Naim Frashëri në botën gjermanofone
Abstract
Shpesh kur flitet për jetën e Naim Frashërit (1846-1900) përmendet pa shumë hollësi dhe qëndrimi i tij gjashtëmujor me qëllime kurimi në Baden të Austrisë. Para disa vjetësh, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes, më lindi dëshira për ta ndriçuar pak më nga afer këtë episod nga jeta e poetit të adhuruar dhe arrita të zbuloj disa fakte interesante. Pavarësisht nga shkaqet, qëndrimi në Austro-Hungarinë e dikur- shme duhet të ketë qenë një ngjarje jo e zakonshme në jetën e Naimit. Me sa duket ishte hera e parë dhc e fundit kur vizitoi një vend të Perëndimit, të asaj pjese të Evropës, idetë iluministe të sc cilës ai i vuri në bazë të programit të tij politik dhe artistik. Deri tani nuk kemi hasur në të dhëna që të na dëshmojnë për udhëtime të tjera të Naimit jashtë territorit të Perandorisë Osmane, në të cilën bënte pjesë atëhere Shqipëria.Downloads
References
-
Shih p.sh. Faensen (1980: 102) dhe Elsie (1997:175).
-
Nga reumatizma vuante edhe vëllai më i vogël i Naimit, Samiu, por atij “nuk iu dha leja që të vejë e të mjekohet më ndonjë llixhë. Nga kjo sëmundje vdiq, më 1904 akoma i ri e në vlug të punës » (Shuteriqi 1955: 135). Sipas Kaleshit (BL 1972: 545) Samiu vdiq në Stamboll në moshën 54- vjeçare, i dërrmuar nga puna e jashtëzakonshme dhe shiatiku, nga i cili vuante prej vitesh. Edhe Faensen (1980: 111) pohon se Samiu nuk u lejua të shkonte për një kurë në Bursë. Naimi pati më shumë fat në këlë drejtim, me sa duket sepse në këtë kohë ai ende nuk qe vendosur përfundimisht në Stamboll dhe nuk qe përfshirë drejtpërdrejt në lëvizjen kombëtare.
-
Badeni është një qytet l vogël rreth 26 km në jug të Vjenës. prandaj quhet shpesh jozyrtarisht edhe Badeni pranë Vjenës (gjerm. Baden bei Wien) dhe ka sot rreth 25.000 banorë. Në këtë qytet shumë të bukur dhe të famshëm për banjat e tij termale banojnë aktualisht edhe mjaft shqiptarë. që kanë emigruar nga viset e ish-Jugosllavisë dhe nga Shqipëria pas vitit 1990.
-
Falenderoj z. Wolfe Wechtl e bashkëshorten e tij për ndihmën që më kanë dhënë gjatë kërkimeve në arkivin e qytetit të Badenit dhe znj. Gertraud Marinelli-Konig nga Akademia Austriake e Shkencave për orientimet që më ka dhënë gjatë mbledhjes së materialeve.
-
Origjinalet gjenden në arldvin e qytetit të Badenit (gjerrn. Stadtarchiv Baden bei Wien)
-
Në artikullm tim (1996: 545), mbi bazën e literatures që disponoja atëhere, kam dhënë si kohë të qëndrimit në Austro-Hungarinë e dikurshme vitin 1877. Por dokumentet e arkivit të qytetit të Badenit e përcaktojnë qartë se Naimi ka ardhur këtu në gjysmën e dytë të vitit 1876.
-
Vini re trajtën e emrit Jannina që është më afër asaj së shqipes Janina, në ndryshim nga Ioannina që përdoret sot në gjuhën gjermane.
-
Fjala Korrespondent ka në gjerm. këto kuptime kryesore: korrespondent i një gazete, nëpunës që merret me përpunimin e korrespondencës dhe ortak, partner (Wahrig 1975: 2205). Në këtë rast mendojmë se bëhet fjalë për korrespondentin e një gazete.
-
Siç duket dhe nga titulli “Kammer-Lieferant ....”.
-
Është e vështirë të thuhet nëse kemi të bëjmë me një person me origjinë greke apo shqiptare. Në Fjalorin bibliografik grek të Bibliotekës së Universitetit të Vjenës (mikrofisha) përmenden shumë persona me mbiemrin Fotiadhi. Midis të tjerëve edhe një Lambros Fotiadhis (lt. Janinë 1752 - vd. Bukuresht 1805), „poëte grec. directeur de l’ecole greque de Bucarest", si dhe njc Dimitris Fotiades (lt. Izmir 1898 - 1988), shkrimtar dhe publicist grek. Ndoshta në trekëndëshin Janinë - Bukuresht - Stamboll duhen kërkuar edhe lidhjet e Naimit me .1. Fotiades, por nuk duhet harruar se ka edhe ortodoksë shqiptarë që e kanë këtë mbiemër, si p. sh. në zonën e Përmetit dhe të Himarës.
-
Shpata dhe përkrenarja e Gj. K.astriotit - Skënderbeut mund të vizitohen edhe sot në „Kunsthistorisches Museum, Hofjagd-und Rustkammer1' në adresën Neue Burg, Heldenplatz në lagjen nr. 1 të Vjenës.
-
Shih më hollësisht Elsie (1997: 184 dhe 553).
-
Shih më hollësisht Manek - Pekmezi - Stotz (1909: 95) dhe Elsie (1997: 240 dhe 551).
