Modernizimi dhe sfidat e diskursit fetar
Abstract
Situata religjioze në botën e sodit karakterizohet me dy pika ekstremisht të kundërta me njëra tjetrën: nga njëra anë radikalizmi dhe fanatizmi luftarak- që nuk e ka për dert edhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë po edhe nëse i takojnë relgjionit të njëjtë, ndërsa nga ana tjetër neglizhenca fetare si dhe besimi sinkretist herë pas here i stolisur me ezoterizmin dhe okultizmin misterioz. Është fakt se shoqëria e sotme rruzullin e orienton në bazë të ritmit të shpenzimit. Zoti kryesisht është një Fuqi, dikund jashtë, i mënjanuar jashtë saj. Ndërsa teologët dhe teorikët e religjionët më tepër merren me dogmën dhe folklorin fetar se sa me urtinë fetare, më tepër me parimet e moralizimit shoqëror se sa me shpirtërinë.
Qasja reale religjioze ndaj fesë duhet të jetë e përqëndruar në tri segmente bazë, edhe atë:
1. Përfaqësimi intelektual dhe kohor i teologjisë (shkencës mbi parimet besimore).
2. Vendzënia reale e ortopraktikës (ibadeteve) në shoqërinë bashkëkohore.
3. Emocionimi dhe entuziazmi adhurues në përjetimin e fesë.
Njeriu i cili do ta gjejë veten dhe duke gërryer në thellësitë e ndërgjegjes dhe vetëdijes së shëndoshë do të edukojë si duhet unin e tij do të përfitojë një platformë të artë të lumturisë. Do të përfitojë platformën e ëmbël të shijes së besimit dhe nënshtrimit ndaj më të Madhit. Do t'i kuptojë prej fillimit njeriun, gjërat dhe do të njoftohet me komentin metakozmik të tyre. Thënë shkurtë do të qëndrojë karshi Realitetit të urtë të ekzistencës.
Keywords:
modernizimi, shoqëria, sfidë, diskurs fetar, ZotiDownloads
References
-
Kurani
-
Dostojevski, F.M., Ruska Religijska Filozofija i F.M. Dostojevski, përgatiti: N. Berdjajev, Beograd, 1982.
-
Hafizoviç, Reshid, Teoloski Traktati o Naçelima Islamske Vjere, Sarajevo, 1996.
-
Islamoglu, Mustafa, Hayat Kitabi Kur’an, Istanbul, pa datë.
-
Ikbal, Muhammed, Ripërtëritja e mendimit fetar ne islam, përkth. Nexhat S. Ibrahimi, Shkup, 2006.
-
Fuko, Mishel, Rijeçi i stvari, Beograd, 1971.