Lashtësia e eposit të kreshnikëve nëpërmjet arkaizmave gramatikore

Autorët

  • Kolec Topalli

Abstract

Letërsia artistike popullore është krijuar nga autorë anonimë në periudha të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Disa krijime janë shumë të lashta, disa janë më të reja. Për kohën e krijimit të tyre mund të gjykohet nga përmbajtja, nga ngjarjet historike që paraqiten dhe nga aspekte të ndryshme të jetës shoqërore. Në këtë drejtim, këngët e eposit të kreshnikëve, duke përshkruar formacionin shoqëror të kohës kur u krijuan dhe duke treguar ngjarje që lidhen me rrethana të caktuara historike e shoqërore, paraqesin një periudhë të lashtë të historisë së popullit tonë, që lidhet me mesjetën e hershme. Kjo provohet me aspekte të ndryshme të këtyre krijimeve, njëri ndër të cilët janë edhe elementet arkaike në strukturën gramatikore.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. M. Domi, Çështje të gjuhës së epikës legjendare heroike, Tiranë, 1983, 5 v.

  2. Sh. Demiraj, Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe, Tiranë, 1972, 94 v.

  3. E. Çabej, Në botën e arbëreshëve të Italisë, Tiranë, 1987, f. 70.

  4. K. Topalli, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011, f. 556.

  5. K. Topalli, Për burimin e trajtës foljore të mënyrës dëshirore në gjuhën shqipe, “Studime filologjike”, Tiranë, 3-4, 1998, 109 v.

  6. K. Topalli, Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010, f. 182.

Downloads

Published

2016-12-09

How to Cite

Topalli, K. (2016). Lashtësia e eposit të kreshnikëve nëpërmjet arkaizmave gramatikore. Studime Filologjike, 1(3-4), 75–82. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3594