Mashtrimi serb për kishat e tyre në Kosovë

Autorët

  • Sherif Delvina

Abstract

Serbët, në opinionin ndërkombëtar, kur flasin për të drejtat e tyre mbi Kosovën, ngrenë çështjen e kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë. Është fakt i pamohueshëm se mjaft kisha në Kosovë, të ndërtuara në kohën e pushtimit sllav të Kosovës, janë ngritur mbi themele kishash të vjetra parasllave. E tillë është kisha e sotme e Shën Prendës në Prizren, që është ndërtuar nga mbreti Milutin në vitin 1307, mbi themelet e bazilikës së vjetër; gjithashtu, flasin qartë edhe shkrimet latine të gjetura në fshatin Drenova pranë Prepolisë, ku në rrënojat e kishës janë gjetur shkrime latine dhe mbetjet e kishave të Pustenikut, Lipjanit etj., që tregojnë se ato i përkasin periudhës para sllave.
Të bie në sy përkatësia historike e kishave serbe në Kosovë, ato në shumicën e rasteve u përkasin shqiptarëve. Car Stefan Dushani filloi rindërtimin e kishës së Deçanit. Ai u detyrua të mbante një njësi ushtarake, sepse vendasit (shqiptarët katolikë) nuk lejonin që mjeshtërit të punonin në faltoren e tyre. Gjithashtu, Millorad Tomaniq na informon se: "Pa pushtimet e dhunshme të Car Stefan Dushanit, pa djegiet e qyteteve dhe fshatrave, pa vrasjet e shqiptarëve dhe grekëve, Dushani nuk mund të shpallej Car dhe kisha serbe nuk mund të bëhej e pavarur."
Shovinistët serbë e quajtën Kosovën djepin e Serbisë, zemrën e saj dhe Jeruzalemin.
Një përgjigje të bukur iu dha atyre Noel Malkomi: “Kjo zemër ndodhet në një trup të huaj për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së saj."
Vlen të theksohet se gjatë tri periudhave të mesjetës, gjegjësisht deri në fund të shekullit XVII nuk ka pasur ankesa të dokumentuara nga kisha serbe për sa i përket shqiptarëve.
Si përfundim, duhet thënë se shqiptarët i kanë ruajtur e mbrojtur kishat e manastiret në Kosovë, edhe atëherë kur organet qeveritare dhe kishtare serbe bënin të gjithë të zezat dhe krime të pashoqe kundër popullit shqiptar.

Keywords:

kishat, sundimi osman, histori, Kosova, Serbia

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Babinger, F. Maonetto il Conquistatore e il suo tempo, Giulio Einaudi editore Torino 1957.

  2. D’Avril, A. La Serbie Chrétienne étude historique, Paris, 1897.

  3. Dogo, M. – Kosovo, Albanesi e Serbi: le radici del conflitto, 1992.

  4. Jireçek, I.C. Geschichte der Serbien, (Amsterdam Verlag 1967).

  5. Jireçek, C. La civilisation Serbe au moyen age , Paris, 1913.

  6. Chopin, Ubicini A. Provinces Danubiennes et Romaines, Part 1-2, Paris, Firman Didot Fréres MLCCCLV, 1856.

  7. Aleks N. Dragnich and Slavko Todorovich. The saga of Kosovo focus on Serbian – albanian relations. East Europe an monographs, boulder distributed by Columbia University Press, New York, 1984.

  8. Drançolli, J. Rrënjët e qytetrimit iliro – shqiptar në Kosovë, Rilindja, 10-12 shkurt 1999.

  9. Sestieri, C.P. Chiese Medievali nel Kosovo, Albania, N. 11.1942.

  10. Garde, P. Vie e mort de la Yougosllavie, Librarie Artheme Fayard 1992.

Published

2024-01-29

How to Cite

Delvina, Sherif. 2024. “Mashtrimi Serb për Kishat E Tyre Në Kosovë”. Univers 14 (14):257-77. https://www.albanica.al/univers/article/view/3789.

Numër

Section

Dokumente