Naim e Sami Frashëri dhe revista “Ckronj mësimi e përhercime”
Abstract
Revista "Drita"-"Dituria" ("Ckronj mësimi e përhercime") njihet si një prej organeve të para të shtypit të periudhës së Rilindjes Kombëtare, sepse është e para revistë e përkohshme didaktiko-pedagogjike shqiptare.
E ideuar dhe e drejtuar nga vëllezërit Naim e Sami Frashëri, ajo nisi të botohej më 10 gusht 1884 në Stamboll (Turqi). Gjatë viteve 1884-1885, dolën 12 numra me nga 16 faqe. Fletorja “Drita”-“Dituria” qarkulloi pas të përjavshmes "I foni this Alvania" (Zëri i Shqipërisë) të Anastas Kulluriotit (1879-1880) dhe krahas "Fjamuri Arbërit" të De Radës (1883-1887).
Porta e Lartë e lejoi të përmuajshme e shtrënguar nga shkallëzimi e ashpërsimi i kundërshtive mes qeverisë së Stambollit dhe asaj të Athinës dhe nga frika e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve ndaj Stambollit, që nxitej nga qarqe të caktuara greke; nga çoroditja që kishte krijuar shtrirja dhe rikoordinimi i lëvizjes kombëtare shqiptare, mes Stambollit, Bukureshtit dhe qendrave shqiptare në atdhe, në veri të së cilës (Lumë e Gjakovë, Pejë e Ferizaj, Tetovë, etj.) vazhdonin luftimet.
Naim e Sami Frashëri qenë ideorë të "Shkronjë mësimi e përhershme”, njëherësh edhe autorë të një vargu shkrimesh. Ata, së bashku me Jani Vreton, Pandeli Sotirin e Koto Hoxhin, synuan dhe ia arritën ta zgjerojnë spektrin problemor të revistës.
Për idetë e problemet që shtronte, revista përndiqej nga censura, se, siç i shkruante Sami Frashëri De Radës, më 20 shkurt 1881, "turku nuk do zgjuarjen e shqiptarëve", as "përhapjen e idesë kombëtare të popullit shqiptar". Dhe një ditë, kur Jelldis Qoshku e humbi durimin, (pasi revista, në dukje e qetë, ua ndizte ndjenjat e lexuesve, kaliste dëshirën e vullnetin për çlirim nga zgjedha osmane) ndaj mori vendimin e prerë: "Jasak!".
Revista u ndalua në numrin e saj të 12-të.
Keywords:
Revista, Rilindja Kombetare, Shqipëria, Lëvizja KombëtareDownloads
References
-
Hysni Myzyri - Gazeta "Mësuesi”, Tiranë, 13 janar 1986.
-
Pirro Tako - Gazeta “Drita”, T. 1984, 19 gusht.
-
Hysni Myzyri -Shkollat e para kombëtare shqipe-, Tiranë, 1978.
-
Dhimitër S. Shuteriqi- “Gjurmime letrare” -, Tiranë 1974.
-
Ahmet Kondo- Revista “Studime historike”, Tiranë, 1970, nr. 3.
-
AQSh. Fondi Sami Frashëri, Dosja 4.
References
Hysni Myzyri - Gazeta "Mësuesi”, Tiranë, 13 janar 1986.
Pirro Tako - Gazeta “Drita”, T. 1984, 19 gusht.
Hysni Myzyri -Shkollat e para kombëtare shqipe-, Tiranë, 1978.
Dhimitër S. Shuteriqi- “Gjurmime letrare” -, Tiranë 1974.
Ahmet Kondo- Revista “Studime historike”, Tiranë, 1970, nr. 3.
AQSh. Fondi Sami Frashëri, Dosja 4.



