Mendimi filozofik në poezinë e Vexhi Buharasë

Autorët

  • Jolanda Lila

Abstract

Vëmendja e Vexhi Buharasë për kulturën e Lindjes nisi që herët. Në vitin 1940, ai botoi në organet e shtypit të kohës, si në revistën “Kultura Islame” dhe “Njeriu”, një sërë shkrimesh kushtuar dijetarëve dhe poetëve të Lindjes, si: Namik Kemal, Teufik Fikret, Saadiu, Nizamiu, Shiraziu etj.
Buharaja ishte një njohës i thellë i kulturës, i historisë, i artit dhe i letërsisë së vendeve të Lindjes, nga i mori dhe i bëri kryeveprat të flasin shqip. Përvoja e përkthimit dhe kontakti i vazhdueshëm me kulturën e filozofinë islame do të linte gjurmë të thella edhe në botëkuptimin e tij. Kjo reflektohet qartësisht në poezitë e tij origjinale, të shkuara brenda harkut kohor 1940-1944. Ndonëse krijimet poetike të Buharasë janë modeste në numër (gjithsej janë 20 poezi dhe dy skica letrare), ato kanë vlera shumëdimensionale në përmbajtje.
Në poezinë e Vexhi Buharasë hetohet një mënyrë unike e ngritjes nga një terren konkret në hapësirën kozmike, nivele në të cilat arrin edhe universalizimi i mendimit dhe i ndjenjës. Boshti mbajtës dhe orientues i tij, qendra ku konvergojnë dhe nga ku derivojnë elementet e ndryshme të koncepteve bazë të poezive, është pikërisht idealizmi objektiv.

Keywords:

Vexhi Buharaja, poezi, kulturë e lindjes, mendime filozofike

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. The Cambridge Dictionary of Philosophy, Cambridge University Press, New York, 1999.

  2. Dictionary of Islamic philosophical terms, Guests Book, London, 1982.

  3. Kondo, Ahmet. “Vexhi Buharaja (Njeriu, poeti, dijetari)”, Eugen, Berat, 1995.

  4. Hima, Yzedin. “Vexhi Buharaja - pa mite e mjegull”, AIITC, Tiranë, 2008.

  5. Fuad El-Ehwani, Ahmed. “Filozofia islame”, Zëri Islam, Prizren, 2002.

  6. Tërnava, Naim. “Pasqyrë e filozofisë islame”, Prishtinë, 1995.

  7. “Filozofia klasike perso-iraniane”, Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, Tiranë, 2010.

Published

2024-05-07

How to Cite

Lila, Jolanda. 2024. “Mendimi Filozofik Në Poezinë E Vexhi Buharasë”. Univers 13 (13):255-62. https://www.albanica.al/univers/article/view/3917.

Numër

Section

Opinione