Besim Bokshi

Autorët

  • Kolec Topalli

Abstract

Më datën 16 gusht 2014 ndërroi jetë njëri nga albanologët më të shquar të ditëve tona, prof. Besim Bokshi, anëtar i dy akademive shqiptare, në Kosovë e Shqipëri, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, autor i shumë veprave shkencore e letrare, njëri nga aktivistët më të spikatur për lirinë e Kosovës dhe vendosjen e demokracisë, deputet në Kuvendin e Kosovës, përfaqësues i denjë i kulturës, shkencës dhe letërsisë shqiptare në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Mbarë Gjakova ku kishte lindur e Prishtina ku jetonte, tërë Kosova e Shqipëria, shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo në diasporë, e ndjenë humbjen e thellë që la largimi i këtij dijetari, shkencëtari të mirëfilltë, poeti e veprimtari. Jeta e tij qe një përpjekje e vazhdueshme për të ngritur gjithnjë e më lart shkencat albanologjike, vullneti i tij ishte një shembull për të gjitha ata që la pas.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2014-12-10

How to Cite

Topalli, K. (2014). Besim Bokshi. Studime Filologjike, 1(3-4), 203–204. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3487

Numër

Section

Nekrologji