo kangë e botueme mâ së pari në ‘Hylli i Dritës’, vj. I, Nandor 1913, e qi thirret mâ fort ‘carmen’, âsht nji nder ato poezi lirike të Fishtës, qi në letersi tanë nuk ka shembuj, e qi maten me ato mâ të përmendunat e leteratyrvet të reja. Shkrue në njimbëdhetërroksha të zgidhun - si âsht zakon - naltohen hove-hove në kulmin e njij intonacjoni epik, si në këte ashtu dhe në ‘In hoc signo vinces’ paraqesin njomsi e delikatesë të posaçme lirike. Në ‘Nji lule Vjeshtet’ e ‘Mbi vorrt’Anton M. Zannonit S. J.’, mbërrijn në kulmin e përshkrimit të kataklizmit të rruzullit, tue u shprehë sidomos me fëtyra imitative në ‘Dita e Gjyqit’ e, së mbramit, me ‘Emancipacioni i kombit shqyptár’, del në shesh nji ndër nota karakteristike plot sarkazëm e ironi të Muzës së Fishtës. Edhe me këta carmina non prius audita Poeti deftohet nji Musarum Sacerdos i vertetë i letërsisë sanë, ku këndon Atdhén dhe zgjon ndiesi për virtytet burrnore t’Kombit (Mrizi i Zânavet, f.18). 35 Ja se si e arsyetonte Viktor Volaj në Parathanje rëndësinë e tipologjisë së llojit (lirikës) ndaj diversitetit tematologjik, në rastin e rikthimit të disa poezive me motive fetare në botimin e Mrizit të Zânavet nën kujdesin e tij: Nji gjykim kritik mbi hartin lirik të Fishtës, qi s’merr para sŷsh poezit e tija me argument fetár, kishte me kénë jo vetëm i mangtë, por fare i gabuem. E njimend ç’ë vlerë mund të két ajo kritikë, qi matet të përcaktoje hartin lirik fishtjan, e cilla nuk njeh ‘Mater Dolorosa’, ‘Krishti mbret’, ‘Gurravet të Jordanit’, ‘Meshtari i malcίs’, ‘Nuncjata’, ‘Per Paqë t’Europës’, ‘Të kryqzuemit’? (f. VII).

  30. V. Volaj, Parathânje botuar në Àt Gjergj Fishta, Mrizi i Zânavet (komentuem prej Àt Viktor Volaj, O.F.M), Botime Françeskane, Shkodër, 2007, f. 7. 37 Në Parathanjen e sipërcituar Volaj këto i quan shenjime historike e rrethana frymzuese (f. VIII).

  31. Àt Daniel Gjeçaj, Gjergj Fishta - Jeta dhe vepra, Botime Françeskane, Shkodër, 2007, f. 187.

  32. A. Çapaliku, Volaj - Zëri i pashuar i Fishtës, në “Luksi i kulturës”, Shkodër, 2012, f. 95.

  33. Skënder Pirro (pseud. i Sterjo Spasses), Prodhimi letrar në dy vjetët e fundit (1941-1942), në revistën “Shkëndija”, viti III, dhetuer 1942, nr. 2 (XXI), Tiranë, 1942, f. 39.

  34. A. Çapaliku, Volaj - zëri i pashuar i Fishtës, në “Luksi i kulturës”, Shkodër, 2012, f. 93 v.

  35. Termin varghe alkaike e përdori i pari Lekë Gruda (Luigj Gurakuqi), në Viersherimi n’giuhe shcype, botuar për herë të parë në Albania, 1906, viti X, nr. 2. Në parathënien e botimit të vitit 1941 Viktor Volaj përcakton si poezi të tillë odat alkajke drejtue A. Zanonit. Oda e përbame prej strofash alkaike (hartue nga poeti lirik i Lesbit, Alkeu), ndër ma të bukrat e vjetërsisë klasike, asht e punueme mjeshtrisht e kumbuese edhe në gjuhen shqype. Asht ma i pari punim i kësaj tybze, qi njeh letersija e jonë. Strofa asht tetrastike me vargje të panjinjishme (të ndryshme): dy të parat janë të përbame prej bashkimit të dy pesërrokshave me fjalë rrëshitëse në mbarim; i treti nji nandërroksh; dhe i katerti asht nji dhetërroksh me theksime të zakonëshme (argument poezisë XXII). 43 A. Pipa, Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë, në “Shqiptari i lirë”, NewYork, 29 shkurt 1959, f. 3; 31 mars 1959, f. 2-3.