-
„Duke parë që së largu nukë dëgjohetë zëri, bashkë me Mehmet Ali bej Beratnë dolli të vejë të qahetë në Shtetet që kishinë vulosurë kuvëndin e Berhnit; vanë në Romë, në Paris, në Londrë, në Berlin e në Vjenë” (Lumo Skendo: 1941:18). Shih dhe Faensen 1980: 100.
-
Në shqip: Mendime modeste mbi ushtrimin dhepërmirësimin e gjuhës gjermane. Për hipotezat e G. V. Lajbnicit mbi prejardhjen e shqipes dhe të popullit shqiptar shih Demiraj (2001: 163-175) dhe (2005: 13-29).
-
Për shkencën gjermanofone mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve shih midis të tjerash: Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane. Përgatiti dhe përktheu nga origjinalet Nelson R. Çabej. Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1990.
-
Falenderoj z. Raim Beluli që më informoi i pari për këtë gjë.
-
Ilanin e përmend edhe Samiu: “Doktor Hani, i-madhi filolog Aleman ....” (Frashëri 1907: 18). Vini re edhe transkriptimin e drejtë që i ka bërë emrit të tij në shqip. Domethënëse janë dhe citatet e mëposhtme: “Gjithë kombet’ e Evropësë, Francëzëtë, Italjanëtë, Alëmanëtë, Ingjilizëtë e të-tjerë, gjithë e duanë e e nderojnë kombinë tënë...Gjithë shkronjësit’ e Evropësë kanë shkruarë kur- do mirë për na; ....Gjuhënë tënë zunë t’a mësojnë duke dhën’ asaj një rëndësi të-madhe në letrërit të-përgjithçime.. .Austria.. .një komp trim si Shqipëtarëtë do t’a ketë mik e ndihmës në Sinisit të Balkanit” (Frashëri 1907: 42- 43). Më poshtë, duke folur për shkollat që duhet të ngrihen në Shqipëri, thotë se në njërën prej tyre duhet të mësohen gjuhët e reja të Evropës dhe përmend edhe gjermanishten duke e vendosur menjëherë pas frëngjishtes: "... francishtja, gjermanishtja, italishtja, ingjlishtja, slavishtja, greqisht’ e - re etj.” (Frashëri 1907: 77). Sipas z. R. Beluli, përveç Hanit, Samiu përmend te: “Fjalor i përgjithshëm i gjeografisë dhe i historisë“ (Kamus ul-Alam) edhe gjuhëtarin Max Mueller: "Një argument të fortë për tezën tonë formon vërtetimi i filologut Maks Myler, i cili provon se emrat e shumicës së popujve arianë janë të përbërë prej tjalës «arë»". (shih "Shqipëria ç’ka qënë...", Shtëpia Botuese "Nairn Frashëri", përgatitur për shtyp nga Xhevair Spahiu, Tiranë 2002, f. 40).
-
Në vijim ai na njofton se ka ndërmend, sapo të ketë mundësi, përkthejë të dhjetë këngët e atëhershme të “Lahutës” dhe t’ia prezantojë publikut si dëshmi për talentin e shquar epik të Fishtës. Ai zotohet se në këtë rast krahas vërejtjeve histonke, biografike dhe folklorike do të mundohet të japë edhe rimën, të cilm në poezinë shqiptare e përcakton si trokaike (Sommert 1919: 7-8). Nuk e di nëse ai arriti ta realizojë këtë plan. Përkthimin e veprës së Fishtës në gjermanisht e realizuan më vonë G. Vajgandi (1925) dhe M. Lamberci (1949 dhe 1958).
-
Ernst Hermann Sommert është gjithashtu autor i esesë prej 14 faqesh “Der albanische Volkscharakter” (Karakteri i popullit shqiptar), botuar më 1919 në Vjenë. Kjo ese është konceptuar në frymën e ideologjisë së kohës dhe i kushtohet Gj. Pekmezit: “Heim Professor Dr. Georg Pekmezi in aufrichtiger Freundschaft gewidmet” (I kushtohet me një miqësi të sinqertë zotit prof. Dr. Gjergj Pekmezi). Nga një shënim në faqen e parë mësojmë se shtypja është financuar edhe në këtë rast nga Dervish Hima. Nga parathënia kuptojmë se shkaqet që e shtynë të hart on te këtë ese janë të njëjta me ato që e shtynë të përkthente poezitë shqip të lartpërmendura. Ai dëshiron që nëpërmjet kësaj skice, siç e quan ai, të ngjallë interesin e publikut të gjerë për ta njohur më nga afër popullin shqiptar. Sommert pretendon të përcaktojë disa tipare të karakterit të popullit shqiptar duke u bazuar në poezinë popullore, fjalë të urta dhe vargjet e P. Vasës e Gj. Fishtës. Për këtë ai shfrytëzon materialet e përkthyera prej tij në përmbledhjen me poezi shqiptare, si dhe këngën heroike për Shaqir Grishën në përkthimin e M. Lambercit.
-
Gjithsej 18 vargje, duke filluar nga „Toniorr! O mal i bekuar....“ deri te „Po s’e dini, si dua unë, do t’ju shoh një herë vallë?!" (Lamberc 1956: 55).
-
Shih sa për shembull Lamberc (1943: 170, 171, 174) dhe Bartl (1968: 132-136).

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.