“Meshari” i Gjon Buzukut, çelës për leximin e teksteve biblike në gjuhën shqipe

Autorët

  • Evalda Paci

Abstract

Një vepër që përmbledh në vetvete një kompleks modelesh librore me një lidhje tematike mes tyre të orientuar si nga koha në të cilën u përpilua, si nga modelet tekstore analoge të një tradite shkrimore që rreh të pasqyrojë shkrimet e shenjta në pikëpamje të zbatimit kateketik dhe të përditshmërisë së praktikës së liturgjisë, ofron dhe sot e kësaj dite një sërë çështjesh të diskutueshme e aspak të prapambetura nga pikëpamja e aktualitetit. Një traditë e shëndoshë studimesh që nuk mjaftohet vetëm me evidentime të pjesshme mbi elemente të veçanta të këtij libri, por synon dhe në aspekte që mëtojnë të gjejnë vijimësi në pikëpamje të mjeteve të shtypshkrimit që zbulojnë njëkohësisht dhe përpjekje mbi përfshirjen e librit shqip në një kontekst të rëndësishëm kulturor e jo vetëm kulturor në arealin evropian, la të hapur një rrugë diskutimesh që në kohën kur u iniciuan.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. M. Roques, Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, 1932, f. 14; M. Camaj, Il “Messale” di Gjon Buzuku, contributi linguistici allo studio della genesi, Shêjzat, Romë, 1960, Introduzione, f. 8-9.

  2. M. Camaj, punim i cituar, Capitolo III, Aspetti della lingua di Gjon Buzuku, Shêjzat, Romë, 1960, f. 33: Come si è già notato, molti brani del Vangelo e del Vecchio Testamento, eccettuando qualche salmo, differiscono in lingua e stile in primo luogo dalle preghiere di tutta l’opera e poi dagli Uffici e dal Rituale cum catechesi. Difatti le preghiere del “Messale” risentono molto dell’influsso del testo latino sia nel lessico, sia nella costruzione, così che assomigliano più a un primo abbozzo che a una vera e propria traduzione.

  3. M. Camaj, punim i cituar, Capitolo IV, Influssi stranieri nella lingua del “Messale”, f. 54: L’opera del Buzuku, eccetto qualche parte del Rituale (cfr. Buz. pp. 53-61) e il colophon in fondo, è precipuamente traduzione dal latino. Però anche prima del Buzuku, giudicando dalla forma albanesizzata di alcuni vocaboli, questa lingua aveva già mutuato dal latino quasi tutta la terminologia liturgica, come p.es. meshë=missa, hostja=hostia, sakramend=sacramentum, peendohem=poenitet me, shëlbues=salvator, ecc.ecc.

  4. M. Camaj, punim i cituar, Capitolo III, Aspetti della lingua di Gjon Buzuku, Shêjzat, Romë, 1960, f. 50: È evidente che gli elementi delle parlate soprascutarine abbondano, e questo infonde allo stile del Buzuku una vigoria rude e schietta, la quale si riflette soprattutto nei salmi.

  5. Botimi i librit të Buzukut nga Namik Ressuli (Romë, 1958) është i afërt në kohë me punimin e cituar të Camajt dhe në mjaft pikëpamje, qoftë dhe për faktin se ishte i pari botim i plotë i librit i realizuar mbi kritere të caktuara, ka qenë shtysë dhe për të tjera shkrime kritike në atë periudhë.

  6. Po citojmë ndër të tjera në këtë rasë mendimin që Injac Zamputi formuloi disa vite më vonë: Përsa i përket autorit tonë një studim i thelluar i këtij problemi, do të na sqaronte qoftë për formacionin e tij, qoftë për praktikën e shkrimit të shqipes. Buzuku duhet të ketë pasur një formacion jo të zakontë për klerin e kohës dhe, nga ana tjetër, sado “i zdritur” prej ideve që pushtuan Evropën në atë shekull (dhe shokë të tjerë duhet të ketë pasur), nuk mund ta kishte marrë në dorë gjithë atë punë, kolosale për kohën dhe për gjendjen e gjuhës shqipe, sikur të mos kishte qenë aktive në mjedisin e tij shoqëror, praktika e të shkruarit shqip. Shih pikërisht I. Zamputi, Mbi rrethanat historike të botimit të “Mesharit” të Gjon Buzukut, në “Studime filologjike”, nr. 3, 1986, f. 201. Shih dhe riformulimin përkatës të këtij studiuesi në Çështje të shkrimit dhe të fillimit të letërsisë në gjuhën shqipe, në “Hylli i Dritës”, nr. 1-2, 1995, f. 14.

