Fjalori italisht-shqip i Luca Da Monte Giove

Autorët

  • Luljeta Dushi

Abstract

Fjalori italisht-shqip, në dorëshkrim, me autor fratin françeskan Luca da Monte Giove mban datën 1848. Njoftimet për qenien e këtij Fjalori i gjejmë, së pari, te shkrimi i historianit françeskan Atanaz Gegaj, i cili në një artikull të botuar në revistën “Hylli i dritës” sqaron se bashkëvëllai i tij, ndërmjet tjerash, ka lënë edhe një Fjalor italisht-shqip, të cilin ia pati dhënë për ta botuar Propagandës Fide në Romë. Për arsye që ne nuk i njohim, ky Fjalor mbeti pa botuar.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. A. Gegaj, Mësimi i gjuhës shqype në Romë në shek. XVIII-XIX, në rev. “Hylli i dritës”, nr. 4, 1931.

  2. Në fund të këtij shkrimi, që mban datën Romë, 28.II.1931 (shën. nr. 18), shkruhet: “P. Bozzocchini O. F. M., Cronaca della Provincia Serafica, Firenze 1921, 424. – P. Gubernatis, Orbis S. Ap. 263.

  3. M. Roques, Recherches sur les anciens textes albanais, Paris, 1932, f. 8, shën. 6.

  4. M. Roques, Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe e shkrime të tjera, Botime françeskane, Shkodër, 2011, f. 25, shën. 13.

  5. Patër D. Kurti, Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni, në rev. “Hylli i dritës”, nr. 5-6, 1933.

  6. Po aty, f. 240.

  7. Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Tiranë, 1976, f. 266.

  8. Patër Vinçenc Malaj, Të dhëna albanologjike (Folklor, bibliografi, histori), vëllimi 2, Ulqin-Tuz, 1999, f. 317.

  9. J. Kastrati, Historia e albanologjisë, Tiranë, 2000, f. 745, shën. 3.

  10. P. Marcelin Civezza, Biblioteca di S. Fortunato, Todi, nr. 424. P. Luca da Monte Giove, Dizionario italo-albanese. Manoscritto cartaceo dal 1848. Ha faciate 328. L’autore dimorò come missionario lungo tempo in Albania e fu poi in Propaganda a Roma. Maestro di lingua albanese.

  11. Po aty, f. 745.

  12. A. Gegaj, po aty.

  13. F. Bazzocchini O.F.M., Cronaca della provincia Serafica, Firenze, 1921, 424 – P., CUBERNATIS, Orbis S. Ap. 763.

  14. J. Kastrati, Historia …, po aty, f. 745.

  15. P. Marcelin Civezza, po aty.

  16. M. Roques, Recheches …, po aty.

  17. Versioni i fotokopjuar i këtij Fjalori është pronë e prof. dr. David Lukës dhe bën pjesë në dorëshkrimet e bibliotekës së tij. Prof. Luka po përpiqet për të sjellë në Shqipëri të dy dorëshkrimet origjinale.

  18. V. Kamsi, Mario Roques …, po aty, f. 25, shën. 13.

  19. Arkivi historik i Kongregatës së Propagandës Fide, “Scriture Originali rifferite nelle Congregazioni Generali”, Vol. 511.

  20. Khs. Biblioteka françeskane “Át Gjergj Fishta” (Kolana e shkrimtarëve françeskanë), Át Francesco Maria da Lecce O.F.M., Dittionario Italiano - Albanese (1702), Botim kritik, me hyrje dhe fjalësin shqip, përgatitur nga Gëzim Gurga, Botime Françeskane, Shkodër, 2009, f. 82.

  21. J. Kastrati në “Historinë e albanologjisë” (po aty, f. 745), shkruan: “Ortografia: përgjithësisht përdor drejtshkrimin e shkrimtarëve të vjetër të Veriut me shenja të posaçme për y, ll, z, dh, th. Khs. edhe T. Osmani, Udha e shkronjave, Shkodër, 1999, veçanërisht në f. 75 v.

