Regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë mbi përkatësinë fetare

Autorët

  • Edmond Sharka

Abstract

Gjatë periudhës së sundimit Osman në trojet shqiptare regjistrimi i popullsisë ishte i vazhdueshëm dhe për më tepër pothuajse gjithçka niste mbi përkatësinë fetare, si të dhëna bazë për financat e Perandorisë Osmane.
Të dhënat e nxjerra nga Perandoria Osmane na orientojnë se; mbas pranimit të Islamit nga shumica e popullsisë shqiptare, që nga studiuesit thuhet se definitivisht ka qenë shekulli XVII, në të cilën raportet rezultonin rreth 70% muslimanë (sunni dhe bektashi dhe sekte tjera), dhe 30% të krishterë, ku më së shumti ishin ortodoksë e më pak katolikë, normalisht dhe pakica fare e vogël hebrenjsh.
Shekulli i XIX ishte shekulli që pothuajse e kristalizoi raportin e besimit fetar në trojet shqiptare, shifrat 70-20-10% përkatësisht muslimanë, ortodoksë, katolikë, kishin qenë të vërtetat. Këto të dhënat pothuajse janë të njëjta me një marxh gabimi të pranueshëm në +/- 5% në maksimumin më të madh. Edhe pse ka pasur regjistrime mbi përkatësinë fetare mbas vitit 1945, çuditërisht studiuesit shqiptarë nuk kanë përmendur gjëkundi asnjë fakt të tillë, pavarësisht se flitet për besimin e shqiptarëve, që bazuar në këto regjistrime janë pothuajse 100% besimtarë.
Për mendimin tonë statistikat duhet të jenë më specifike në mënyrë që të tregojnë realitetin e duhur, se a janë vërtetë besimtarë, dhe se cilit besim i përkasin, apo besimin e përlyejnë me besëtytni dhe kështu hamendësojmë se janë besimtarë.
Janë të pranueshme ankesat mbi saktësinë e gjithë këtyre regjistrimeve, por kur çojmë në mendje Censusin e vitit 2011 dhe parregullsitë që i kemi parë me sytë tanë, mund ta marrim me mend si kanë qenë censurat e tjera në vitet 1916, 1918, 1923, 1930, 1945, 1950, 1955, 1960, 1969, 1979, 1989, ku vështirësitë nga fillimi i shekullit ishin mjaft të mëdha, duke patur parasysh dhe ‘teknologjinë’ e këtyre viteve dhe të tjera vështirësi.
Në ndryshim nga Censusi i 2011 personat që merreshin me këtë punë nga viti 1916 deri në vitin 1945 nuk kishin interesa që të bënin deformime në të dhëna për asnjë arsye, ajo që duhet thënë është se vërtetë ata kanë pasur shumë vështirësi në kontaktin me njerëzit dhe se shpesh ata që ishin në lëvizje nuk regjistroheshin.

Keywords:

Albania, Ottoman Empire, religion, Albanian population, XIX century

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Bërxoli, Arqile: Minoritetet në Shqipëri; Tiranë, 2005.

  2. Grup autorësh: Historia e popullit shqiptar; Vëllimi I, Akademia e Shkencave, TOENA, Tiranë, 2002.

  3. www.gazetastar.com/index.php?p=hg&hid=4514

  4. Karpat, Kemal H.; Ottoman Popullation 1830-1914; Michigan USA, 1984.

  5. Frashëri, Sami:Viset shqiptare në Kamusul Al-lam; LOGOS-A, Shkup, 2004.

  6. Karpat, Kemal H.: Ottoman Popullation 1830-1914; Michigan USA, 1984.

  7. Bozbora, Nuray: Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane; DITURIA, Tiranë, 2002.

  8. Grup autorësh: Historia e Shqipërisë II; Tiranë, 1984, cituar nga Arqile Bërxoli: Minoritetet në Shqipëri; Tiranë, 2005.

  9. Grup autorësh: Historia e popullit shqiptar, V`llimi II; Akademia e Shkencave, TOENA, Tiranë, 2002.

  10. Teki Selenica, Shqipëria më 1923, Tiranë, 1923.

  11. Teki Selenica, Shqipëria e ilustruar 1927, f. 213-215, Gjithashtu dhe Shqipëria 1927; botuar në Tiranë, 1928.

  12. Bërxolli, Arqile: Minoritetet në Shqipëri; Tiranë, 2005.

  13. Historia e popullit shqiptar, Vëllimi III, TOENA, Tiranë, 2007.

  14. S. Skëndo: “Albania” New York, 1956.

  15. Gazeta “Bashkimi”, tetor 1945.

  16. Fiqiri Sheri,“Mbi regjistrimet e përgjithshme të popullsisë në Shqipëri”, Demografia janar-qershor 1999.

  17. A.Q.SH. F.890, D.333, Viti 1945.

  18. Jacques, Edwin: Shqiptarët, Kartë e Pendë, Tiranë, 2011.

  19. Popoviç, Alexandre: Islamizimi Ballkanik,; Dituria, Tiranë, 2006.

Published

2024-01-16

How to Cite

Sharka, Edmond. 2024. “Regjistrimi I Popullsisë Së Shqipërisë Mbi përkatësinë Fetare”. Univers 16 (16):108-17. https://www.albanica.al/univers/article/view/3530.

Numër

Section

Studime