Vërejtje mbi mosklasifikimin e foljes “dua” si folje me vlerë modale në gramatikat shqipe
Abstract
Në Gramatikën e gjuhës shqipe, I (GGjSh), si në botimin e parë të saj të vitit 1995 ashtu edhe në ribotimin e vitit 2002, folja dua, ndryshe nga trajta e saj pësore duhet, nuk përfshihet në grupin e foljeve me vlerë modale të gjuhës shqipe. Ky qëndrim të ngatërron pak kur sheh që autori i kreut përkatës, Sh. Demiraj, në veprën e tij Gramatikë historike e gjuhës shqipe (1986) e cilëson qartë foljen dua si folje modale. Kështu kur flet për formimin e së ardhmes me do ai thotë se “Ky formim analitik është përftuar nga ata togfjalësha të lirë, ku gjymtyra që është shndërruar më vonë në folje ndihmëse, ka qenë një folje me kuptim të përgjithshëm dhe të paplotë, që kërkonte të plotësohej medoemos nga një gjymtyrë tjetër me funksion kallëzuesor apo kundrinor.Downloads
References
-
Kemi marrë në shqyrtim: Maurizio Dardano e Pietro Trifone, "Grammatica italiana. Con nozioni di linguistica. Terza edizione" Zanichelli; S.
-
Battaglia-V. Pernicone, "La grammatica italiana. Seconda edizione migliorata (Ottava ristampa)" Loescher Editore Torino; Luca Serianni, "Grammatica italiana. Italiano comune e lingua letteraria" 1989. UTET-LIBRERIA.
-
Kemi pasur parasysh botimin e katërt: DUDEN Grammatik der deutschen Gegenwartssprache. 4., völlig neu bearbeitete und erweiterte Auflage.
-
Herausgegeben und bearbeitet von Günther Drosdowski in Zusammenarbeit mit Gerhard Augst, Hermann Gelhaus, Helmut Gipper, Max Mangold, Horst Sitta, Hans Wellmann und Christian Winkler", f. 94-105.
-
Në gjermanisht: Konjunktiv II. Çeliku; Karapinjalli; Stringa, (2007: 132, 149) dallojnë brenda së tashmes dhe së pakryerës së mënyrës dëftore e habitore këto nëndarje: e tashme / e pakryer e pacaktuar (punoj / punoja), e tashme e caktuar (po punoj / po punoja) dhe e tashme e gjendjes (jam / isha duke punuar). Për ne midis asaj çka ata e quajnë e tashme e caktuar dhe e tashme e gjendjes nuk ka dallim, të dyja shprehin veprime që janë duke u shtjelluar në çastin e ligjërimit ose në të njëjtin çast me një veprim tjetër dhe i korrespondojnë asaj që në anglisht quhet “Continuous Tense”.
-
Dimand (1904: 110) i referohet Hasdeut, i cili vë në dukje që folja a vrea e ndjekur nga lidhorja mund të shënojë “edhe diçka, të cilën njeriu e bën pa dëshirë, bile kundër dëshirës”. Ai e ilustron këtë me njërin prej katër shembujve nga Moxa, që përmend edhe Hasdeu, si edhe me një shembull tjetër nga Slavici: cand vrea sa moarâ Iustiniianu, el fecori nu avea “kur Justiniani donte të vdiste, ai nuk kishte djem”; Ei, dar in graba ne lasi, nepoata, grai Simeon, când ea voì sa easa “Moj po shpejt po na lë, mbesë, thirri Simeoni, kur ajo deshi të ikte” (Slavici). Dimand-i thekson se në këtë rast rumanishtja nuk dallohet nga shumica e gjuhëve dhe përmend shprehjen aller + infinitiv të frëngjishtes. Shtojmë se nga përkthimi i dy shembujve të Bogdanit në tekst del qartë se këtë kuptim e ka edhe folja volere e italishtes. Më poshtë Dimand (1904:111) thekson se jo vetëm volo + koniunktiv, por edhe volo + infinitiv mund të marrë kuptimin “është duke; gati për të” dhe sjell këta shembuj: un cerbu mare navali
-
la împaratul de-l luo de brau în coarne pre Vasilie si vrea peri atuncesu “një dre i madh u vërsul mbi perandorin e e mbërtheu me brirë prej brezi Vasilin, dhe ky gati po vdiste”; cutez a te opri, chiar când voiesci a esi din biserica „marr guximin të të ndal, edhe nëse je duke dalë nga kisha”. Përveç kësaj ai sqaron edhe disa kuptime të tjera, të ndryshme nga ai modal, që mund të marrë folja a vrea në rumanisht. Në Fjalorin shpjegues të rumanishtes (DLR 1975: 1030) ky kuptim i foljes a vrea renditet si i varur nga kuptimi i pestë i pavarur i kësaj foljeje me shënimin “në gjuhën e folur” dhe shpjegohet kështu: është gati që, është duke u... . Si ilustrim sillet ky shembull: Cînd vru sa moara îsi chema feciorii “kur po vdiste, thirri djemtë”.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.