  22. N. Zingarelli, Vocabolario della lingua italiana (dodicesima edizione), Milano, 1994.

  23. F. Leka, Zef Simoni, Fjalor italisht-shqip, Tiranë, 1988, f. 119.

  24. Khs. Biblioteka françeskane “Át Gjergj Fishta” (Kolana e shkrimtarëve françeskanë), Át Francesco Maria da Lecce O.F.M., Dittionario Italiano - Albanese (1702), Botim kritik, me hyrje dhe fjalësin shqip, përgatitur nga Gëzim Gurga, Botime Françeskane, Shkodër, 2009, f. 99.

  25. N. Gazulli, Fjalorth i ri, Tiranë, 1941, f. 232. Shih dhe FGJSSH latushë f. “naxhake e vogël marangozi, latore”.

  26. E. Çabej, “Meshari” i Gjon Buzukut, pjesa e dytë, Tiranë, 1968, f. 35 (origjinali, XIV/3).

  27. N. Gazulli, Fjalorth, po aty, f. 337.

  28. Për orientalizmat e mësipërme shiko Tahir Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë, 2005 (te fjalët përkatëse).

  29. Prof. Jup Kastrati, në shkrimin e sipërpërmendur (po aty, f. 745 v) rreshton këto vërejtje gramatikore:

  30. “Theksin hundor (^) e shënon me n postpozitive si Pjetër Bogdani: Me ndenjun, brensi, druunt, truunt, mullin etj. Një fjali interesante: ‘Nji animik plak s’mundet me u baam mik; e në kjofte me kienë s’bannet (tashti; s’baanet për koherencë) taman (… e se sarà …)’

  31. Pjesën më të madhe të foljeve i shkruan në pjesore me mbaresën përkatëse në, m, un: Me habitun, me mbrapshtuem, me ulun, me mbetun, me mbujtun, me pím, me mbluem etj. E ka hundëzimin (n) protetike, sidomos ndër folje: me nxim, me nxjerrun, me nxanun, i nxehtë. Interesante është grafia e qëndrueshme e emrave të gjinisë femërore me í (të gjatë): Ligshtie, mjerie (angustia), urtie, mënie, mërzie, shkëndie, shtëpie etj. Mbiemrat dhe ndajfoljet me prapashtesën -shim: -shishim (saporitamente), i motshim etj.

  32. Tërheqin vëmendjen disa folje si: me zdritun (illustrare), me linguem (ammallarsi), me argëtuem (carezzare), me ngjyem (collorire), me qertuem (confittare), me ngremuem (constringere), me pyetun (consultare), me dermuem (minuzare), me perkuem, të perkuemit (moderazione), me bdekë (morire), me skëndyem, skëndim (roverberare), me pagám (sporcare), i pikatun (squisito), me fjyem (offendare), me reshun (nevicare), me hym (entrare) etj.

  33. Ndër emra janë për t’u shënuar: të nzyemit (tashti: të nxiemit) (abrunamento), perçe (ciuffo), kroshnje (cesta), prieçe (ciabatta), penik-u (miglio), mishierierje (misericordia), brigim-i (mortificazione), shint-i (santo), shenj-i (segno), muoj-i i S. Andreut (novembre), Nanddhietë (novanta), nand qint (novecento). Shto foljen me voluem (bollire), me mbëliedhun (congregare).

  34. P. Daka, Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe, në “Konferenca e dytë e studimeve albanologjike” III, Tiranë, 1969.

  35. D. Luka, Rreth prejardhjes së disa emrave vetjakë kishtarë në gjuhën shqipe, “Studime gjuhësore” IX, Shkodër, 2006.

  36. Studimi dhe analiza e disa emrave vetjakë kishtarë në gjuhën shqipe paraqet rëndësi të disafishtë kryesisht për fonetikën historike të shqipes e më tej edhe për vetë historinë e kësaj gjuhe. Kemi të bëjmë me emra njerëzish që zënë fill pas lindjes së Krishtit, kur nisi përhapja e kristianizmit ndër trevat e Ilirisë, e në vazhdim, deri në vendosjen e kësaj feje tani me organizim kishtar të konsoliduar mirë aty nga shek. IV, ku dokumentohen edhe selitë ipeshkvnore. Në këtë organizim një vend kryesor duhet të ketë zënë edhe riti i pagëzimit, kryer nga famullitarët e zonave përkatëse, mbështetur tërësisht ndër emrat fetarë të kalendarit romak të asaj kohe.

