Erosi në prozën e Dritëro Agollit

Autorët

  • Anila Mullahi

Abstract

Erosi që paraqitet herë si fluiditet e herë si një veprim konkret nuk është shumë i pranishëm në letërsinë shqipe të pas vitit 1944. Shpesh, është konsideruar si temë tabu, madje, edhe e shtrembëruar deri si një “shfaqje e degjenerimit”. Tek Agolli dashuria do të shfaqet në të gjitha format e saj, duke u bërë një ndjenjë platonike apo edhe një bashkim i vrullshëm, ku ndjenjat bëhen konkrete. Akti erotik nuk përshkruhet në imtësi, por paraqitet vrulli i instinkteve që i kapërthen të dashuruarit, takohen si rastësisht, shigjetohen me sy (zona e parë erogjene), për t’u bërë më pas objekt i ëndërrimeve e pamundësisë për gjumë. Nga erotizmi fluid – një buzëqeshje si e rastësishme, një prekje supesh, lëvizja e fortë e kraharorit që nxjerr më në pah gjinjtë e gruas – shndërrohen në imazhe të pashlyeshme ku ndodhin përmbysje të tilla të pamenduara. Afshi i jetës nuk njeh tabu, nuk pyet për normë, për moral të rrejshëm, për pozitë sociale a biografi të papëlqyeshme.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. R. Qosja, Shkrimtarë dhe periudha, Prishtinë, 1975, f. 338.

  2. Në vitin 1965, një plenum i posaçëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për letërsinë dhe artet, e kishte kritikuar në raportin kryesor librin e tij Zhurma e erërave të dikurshme, i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi “për nxirje të realitetit”.

  3. H. Marcuse, Erosi dhe qytetërimi, Uegen, Tiranë, 2008, f. 213.

  4. D. Agolli, Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro, Tiranë, 1999, f. 154.

  5. Po aty, f. 158.

  6. D. Agolli, Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro, 1999, f. 103-104.

  7. D. Agolli, Arka e djallit, Dritëro, Tiranë, 1997.

  8. D. Agolli, Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro, f. 291-292.

  9. Dallimi mes neurozave dhe sublimimit qëndron dukshëm në aspektin social të fenomenit. Një neurozë izolon, një sublimim bashkon. Me sublimim krijohet diçka e re, një shtëpi, një komunitet ose një instrument, dhe krijohet brenda një grupi, ose për t’u përdorur prej tij. Marcuse, Erosi dhe qytetërimi, f. 199.

  10. H. Marcuse, Erosi dhe qytetërimi, Uegen, Tiranë, 2008, f. 203.

  11. D. Agolli, Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro, f. 320.

Downloads

Published

2016-12-09

How to Cite

Mullahi, A. (2016). Erosi në prozën e Dritëro Agollit. Studime Filologjike, 1(3-4), 47–58. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3591