Nga letrat e Martin Camajt

Autorët

  • Bashkim Kuçuku

Abstract

I dashtuni Atë Danjel, megjithëse kaloi fort gjatë pa ndigjue për njeni tjetrit (n), sigurisht s’jemi harrue! Dhe s’kemi se si të harrohemi. Petraqi me të cilin në kohët e fundit kam mbajtë gjithnji kontakte edhe për punë të korrekturave të shtypajve të librave më ka dhanë lajme se je mirë me shëndet e punë. Së fundi më dha adresën tande në telefon. Padër, si je? A e di se përpara rrumbullak 33 vjetësh jemi ndeshë për të parën herë në Valbonë ? Më duket si me pasë qenë në nji tjetër jetë. Shpresoj se do të më shkruesh gjanë e gjatë tue më kallëzue si i ke punët. Tash po të tregoj për vete, ma tepër për punë, mbasi kështu po kalon jeta. Kemi zanë vend nja 50 km larg Münchenit, në hymje të alpeve; ndërtova nji shpi ma tepër për të strehue librat se u shumuen aq sa askush s’jepte me qefë banesë mbasi thonë se librat janë të randë për katet e epra. Ka edhe asish këtu që i shikojnë punët tepër hollë. Shkoj e vi për München kur kam mësim ose tri herë në javë, në çdo stinë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Gjon Sinishta.

  2. Po më kujtohet një vrejtje jote se në veprat e mia s’e përmendi fort Perendinë. Unë po të thom se Ai ashtë i pranishëm gjithkund, sidomos në lirikë, pos në Karpa.

  3. Gjek Gjonlekaj.

Downloads

Published

2008-12-14

How to Cite

Kuçuku, B. (2008). Nga letrat e Martin Camajt. Studime Filologjike, (3-4), 185–200. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4277

Numër

Section

Materiale dhe dokumente