  37. Këta emra tani duhet t’i nënshtrohen një analize paraprake, duke mbajtur parasysh disa çështje të veçanta.

  38. Sa më të lashtë të jenë emrat kalendarikë romakë, aq më shumë ndryshime paraqesin me trajtat e sotme.

  39. Emrat vetjakë kishtarë, duke hyrë nëpërmjet pagëzimeve në vazhdën e kohëve, dalin me trajta fonetike të dyzuara, një palë ruajnë formën klasike, tjerët atë të kohës kur regjistrohen në dokumentet e pagëzimit të kishës së famullisë. Me këtë mënyrë shpjegohen trajtat e dyzuara Antonius me Ndue e Anton, Alexis me Llesh e Aleks, M/ë/hill me Mikel e Miha/j/l etj.

  40. Pozita e Shqipërisë brenda zonës kulturore romake-greke e romane-bizantine, pati për pasojë që jo pak elemente latine depërtuan në gjuhën shqipe nëpërmjet greqishtes dhe jo pak elemente greke hyn nëpërmjet latinishtes. Nga emrat vetjakë kishtarë Pāl është lat. Paulus, Ndue lat. Antonius, po Lezhdër, Qurk, Todër, sipas N. Joklit janë Ἀλέξανρος, Κυρικός, Θεόδωρος. Greke-bizantine janë edhe Mitër (Δημήτριος) e Mëhill (Μιχαήλ).

  41. Ndërrimet që ka pësuar gjuha shqipe gjatë kohëve në elementet e veta vendëse dhe në ato të huazimeve gjejnë pasqyrim edhe tek emrat e njerëzve. Bile pikërisht në hullinë e këtyre ndërrimeve mund të gjykohet më drejt prejardhja e emrave të huaj në gjuhën shqipe. Ndër huazimet latine të shqipes p. sh. dallohen dy shtresa. E para u nënshtrohet ndërrimeve fonetike të përbashkëta me elementet e trashëguara e me ato të huazuara nga greqishtja e vjetër. Këtë shtresë mund ta vështrojmë si të huazuar nga ilirishtja. Së dyti, shtresa më e re, e cila nuk u nënshtrohet më ndërrimeve të lashta.

  42. Krahas na dalin edhe trajtat e ndërmjeme, kryesisht te autorët e vjetër të shqipes, khs. p.sh. te Buzuku Ënduo, Ëndre etj.

  43. Ndërkaq, emrat e mirëfilltë romakë, që paraqiten si vazhdim i atyre të vjetërve, e që mund të bëhen objekt studimi, gjallojnë tani vetëm në zonat rurale të vendit, sepse në qendrat urbane nuk përdorën më (khs. Ndue, Llesh, Pashk, Mhill etj.).

  44. Regjistrimi i një fëmije në regjistrin e pagëzimit të famullisë me një emër vendës, që nuk përfaqësonte emrin e një shenjti, ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamundur. Personi në fjalë mund ta mbante emrin vendës në mjedisin familjar e shoqëror, por në kishë do të mbetej i regjistruar me emrin e shenjtorit, që përfaqësonte emrin zyrtar të tij. Në këto raste emrat vendës nuk mund të kalonin në kalendar edhe sikur personi të shpallej shenjt. Këtë të drejtë e fitonin (në disa raste) ato emra që dilnin të dyzuar dhe që paraqitnin (përkat. pasqyronin) trajtën shqiptare të emrit latin (khs. Antonius : Ndue, Alexis : Llesh etj.).

  45. Emrat e njerëzve (antroponimet) janë pjesa më e lëvizshme e onomastikës; aty rrethanat historike, besimi, moda etj. bëjnë punën e vet.

  46. Në analizën historike të emrave kalendarikë, për të cilët po flasim, duhen lënë jashtë ata emra apo trajta që shpjegohen me ndryshimet e ndodhura në strukturën e tyre, gjithsesi përbrenda shqipes, me formime kryesisht me prapashtesa, apo edhe me mjete të tjera gjuhësore (khs. këtu zhvillimin e emrit të shën Mërisë: Marí : Mërí : Mrí : Mrikë : Mrikushë : Kushë : Kushaq/e/ : Shaqe).

Downloads

Published

2016-12-09

How to Cite

Dushi, L. (2016). Fjalori italisht-shqip i Luca Da Monte Giove. Studime Filologjike, 1(3-4), 265–284. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3601

Numër

Section

Materiale dhe dokumente