Një përqasje e konceptit të shtegtarit të Camajt me Nomadin e Ungaretit
Abstract
Çështja e ndikimit të Camajt prej hermetizmit italian dhe në mënyrë të veçantë prej Ungaretit, pavarësisht nga dozat e tij, është vënë re nga disa studiues. Ndër ta Anton Nikë Berisha ka shprehur pikëpamjet e tij rreth errësisë kuptimore që shfaqet në vargjet e Camajt dhe ndikimit të mundshëm të tij gjatë periudhës së qëndrimit në Itali dhe kontaktit me poetë hermetikë, që në të gjallë të Camajt (në mënyrë të veçantë mësoi prej Ungaretit, ndikimi i të cilit vërehet në poezitë e tij, po nuk është dominues. Anton Berisha Vepra letrare e Martin Camajt. Kozencë 1994 – sigurisht që veprën e tij Berisha e ka shkruar më parë se ta botojë veprën dhe ketë e thekson që në parathënien e librit. Por dihet që në këtë përfundim Berisha ka arritur më parë duke u nisur nga letërkëmbimi që ai ka pasur me Camajn). Interesant është fakti që shkrimtari ynë nuk është shprehur për këtë çështje. Supozoj se ai e ka konsideruar kontaktin me poezinë hermetike si një përvojë plus, e cila do ta çonte drejt konsolidimit të tij të mëtejshëm si poet dhe formimit të një kodi poetik personal.Downloads
References
-
U. Eco: Për letërsinë, Dituria, 2007, f. 130.
-
A. Pipa, Montale dhe Dante, Tiranë, 2007, f. 178.
-
M. Dardano, I testi, le forme, la storia, Palombo editore, pagina 789.
-
Anemona e shkretëtirës, në: Ungaretti. Pambarim, Përkth. Leka Ndoja, Çabej, f. 27.
-
K. Petriti, Në poetikën e Martin Camajt, Tiranë, 1997, f. 18.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.