Një klasifikim i receptimit kritik të poezisë së Lasgush Poradecit

Autorët

  • Eldon Gjika

Abstract

Në ndërkohën 1930-1940 Lasgushi ishte nga autorët më të njohur në letërsinë shqiptare. Poezitë e para kishin gjetur vend në organe që botoheshin nga kolonitë shqiptare në mërgim, ndërsa më pas në një pjesë të mirë të revistave që botoheshin brenda Shqipërisë. Ato tërhoqën vëmendjen si ligjërim poetik origjinal, i ndryshëm nga ajo e autorëve të deriasokohshëm. Shqyrtimi i receptimit kritik të veprës së një autori, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një autor që sjell modele të reja e për pasojë provokon sistemin letrar1, përbën një çështje me rëndësi të dorës së parë, sepse vendi i një vepre letrare në historinë e letërsisë është i pakonceptueshëm pa pjesëmarrjen aktive të receptuesve që u drejtohet.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Për termin sistem letrar Shih: Itamar Even-Zohar, Papers in Historical Poetics, Tel Aviv 1978 dhe Itamar Even-Zohar “Polysystem studies”, Poetics

  2. Today, Vol. 11, nr. 1, 1990. Even-Zohari-i e përkufizon kështu sistemin letrar: “Për teorinë e polisistemit, sistemi letrar, mund të formulohet si: rrjeta e marrëdhënieve, që hipotetizohet se vepron ndërmjet një numri veprimtarish të emërtuara si ‘letrare’, por edhe vetë këto veprimtari të

  3. vëzhguara përmes kësaj rrjete”, Polysystem Studies në Poetics Today International Journal for Theory and Analysis of Literature and Communication, Volume 11, number 1 (1990), f. 11-12 dhe f. 28.

  4. H. R. Jauss, Perche la storia della letteratura?, Gudia Editori, Napoli 2001, f. 34.

  5. Po aty, f. 45.

  6. M. Kuteli, “Fjala e Editorit”, në Lasgush Poradeci, Ylli i Zemrës, Bukuresht, 1939, f. 180.

  7. E. Çabej, Mbi poezinë e Lasgush Poradecit, Gazeta e Re, 22 shkurt 1929, f. 3. Cituar sipas Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, vëll. V, Rilindja,

  8. Prishtinë 1975, f. 88.

  9. Gj. Kuka, “Vallja e Yjve”, Arbenia, 1936, n. 344.

  10. S. Shundi, Lasgush Poradeci, “Minerva”, N. 7, 1933.

  11. E. Çabej, Mbi poezinë e Lasgush Poradecit, Gazeta e Re, 22 shkurt 1929, f. 3. Cituar sipas Dr. Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, vëll. V, Rilindja,

  12. Prishtinë 1975, f. 88.

  13. Gj. Kuka, “Vallja e Yjve”, Arbenia, 1936, n. 344.

  14. S. Shundi, Lasgush Poradeci, “Minerva”, N. 7, 1933.

  15. Po aty.

  16. K. Maloki, “A asht poet Lagush Poradeci?”, Përpjekja Shqiptare, N. 18-26, Tiranë 1938.

  17. K. Maloki, “A asht poet Lasgush Poradeci?”, pjesa e dytë, cit. sipas Krist Maloki, Oriental apo Okcidental, Pjejad, Tiranë 2003, f. 55.

  18. S. Toto e përkatëson pa mëdyshje poezinë e Lasgushit te modeli i artit për art në letërsinë shqiptare: “Si shembëll të kësaj tendence (artit për art. - shën. ynë) arti në letërsinë t’onë le të mirret “Vallja e Yjeve” e poetit romantik Lasgush Poradeci, e cila më duket se është influencë e tërë e njëj Schlegel-i, nje jNovalis-i, njëj Goethe-je ose e të tjerë fillosofëve romantik të të tetëmbëdhjetit e të nentëmbëdhjetit shekull, se sa prodhim i jetës shqiptare dhe i spiritës që duhet të kemi”, art. cit.; Nuk mungojnë pohime krejt radikale si ky i R. Xhenetit: “S’është më koha të këndojmë “Vallen e Yjeve”.”, art i cit. ; Stefan Morava e sheh si larg realitetit poezinë e Lasgushit, por kjo nuk e pengon ta vlerësojë atë maksimalisht: “Në poezin sigurisht do të gjëjmë vetëm një person, dhe atë ideal, jashtë realitetit; nga ana tjetër poezia e jonë, kur ësht sidomos lirike, ësht krejt

  19. individuale – Lasgush Poradeci.”, art. i cit.

  20. Për shembull Filip Ndocaj çmon krijimet e para të Lasgushit dhe kritikon krijimtarinë e tij të vonë:” mos âsht kristalixim i parakohëshem si ai i

  21. Lasgushit të “Vallevet” që mbas tyne ka ra më nji kaos nga i cilli vetëm ne i apranojshim ndonji jeh muzikaliteti fjale (edhe kjo vargue shpesh nergut per kte), muzikalitet që shpeshherë bahet monotoni shurdhonjëse. Dikurë kujtuem se Lasgushi do t’ishte poeti i ndiesivet, poeti i zemres, ai i llahtarívet njerzore kah zani i sublimitetevet t’kangës shpirtit! Tash nga kjo tentativë na kan ardhë nji varg teper i gjatë vjerrshash që s’thonë kurrgja, që tallen në jehun e njaj fjale, që kujtojnë se ky jeh âsht gjegja e vetë frymzimit që gjithnji ngelë ‘nenkuptuem’!, Letratyra e jonë, “Fryma” 1942, Nr. 4, f. 158.

  22. M. Kuteli, “Disa fjalë mbi vjershat e reja të Lasgushit”, në Shënime letrare, botim i autorit, Tiranë 1944, f. 27-32.

  23. Po aty, f. 28.

  24. Po aty, f. 32.

  25. Këtë datë shënon autori në fundin e shkrimit. Po aty.

  26. M. Kuteli, “Poetë dhe detraktorë”, Revista Letrare, Tiranë, 1944, nr. 5. (cituar sipas: Mendimi letrar shqiptar 1939-1944, përgat. nga Enver Muhametaj, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2008, f. 484.

  27. Për leximet e ndryshme të një teksti në kohë të ndryshme, Jausi përdor termat “domethënie aktuale” dhe “domethënie virtuale”. Sipas tij: “Kjo do të thotë që karakteri artistik i një vepre [... ] në horizontin e shfaqjes së tij të parë në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë i vëzhgueshëm menjëherë. [... ] Distanca mes receptimit të parë real dhe domethënies virtuale, apo me fjalë të tjera, rezistencës që vepra e re i kundërvendos pritjes së publikut të saj të parë, mund të jetë aq e madhe sa ta ketë të domosdoshëm një proces të gjatë receptimi, për të zhdëmtuar atë që ishte e papritur dhe e pashfrytëzueshme në horizontin primitiv.” Hans Robert Jauss, Perche la storia della letteratura ?, Gudia Editori, Napoli 2001, f. 62-63.

  28. Për termat e përdoruar këtu, shih: Hans Robert Jauss, Perche la storia della letteratura?, Gudia Editori, Napoli 2001.

  29. Shih: H. R. Jauss, vep. e cit., f. 46-47.

Downloads

Published

2008-06-14

How to Cite

Gjika, E. (2008). Një klasifikim i receptimit kritik të poezisë së Lasgush Poradecit. Studime Filologjike, (1-2), 51–60. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4249