Filologjia shqiptare dhe tekstologjia
Abstract
Botimet kritike të veprave të autorëve të mëdhenj dhe studimet e tyre tekstologjike sot janë një mungesë e madhe për historinë e letërsisë shqipe dhe për historinë e gjuhës shqipe. Filologjia shqiptare, me gjithë të arriturat e konsiderueshme, vazhdon të ketë mungesa të ndjeshme në disa fusha të saj. Ajo që i mungon filologjisë shqiptare janë studimet tekstologjike. Mungesa e studimeve tekstologjike dhe, përgjithësisht, e botimeve kritike e ka rënduar hartimin e një historie të plotë të letërsisë shqipe, shumë të nevojshme për filologjinë shqiptare dhe ka vështirësuar edhe studimet e tjera, sidomos gjuhësore e stilistike. Ka vështirësuar edhe vlerësimet historiko-letrare, kritiko-letrare, teoriko-letrare, krahasimtare, me një fjalë vlerësimet letrare-shkencore në përgjithësi.Downloads
References
-
Intervistë me Françesko Altimarin, rev. letrare “Ars” nr.13, Tiranë 2003.
-
Anila Omari, Pjetër Bogdani “Cunesus prophetarum” (Çeta e profetëve), botim kritik, ASHSH, Tiranë 2005.
-
Bardhyl Demiraj, Gjon P. Nikollë Kazazi dhe Doktrina e tij, botim kritik, ASHAK, Prishtinë 2006.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.