Rinia dhe problemet sociale të kohës

Autorët

  • Prof. As. Dr. Qazim Dushku

Abstract

Duam apo nuk duam ne, dhuna mes adoleshentëve dhe ajo ndaj tyre është e pranishme.
Ky është përfundimi i studimeve të bëra nga autorët tanë dhe të huaj.
Ne nuk do merremi shumë me rastet apo me profilin e tyre, ashtu siç nuk do të bëjmë dallime midis shfaqjeve të konflikteve dhe të dhunës midis individëve dhe grupeve duke i shtresëzuar ato në kategori sipas moshës, gjinisë, nivelit të shkollimit, besimit, formimit kulturor dhe subkulturor të familjeve nga ku ata vijnë etj. Ajo që ka rëndësi të theksohet është se fenomeni është i pranishëm. Me një tendencë në rritje, kryesisht në shkollat e mesme, kryesisht në qytet dhe më i përhapur në zonat urbane. Por, nuk përjashtohen as rastet e dhunës në fshat. Adoleshentët dhunohen në forma të ndryshme edhe nga prindërit e tyre. Janë të të gjitha moshave, por fëmijët para adoleshencës janë më pak të mbrojtur (11-14 vjeç).
"Një ditë do të pendohesh për mënyrën si po na trajtoni, por do të jetë vonë", kjo është përgjigja që morën prindërit e adoleshentëve të dhunuar. Në forma të ndryshme, shprehin rebelim edhe fëmijët e tjerë kundër autoritarizmit të skajshëm të prindërve, raporteve të ftohta sociale në marrëdhënie me ta, keqperdorimit të vlerave pozitive që mbart kjo moshë etj.
Prandaj puna me fëmijët ka nevojë për një kujdes të veçantë.
Pasuria më e madhe që mund t'u lëmë si trashëgimi është të merremi me ta çdo ditë, në kuptimin më të mirë të fjalës, duke komunikuar vazhdimisht me ta dhe krijuar hapësirë për bashkëpunim dhe liri të veprimit brenda normave të shoqërisë dhe familjes në një sistem tjetër.

Keywords:

adoleshentë, prindërim, dhunë, probleme shoqërore, familja

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Njohuri për shoqërinë 1. T. 1999.

  2. Glend Tinder, Mendimi politik, T. 1993.

  3. Kurani.

  4. Bendura, Psikologjia e edukimit.

  5. Gëzim Tushi: Shoqëria moderne dhe njeriu i lakuar.

  6. Stefan Cvajg: Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje.

  7. Bazaku: Novela.

  8. Arian Kadiu: Adoleshentët dhe tranzicioni, T. 2000.

  9. Grahan Grind: Komedianët.

  10. Kultura islame, viti I, nr. 3-5 nëntor 1942 - mars 1943. Viti I, nr. 11, korrik 1943.

  11. Izetbegoviç, Alia: Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit.

Published

2024-01-29

How to Cite

Dushku, Prof. As. Dr. Qazim. 2024. “Rinia Dhe Problemet Sociale Të kohës”. Univers 14 (14):99-115. https://www.albanica.al/univers/article/view/3777.

Numër

Section

Studime