  36. Këto fjalë nuk gjenden të regjistruara në Fjalorët e gjuhës shqipe 1980, 2002, 2006. Një pjesë e tyre gjenden të shpjeguara në: D. Luka, Studime gjuhësore, XIV (Magjia e fjalës te vepra ‘Lahuta e Malcis’ e At Gjergj Fishtës), Shkodër, 2012.

  37. Viset e fushave Elize, nji vend i bukur i shpirtenve të mirë. Asht marrë nga mitologjia greke. Ky është shpjegimi i jashtëshkruar i Volajt. Në shpjegime ai e përdor edhe për zbardhje kuptimi përmes antonimisë: kto zaje: ketë tokë të shkretë, në kundërshtim me viset përherë të blerueme t’Elizit; cem, gur, shtuf (koment poezisë kushtuar A. Zanonit, f. 123). 46 Shpjegim i Viktor Volajt: Albion asht emni i vjetër, me të cillin quhejshin keltasit e helenët Britaninë e Madhe. 47 Shpjegim i Volajt: I verbët dy syshë: ndeshemi shpesh në shkrimtarët e vjetër. Për Homerin nuk dihet gja me siguri. Kështu e paraqet legjenda.

  38. Shpjegim i Volajt: Nën derë Shé, asht quejtë edhe dera Dardane, nji ndër gjashtë dyert e Trojës. Tek kjo derë u fut kali i drunit, ku u zhvillue biseda mes Andromakës e Hektorit. Prijami e Ekuba patën shumë fëmijë, ma në za kje Hektori. Leka vendosi me pushtue gjithë botën, por ia mërrijti deka përpara e nuk e la me realizue qellimin e tij (f. 139).

  39. Àt Gjergj Fishta (O.F.M), Mrizi i Zânavet, bot. i tretë, Shkodër, 1931, f. 139-140.

  40. F. Altimari, Il grafema-bandiera “ë”. I lunghi legami shqiptaro-arbëreshë attraverso la breve storia di una semplice lettera, në “Acta Studia Albanica”, nr. 1, anno 2008.

  41. V. Volaj, Parathanje në Mrizi i Zânavet, Shtypshkronja Françeskane, Shkodër, 1941, f. I-XII.

  42. V. Volaj, Parathanje botimit të Mrizit të Zânavet, Shkodër, 1941, f. VII.

  43. Gj. Fishta, Ânxat e Parnasit, n’Sarajev, Bosn. Post, 1907, f. 37.

  44. Àt Zef Pllumi, Falsifikatorët e veprës së Gjergj Fishtës: pas botimit të veprës me gjuhë të përpunuar të shkrimtarit të madh, në “Republika”, nr. 117, 18 maj 2002, f. 14.

  45. Sinonime me këtë shprehje në Fjalorin frazeologjik gjejmë idiomën merr hov-ngrihet a përparon me forcë. Shih J. Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010, f. 202.

  46. Krhs. J. Thomai, vep. cit., f. 204.

  47. Krhs. J. Thomai, më fryu zemrën - më mërziti shumë, Fjalor frazeologjik, f. 568.

  48. J. Thomai, Leksikologji e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, f. 181.

  49. Termi neologjizëm përdoret me kuptimin e dhënë në Fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 2006: fjalë ose shprehje që ka hyrë ose është krijuar rishtazi në gjuhë për të shënuar një send a një dukuri të re, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 674.

  50. D. Luka, Studime gjuhësore I, Shkodër, 1999, f. 96 v.

  51. Krhs. E. Çabej, Studime etimologjike, vëll. III, f. 10.

  52. Krhs. E. Çabej, Studime etimologjike, vëllimi III, f. 219.

  53. Krhs. E. Çabej, Studime etimologjike, vëllimi III, f. 18.

  54. Krhs. E. Çabej, Studime etimologjike, vëllimi III, f. 181-183.

  55. Krhs. E. Çabej Studime etimologjike, vëllimi VI, f. 287.

  56. Gjendet dhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (1980, 2006).

  57. Po aty, f. 7.

  58. Këtë fjalë e ndeshim edhe në Fjalorin e vitit 1980 me të njëjtin kuptim.

  59. T. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe (pa vit botimi, por 2005), f. 7.

  60. Po aty, f. 982.

  61. Po aty, f. 992.

  62. Me të njëjtin kuptim edhe tek Çabej, Studime etimologjike, vëll. VI, Tiranë, 2002, f. 135.

  63. E. Çabej, Studime etimologjike, vëll. VI, f. 157, e sjell prej venetishtes.

  64. E. Çabej, Studime etimologjike, vëll. III, f. 329.

Downloads

Published

2014-12-10

How to Cite

Sinani, S., & Bushaj, M. (2014). Rreth një tradite të hershme Studimesh Filologjike: rasti i Viktor Volajt. Studime Filologjike, 1(3-4), 95–136. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3476