  7. Meshari i Gjon Buzukut(1555), botim kritik punuar nga E. Çabej, Tiranë, 1968.

  8. E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 42-43.

  9. E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 72: E para gjë që do shënuar këtu është fakti se ky libër, edhe pse duke gjykuar pas gjithë gjendjes bazohet në një traditë, është vepra individuale e një shkrimtari. Nga një studim i gjatë i këtij kemi sjellë bindjen se autori i tij zotëronte kulturën humaniste të kohës bashkuar me një njohje të plotë të ligjërimit të vendit.

  10. E. Çabej, Gjon Buzuku (karakteri i përgjithshëm i gjuhës), në Buletin i Shkencave Shoqërore, nr. 2, 1955, f. 76; shih gjithashtu E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 72: E para gjë që do shënuar këtu është fakti se ky libër, edhe pse duke gjykuar pas gjithë gjendjes bazohet në një traditë, është vepra individuale e një shkrimtari. Shih dhe pikëpamjen përkatëse të shprehur në Camaj M., punim i cituar, Romë, 1960, Kapitulli III, Aspetti della lingua di Gjon Buzuku, f. 33.

  11. E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 55: Siç dihet, Koncili tridentin u muar dhe me çështjen e reformimit të libravet liturgjikë, duke synuar në një redaktim tekstesh tipike e me një përhapje të përgjithshme; dhe më 1562 iu përvesh punës së hartimit të një meshari të këtillë. Këtë punë e kreu pastaj papa Pius V, më bazë të së drejtës së Vatikanit për interpretim të vendimeve të Koncilit. Më 1568 u revidua kështu breviari, më 1570 katekizmi edhe meshari, ky i fundit në bazë të mesharit të Milanit hartuar më 1474. Kjo reformë e brendshme e kishës katolike përfshiu pra gjithë manualet e mëparshme, të cilat natyrisht s’kishin si të pajtoheshin me gjendjen e re; kështu këto vetvetiut mbetën jashtë përdorimit, me përjashtim të atyre që pëlqeheshin shprehimisht. Nuk është çudi që edhe libri i autorit shqiptar, i cili si një botim i mëparmë u mbështet sigurisht në ndonjë model më të vjetër, të jetë përfshirë bashkë me shumë libra të tjera nga kjo rregullore e mëpastajme. Në asnjë rasë nuk ka si të mendohet që ky libër të ketë rënë në kundërshtim që në fillim me preskripcionet e kishës romake në lidhje me librat liturgjike. Edhe po të lëmë mënjanë rrethanën që pa lejen e të parëve libri nuk mund të shtypej e të shtihej në përdorim, besojmë se për të zhdukur çdo dyshim mjafton të përmendet lutja që bën autori për papën (f. XIX), lutje e zakonshme, e cila pas shenjavet që e përcjellin duket se ka qenë caktuar për t’u kënduar nga kori në kishë: Lutemi për papene tane. Zotune ateh ruoitete e ateh segntofteh e becuo ateh bafte enbe dheet: e ateh mos e dhasteh ender duor teh anemiqet tii.

  12. Kësaj çështjeje të iniciuar prej vitesh dhe së cilës mbi të gjitha i shërben më së miri aparati kritik (që në fakt plotëson përmasat e një studimi më vetë dhe të mirëfilltë shkencor), me të cilin Eqrem Çabej bëri të lexueshëm e të afërt me çdo studiues këtë libër të rëndësishëm për historinë e shkrimit shqip, mund t’i vijnë në ndihmë dhe plotësime nga qasje me modele të cilat janë konsultuar dhe së fundmi nga gjurmues të teksteve të veçanta të librit.

  13. E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 15.

  14. E. Çabej, Shqipja në kapërcyell / Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Botime Çabej, Tiranë, 2006, f. 36.

Downloads

Published

2015-12-10

How to Cite

Paci, E. (2015). “Meshari” i Gjon Buzukut, çelës për leximin e teksteve biblike në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 163–172. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3533