Gjurmë të Shqipes në të folme të Greqishtes së re
Abstract
Edhe pse ka kaluar më tepër se një shekull nga data e botimit të tij, studimi pionier i G. Meyer-it për ndikimet leksikore të shqipes në greqishten e re vazhdon të mbetet ende gur themeli, të cilin prurjet shkencore të mëpasme e kanë latuar pa e shformuar. Po të lëmë mënjanë trajtimet e kësaj teme në kuadër punimesh më të gjera me karakter etimologjik a dialektor, mund të themi se vetëm në vitin 1997, pra pas më se një shekulli, u shfaq një monografi që merret posaçërisht me ndikimet e shqipes në të folmet greke të Epirit3, disa nga vlerat dhe mangësitë e së cilës i kemi vënë në dukje tjetërkund.Downloads
References
-
Vazhdim i kumtesës së mbajtur më 2003 në Gjirokastër, në konferencën shkencore kushtuar 95 vjetorit të lindjes së prof. Çabejt (shih Dh. Q. Qirjazi, “Bilinguizmi dhe marrëdhëniet e greqishtes me shqipen në veprën e prof. Çabejt”, në vëllimin Eqrem Çabej dhe kultura shqiptare, Tiranë 2004 ), të cilin, një emër tjetër i nderuar i gjuhësisë shqiptare, prof. A.Xhuvani, e pat cilësuar si “Haxhidhaqi i shqipes” (A. Xhuvani, Vepra II, f. 187). “Asht punë e lehtë për profanët me thanë se t-ja asht kthye në r, por të mbyt Jokli e Haxhidhaqi i shqipes Çabeu me shfaqë nji të tillë mendim kundra ligjevet fonetike të gjuhës”, shkruan Xhuvani, i ndërgjegjshëm - dhe sidomos qortues - se përqasjet e pathemelta etimologjike të çojnë shpesh në lajthitje e kuturisje. Për ata që ndoshta nuk e dinë, Haxhidhaqi (. , 1848-1941) pat qenë profesor i Xhuvanit, kur ky ndiqte studimet ne universitetin e Athinës. Konsiderohet themelues i gjuhësisë greke, me kontribute kryesisht në historinë e gjuhës, nxënës, ashtu si edhe Çabej, i disa prej komparativistëve më të shquar të shkollës gjermane.
-
G. Meyer, “Die slavischen, albanischen und rumänischen Lehnwörter im Neugriechischen”, në serinë Neugriechische Studien, II, Wien 1894.
-
. . μ, η η μ. , , ! 1997.
-
Shih recensionin tonë për këtë vepër në Albanohellenica 2 (2000-2001), f.182-187.
-
G. Meyer, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg, f. 1891.6 Për momentin disponojmë vetëm Atlasin Dialektologjik të Kretës, hartuar prej dialektologut Nikolaos Kontosopoulos.
-
!" # $ % $& $ μμ%$ μ , '( 1933 .
-
E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1982, I 115.
-
“Si ballkanike karakterizojmë zakonisht një seri fjalësh që hasen në dy a më shumë gjuhë ballkanike dhe që origjina e tyre është e panjohur ose e pasigurt”, shkruan Tzitzilis-i në hyrjen e vëllimit .)*+-,* . - &,- + "" μ $ ,, ."" $ 2006, f. 43. Tzitzilis-i (vep.cit.) dallon një nëngrup fjalësh ballkanike që përfshin izoglosat leksikore të shqipes dhe rumanishtes, shumë prej të cilave hasen edhe në gjuhë të tjera ballkanike - kryesisht në greqishte - dhe nuk mund e as duhet të shpjegohen gjithnjë si huazime të shqipes apo të rumanishtes në këto gjuhë. Kjo do të thotë se, jo rrallë, fjalë që deri më tash konsideroheshin si të shqipes, jemi të detyruar t’i shohim në një kuadër më të gjerë ballkanik. Një nëngrup tjetër, vazhdon Tzitzilis-i (vep. cit. 45), përfshin fjalë që hasen në dy a më shumë gjuhë ballkanike dhe zakonisht konsiderohen si mbetje të gjuhëve substrate (trakishtes dhe më shpesh dako-mizishtes). Edhe për fjalët e kësaj kategorievlen vërejtja se kërkimi i etimonit të tyre vetëm në kuadër të shqipes e të rumanishtes nuk duhet të merret si i vetëkuptueshëm. Një kategori e tretë paraqet interes të veçantë sepse, ndërsa kemi të bëjmë me fjalë që hasen në dy a më shumë gjuhë ballkanike, prania e tyre në këto gjuhë nuk ishte evidentuar deri më sot apo, edhe kur vihet në dukje, rrallë theksohet karakteri ballkanik i atyre fjalëve. Kjo mbase është edhe arsyeja pse shumica e këtyre fjalëve nuk janë bërë objekt i analizës etimologjike (vep. cit. 46).
-
Punimi i cituar më lart për të folmen e Pierisë malore përbën një model të studimit të lëndës dialektore në kuadër ballkanik.
-
Kështu, në barazimet leksikore mes dy gjuhëve, p.sh. mes shqipes dhe greqishtes në rajonin e Epirit, duhen mbajtur mirë parasysh edhe gjuhët e treta (sllavishtja, arumanishtja, turqishtja) me të cilat erdhën në kontakt këto gjuhë. P.sh. fjala mahi e shqipes haset në greqishten e Epirit si μ/, por që të dyja lidhen me turqishten mahi ‘id.’ (shih T. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë 2005). Po kështu, fjala μμ ‘shumë’ e greqishtes së Epirit shpjegohet më mirë me anë të turqishtes miri mal < mali miri ‘public money, public revenue’ (Redhouse Türkçe-Ingilizce Sözlük) sesa si kompozitë e shq. merr +mall (< turk. mal), siç bën Oikonomou (vep.cit. 51). Gjithashtu, njohja më e mirë e lëndës do të shmangte përfundimin se kompozita $ është formuar në kuadër të greqishtes së Epirit (Ikonomu 67), ngaqë, thjesht, fjala tatëzot haset në vetë shqipen.
-
A.Xhuvani, Vepra II, f. 369.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.