Shënime mbi të folmen e Ndroqit dhe të Pezës (Tiranë)

vazhdim

Autorët

  • Mehmet Çeliku

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.998

Abstract

Përemri i trajtës së shkurtër u i rasës dhanore numër shumës në Ndroq e Pezë, sikurse edhe në të folmet e tjera të grupit të gegërishtes jugperëndimore, përdoret rregullisht (krahaso me të folmen e Elbasanit, ku i njëjti përemër zëvendësohet nga dhanorja njëjës i). U kan ra paktojt kolet (K.), u gërthet vllaznet (K.), po u fus qevet kalarët (S.), do u api rrūg gjithsekujt (S.), dhivet u bi si krama (M.). I njëjti përemër përdoret edhe në pozicion enklitik, duke iu prapangjitur formave të mënyrës urdhërore: futu qevet (S.), epu pulvet t’hān (S.). Mbiemri dëftor i gjinisë femërore numër shumës bashkëpërdoret edhe me emra mashkullorë: kto çuna, kto kazana, kto pusa, kto ullὶ. Në togfjalëshat emër + emër në rasën rrjedhore, mashkullor a femëror, emri i dytë del rregullisht pa nyjen e prapme t: bagël viçi, moz kali, top leshi, kāp bari, korrikull vêshti, kiç gamorje, barrḗ druje, kaploq furke. Kallëzuesi akordon zakonisht në shumës me emrat kolektivë: zūn me i thān bota (K.), shkojshin mhallja / shōk / miq /me mārr vesh (K.), e kërkojshin bota për barna (K.); por në disa raste kallëzuesi del në numër njëjës: erth granija (S.), e ha baktija (S.). Konstrukti ndërtuar nga pjesëza e ngurosur foljore do dhe nga e pakryera e mënyrës lidhore shpreh shpesh herë një veprim që pritet të vërtetohet pas një çasti të caktuar të kohës së shkuar; siç e kemi theksuar edhe në të folmen e Kavajës, kjo është forma e së ardhmes së kaluar: na kishte qḗn i djāl me nusen / tuj ārdh m’ katun / dot dilshin i lum / Arzḗn (K.), ke ishte e shuma dot shkoje (K.), dot t’qitçim i gōc ke burri // do t’i jepte baba i qeros (K.).

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2020-12-07

How to Cite

Çeliku, M. (2020). Shënime mbi të folmen e Ndroqit dhe të Pezës (Tiranë): vazhdim. Studime Filologjike, 74(3-4), 65–82. https://doi.org/10.62006/sf.v74i3-4.998