Nga mulliri shqiptar, deri te turbinat

Autorët

  • Ramadan Përhati

Abstract

Nga studimet e bëra ndër vite për fillimet e para të mullinjve për bluarjen e drithërave të bukës kemi pak të dhëna.
Për këto mullinj thuhet se në vitet 1414-1416, në rrethin e Shkodrës, në fshatin malor të Tamares, që e përmbledh zona e Kelmendit, mendohet se ka pasur një mulli që i përket shek. XIII e që quhej mulliri i Jakojve.
Mullinj për bluarjen e drithërave, me disa veçori të vogla ndërtimore, gjejmë edhe në ditët tona në disa krahina të Shqipërisë.
Mullinj të tillë bluarje gjejmë edhe në Lunar të Dibrës, në Laç të Kurbinit, Kukës e deri në zonën e Mokrrës, për të cilët mendohet se i përkasin shek. XVIII.
Sistemi kinametik e hidraulik i mullirit, i gatshëm për të bluar produktin, mund të ndahet nga pikëpamja e jashtme në dy pjesë:
1. Salla e pajisjeve që realizon bluarjen e produktit së bashku me anekset përkatëse të magazinimit, të drejtimit të procesit të bluarjes, të ndalimit të procesit. Kjo mund të quhet salla e makinerive. Të gjitha këto pajisje janë të montuara në dyshemenë e mullirit.
2. Nën dyshemenë e mullirit është montuar në vazhdimësi boshti i mullirit, së bashku me 1opatat përkatëse të montuara në të. Kjo pjesë e mullirit, bashkë me rrymat e ujit përbën pjesën hidraulike të kompleksit të mullirit.
Në përgjithësi mullinjtë e bluarjes së drithërave, me ndonjë veçori sipas trevës, janë thuajse tipikë. Ndryshojnë vetëm për kah madhësia dhe ndërtimi.
Me kalimin e shekujve deri në ditët e sotme , teknologjia u zhvillua duke thelluar më tej principin kinematik dhe hidraulik të mullinjve dhe arritën të japin mullinj më të avancuar.
Kështu mbi bazën e eksperimenteve shkencëtarët, duke vënë në jetë ligjshmërinë e hidraulikës, skemën e mullinjve shqiptarë, e shndërruan në turbina. Kjo lloj turbine gjeti përdorim në veprat hidroteknike mbi/ e nëntokësore.

Keywords:

mullinjtë, drithëra, hidraulik, teknologji, turbina

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ramadan Përhati, Regjimi i shpimit me turbinë, revista "Teknika" Tirane, 1959, nr.3.

  2. R. Përhati, Shpimi i puseve të naftës dhe gazit, Tiranë, 1968.

  3. R.. Përhati, Shqipëria vendi më i pasur në Ballkan , Studim "Fondi gjeologjik në Shkodër ", Shkodër, 1989.

  4. R. A. Jonenisjan, Osnovi teori i tehniki turbinnogo burenia, Moskë, 1953.

  5. G. S. Barshai dhe N. N. Bujanovski- Teknika skorosnigo turbinoga burenia, Moskë, 1956.

Published

2024-05-21

How to Cite

Përhati, Ramadan. 2024. “Nga Mulliri Shqiptar, Deri Te Turbinat”. Univers 11 (11):245-51. https://www.albanica.al/univers/article/view/4347.

Numër

Section

Opinione