Die verben des altalbanischen: belegwörterbuch, vorgeschichte und etymologie (Foljet e shqipes së vjetër: fjalori i konkordancave, parahistori dhe etimologji)/ Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger. Me bashkëpunim të Anna-Maria Adaktylos. - wiesbaden: H
Abstract
Shqipja është një nga gjuhët më pak të njohura në Europë. Përkatësia e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane në fakt është e njohur prej kohësh, por për prejardhjen e saj, përkatësisht afërinë më të madhe brenda kësaj familjeje ka ende mendime shumë të ndryshme. Kjo lidhet para së gjithash me faktin se nga kjo gjuhë ka gjurmë shkrimore relativisht të vona. Dëshmitë më të hershme shumë të shkurtra janë të shekullit XV, ndërsa tekste më të gjata gjejmë vetëm në shekullin XVI. Prandaj në këto tekste mbështetet fjalori i vëllimshëm i dy gjuhëtarëve vjenezë Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger. Ai është rezultati i projektit të financuar nga Fondi Austriak për Zhvillimin e Shkencës Foljet e shqipes së vjetër në kontekstin ballkanik. Në qendër të vëmendjes është folja, pjesa e ligjëratës më e ndërlikuar dhe më e pasur me forma e gjuhës shqipe, për të cilën kohët e fundit Wilfried Fiedleri ka hartuar një monografi të vëllimshme.Downloads
References
-
Das albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku (1555)= Sistemi foljor i shqipes në veprën e Gjon Buzukut (1555) / Wilfried Fiedler. - Prishtinë : Akad. e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2004 - VI, 812 S. : Ill. - (Botime të veçanta / Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; 55).
-
Pasqyra e lëndës në: http://d-nb.info/1041640021/04

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.