Pazari dhe disa nga xhamitë e Elbasanit
Abstract
Vendi ku zhvilloheshin të gjitha veprimtaritë e ndryshme ekonomike dhe që i jepte gjallëri të madhe jo vetëm ekonomisë, por të gjithë jetës qytetare, ishte Pazari.
Aty zhvillohej një jetë e gjallë e aktive dhe që e lidhte Elbasanin me të gjitha qytetet e tjera shqiptare e ballkanike, si dhe me Selanikun e Stambollin, dy qytete porte shumë të rëndësishme për tregtinë e asaj kohe.
Një përshkrim të bukur dhe të përmbledhur të këtij pazari na e jep historiani i mirënjohur Zija Shkodra: “Pazari i Elbasanit, i ndodhur në pjesën jugore të Kështjellës, i përbërë prej 580 dyqaneve në vitet ’30 të shek. XIX, ishte i sistemuar në 8 rrugë kryesore të drejta, me nënndarje që takoheshin nga njëra anë me sheshin e qytetit, në vendin ku ndodhej xhamia me kupolë plumbi e Hasan Ballies”.
Në afërsi të tregut gjendeshin edhe xhamia e Pazarit dhe ajo e Agait, të cilat bënin pjesë në kategorinë e faltoreve më të shënuara muhamedane të këtij qyteti.
Elbasanasit zhvilluan lidhjet e tyre tregtare me jashtë dhe vetëm gjatë viteve 1741-1800.
Vetëm me Venedikun bënin tregti 20 tregtarë të ndryshëm.
Para vitit 1878 u krijua “Dhoma tregtare” me një kryetar e pesë anëtarë, si dhe ishte ngritur gjykata tregtare e arbitrazhit me kodin e saj që nga viti 18515.
Një nga monumentet natyrore më interesante dhe më të bukura është Rrapi i Bezistanit, që sot ndodhet në qendër të qytetit.
Ndërkaq, ndër xhamitë më të vjetra të Elbasanit është Xhamia Mbret (1466) e cila është xhamia më e madhe dhe më e vjetër e qytetit dhe ndodhet brenda kalasë, në pjesën qendrore të saj, në të djathtë të rrugës që nga porta të fut në kala dhe është në gjendje relativisht të mirë.
Keywords:
Elbasan, Xhamia, pazari, Rrapi i BezistanitDownloads
References
-
Shkodra, Zija; Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, ASHSH, Instituti i Historisë, Tiranë, 1984.
-
Xhelili, Qazim. Vehbi Dibra - Personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, Albin, Tiranë, 1998.
-
Elbasani-Enciklopedi, Sejko, Elbasan, 2003.
-
Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje: Kosovë, Mal i Zi, Ohër. Sh.b. 55, Tiranë, 2008.
-
“Arkitektura e xhamive të Shqipërisë (shek. XV-XIX)” të Aleksandër Meksit, Uegen, Tiranë, 2007.