Zhvillimi i leksikut terminologjik të agronomisë si sistem në gjuhën shqipe

Autorët

  • Vilma Proko (Jazexhiu)

Abstract

Terminologjia e agronomisë në ditët e sotme, nga ana e përbërjes së njësive emërtuese në gjendjen dhe nivelin e zhvillimit të saj, është një sistem termash që i përgjigjet një sistemi konceptesh të fushës përkatëse të dijes. Në marrëdhënie me pjesën me të cilën lidhet, me pjesën e leksikut të zooveterinarisë, ky leksik mëvetësohet dhe identifikohet si leksik i një fushe të veçantë të dijes, meqë njësitë emërtuese të tij pasqyrojnë sistemin kompleks të dy kategorive konceptore bazë “bimë” dhe ‘tokë”, të cilat mbulojnë një shumësi të madhe konceptesh që kanë të bëjnë me pjesë, dukuri të këtyre objekteve, procese etj., të cilat janë karakteristike për to. Termat që mbulojnë këto fusha konceptore dhe që u përkasin atyre drejtpërdrejt identifikohen lehtë si terma të fushës në fjalë si, p.sh. dru, degë, kërcell, tokë, deltinë, pleh, plugim, mbjellje, korrje, korrëse, mbjellëse etj.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. V. Proko (Jazexhiu), Terminologjia e agronomisë në rrafshin e lidhjeve sistemore, gjuhësore-konceptore në gjuhën shqipe, (Disertacion,

  2. Tiranë, 2006, 196 f.).

  3. E. Dashi, Formimi i terminologjisë së veterinarisë dhe zooteknisë dhe zhvillimi i mëtejshëm i saj dhe fjalori i termave të anatomisë së kafshëve

  4. shtëpiake, (Disertacion, Tiranë, 1992, 222 f.).

  5. A. Duro, “Lidhjet sistemore të fjalës term me fjalën e përgjithshme”, Terminologjia si sistem, Tiranë, 2001.

  6. Ë. Sedaj, Fjalor latinisht – shqip i Frang Bardhit (1635), Rilindja, Prishtinë, 1983.

  7. Shih më me hollësi V. Proko (Jazexhiu), A. Duro, “Përfaqësimi i fushave të dijes dhe tematike në Fjalorin e Frang Bardhit”, në Sesionin

  8. Shkencor “Frang Bardhi – 400 vjetori i lindjes”, Prishtinë, 2007.

  9. K. Kristoforidhi, Fjalor shqip- greqisht (1904), Tiranë, 1961, (ribotoi “Rilindja”, Prishtinë, 1977).

  10. A. Duro, Terminologjia si sistem, Tiranë, 2001.

  11. M. Bindoni, Fjaluer teknik bujqësuer (shqip-italisht, italisht-shqip), Tiranë, 1935.

  12. F. Bardhi, Fjalor latinisht-shqip, (Ribotim), Prishtinë, 1983.

  13. K. Kristoforidhi, Fjalor shqip- greqisht, Tiranë (Ribotim), 1961.

  14. Shih f. 9.

  15. Shembujt janë nxjerrë nga Fjalori i Frang Bardhit: F. Bardhi, Fjalor latinisht-shqip, (Ribotim), Prishtinë, 1983.

  16. K. Kristoforidhi, Fjalor shqip- greqisht, Tiranë (Ribotim), 1961.

  17. E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, VI, Tiranë 2002, fq. 239.

  18. Shih S. Hoxha, “Terminologjia e mullirit dhe e blojës në të folmet e Lumës”, Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit, Tiranë, 1986.

  19. Nxjerrë prej rubrikës Fjalë të rralla, revista Studime Filologjike, numrat e viteve 1990-2005.

  20. Shih S. Pepa, Tradita bujqësore përmes thesarit gjuhësor, 1, Shkodër, 2002.

  21. A. Kostallari, “Vepra e Aleksandër Xhuvanit për gjuhën letrare kombëtare”, Studime Filologjike, 1980/1, f. 53.

  22. M. Bindoni, Fjaluer teknik bujqësuer (shqip-italisht, italisht-shqip), Tiranë, 1935.

  23. Shih f. 19.

  24. Shembujt janë nxjerrë nga Fjalor i bujqësisë (shqip – latinisht – italisht– rusisht), N. Qafëzezi, Tiranë, 1978.

  25. Shembujt janë nxjerrë nga Fjalor i termave themelorë të bujqësisë (shqip – anglisht – frëngjisht - italisht – rusisht), A. Duro etj., Tiranë, 2006.

  26. Sh. Islamaj, “Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja”, “Dija”, Ulqin, 2004/2, f. 134.)

Downloads

Published

2007-12-18

How to Cite

Proko , V. (2007). Zhvillimi i leksikut terminologjik të agronomisë si sistem në gjuhën shqipe. Studime Filologjike, 1(3-4), 111–132. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4287