Çështje të stilit në ligjërimin e Martin Camajt

Autorët

  • Shaban Sinani

Abstract

Individualiteti i një shkrimtari është vështirë të kuptohet jashtë disa lidhjeve me ndikim kushtëzues: jeta, vepra, koha, njerëzit, shoqëria, shteti, lexuesi, ndërgjegjja letrare e politike dhe liria. Në rastin e Martin Camajt mund të thuhet se përveçimi i indivi- dualitetit krijues dhe i tipareve të ligjërimit nuk mund të kuptohen jashtë këtyre raporteve. Fati vetjak ka ndikuar mbi fatin krijues, rrethanat e jetës kanë përcaktuar shumë shqiptime të tij, mungesa e atdheut dhe miti i origjinës kanë diktuar mjaft shqetësime letrare të tij. Autori nuk mund të ndahet nga njeriu, njeriu nuk mund të ndahet nga karakteret, karakteret nuk mund të ndahen nga tradita, historia dhe prejardhja.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2007-06-18

How to Cite

Sinani, S. (2007). Çështje të stilit në ligjërimin e Martin Camajt. Studime Filologjike, 1(1-2), 28–40. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4299