Kalendari Islam dhe astronomia

Autorët

  • Dr. Enes Kujunxhiq

Abstract

Në këtë artikull, i nxjerrë nga “Burimet e historisë së trashëgimisë astronomike dhe matematikore në Arabë”, shkruar nga Dr. Enes Kujunxhiç, janë evidentuar fakte mbi ekzistencën e shumë veprave ose të paktën fragmenteve të veprave të autorëve arabë dhe joarabë që trajtojnë çështje astronomike. Siç thuhet në këtë shkrim, pavarësisht faktit që këto hulumtime astronomike kryheshin kryesisht me qëllim të aplikimit praktik në aspektin fetar, arritjet e tyre ishin të mëdha dhe me ndikim të gjerë.

Autori i klasifikon këto arritje në: vepra autentike teorike-astronomike, bazat matematikore, tabela ose manuale udhëzuese për vëzhgime astronomike; shkrime mbi instrumentet astronomike të vëzhgimit dhe udhëzime për përdorimin e tyre, etj. Gjithashtu, janë paraqitur arritjet hulumtuese lidhur me fusha të ndryshme astronomike si: kronologjia, trigonometria, lëvizja planetare, paralakset, eklipset, koordinatat tokësore dhe qiellore në lidhje me përcaktimin e pozicionit të planetëve dhe yjeve.

Aplikimi praktik i këtij dijetimi ishte hartimi i kalendarëve - takivimeve, përmes të cilëve përcaktoheshin kohët e faljes ose fillimi i muajve hënorë, ku një rëndësi e veçantë i jepej ditës së parë të muajit të Ramazanit ose asaj të vitit të ri hënor. Gjithashtu, një rëndësi e madhe i kushtohej përcaktimit të drejtimit të Kiblës, i cili kryhej në atë kohë me saktësi të madhe nga çdo pikë në sipërfaqen e tokës. Këtu, Dr. Kujunxhiç sjell në vëmendje hulumtimet e dhjetëra autorëve perëndimorë të njohur në botë, të cilët vlerësojnë shumë kontributin e dhënë në fushën e astronomisë nga autorët arabë që nga shekulli i 8-të, duke arritur kulminacionin në shekujt e 13-të dhe 14-të.

Siç thotë autori, “Fund i kësaj astronomie erdhi me shkatërrimet në Damask nga mongolët në vitin 1402, si dhe një shekull më vonë me pushtimin osman të Kajros në vitin 1517. Në këtë kohë, qendra e aktivitetit astronomik u zhvendos në Stamboll…”

Theksojmë se dorëshkrime në arabisht mbi trashëgiminë astronomike ruhen edhe në vendet e Ballkanit dhe nuk do të ishte për t’u habitur nëse ndonjë prej tyre ekziston edhe në Shqipëri. Duhet të kryhen hulumtime për to.

Keywords:

Astronomia, matematikë, planete, koordinata, trashëgimi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Pasqyrimin më të kompletuar të historisë së astronomisë arabo-islame paraqet C.Nallino në veprën "Ilm al-falak 'inda -l-arab...

  2. Roma, 1911.Leksikoni biografiko-bibliografik i matematikanëve dhe astronomëve muslimanë deri në shekullin XVII me 600 emra, e kanë përgatitur në tri vëllime G.P. Matvievskaja dhe B.A. Rozenfeld: Matematiki i astronomi muslimanskog srednevekovja i ih trudi. I-III. Moskva: Nauka, 1983.Krahas këtij burimi referues, me paraqitje edhe të burimeve origjinale, duhet përmendur edhe punimet e H. Suterit: "Die Matematiker und Astronomen der Araber und Ihre Werke", Abhandlungen zur Geschichte der matematischen Wissenchaften, X (Leipzig, 1900), dhe XIV (1902), si dhe plotësimet të dhëna nga H.P.J. Renaud në: Isis, 18 (1932), faqe 166-183., C. Brockelmann Geschichte der arabischen Literatur. Zweite Auflage. I-II (Leiden: E.J. Brill, 1943-49) dhe Suplementbande I-III (Leiden: E.J. Brill, 1937-1942)., C.A. Storey,

  3. Persian Literature: A. Bio-Bibliographical Survey. Vol. II, Pt. 2 (London: Luzac and Co., 1958) dhe F. Sezgin Geschichte der arabischen Schriftums, Band V:Matematik, Band VI: Astronomie (Leiden: E. Brill, 1974., 1978). Përveç këtyre, në kohë të vonshme kemi edhe daljen në dritë të katalogut të dorëshkrimeve shkencore të bibliotekës nacionale të Egjiptit (Kairo, 1981), të përgatitur nga D. A. King, me paraqitjen e 2500 dorëshkrimeve astronomike e matematike, duke dhënë kështu përmbledhjen më të rëndësishme në botë tekstesh të kësaj natyre.

  4. Shih: The life and Work Ibn al-Shatir an Arab astronomer of the 14-th century, Alepo: Institut for the History of Arabic sciences, 1976, në të cilën janë pasqyruar kërkimet e veprës së këtij autori të rëndësishëm të astronomisë në arabisht.

  5. Për të dhëna bibliografike dhe biografike për këtë filozof e enciklopedist, shih E. Kujunxhiq, "Ibn Sina (Avicena) 370H-428H/980-1037". Anthopos, I-II (1986).

  6. Me aspekte të dokumentit origjinal astronomik al-Qanun al-Mas'udi të al- Birunit, I-III (Haydarabad, 1954-61), janë marrë W. Hartner dhe M. Schramm në artikullin e tyre: "Al-Biruni and the Theory of the Solar Apogee, an exemple of originality in Arabic Science" Scientific change. E. by A.C. Crombie, London: Heinemann. Al-Qanunin e kanë paraqitur mjaft gjerësisht B.A. Rozenfeld dhe M. Rozhanskaja në "Astronomiçeski trud al-Baruni Kanon Mas'uda". Ist.-Astr. Issled. 10 (1969).

  7. Këtu kihet parasysh Optika e tij "al-Manazir", botimi i së cilës në përkthimin latinisht mban titullin: Opticae thesaurus Alhazeni Arabic libri septum, nune primum editi a Federico Risnero, Basel, 1572. Deri vonë mendohej se kjo ishte e vetmja punë e ruajtur nga vepra e tij kapitale për kërkimet e historisë së optikës. 2= Mirëpo, në bibliotekën al-Fatih në Stamboll, nga shtatë discorse janë gjetur i pari dhe i shtati, kurse i gjashti është gjetur në bibliotekën Ahmed III. Për të dhëna të tjera shih Kurkis Awad: Aqdam al-Mahtutat al-Arabiya fi maktabat al- alam. Bagdad: Dar ar-Rashid, 1982. Për të dhëna më të reja për Ibn Hayasamin shih: DSB, V-VI, si dhe literaturën që është dhënë atje.

  8. Përkthimi latinisht i kësaj vepre, ruhet nën numrin 955 në manastirin e Fojnikut nën titullin Muhamedus Ketiri (Alfraganus): Elementa astronomica Arabice et Latine, Amstelodami, 1669.

  9. Kozmografinë në Tedkira e ka hulumtuar F.J. Ragep: Cosmography in the "Tadhkira" of Nasir al-Din al-Tusi.

  10. I-II. Disertacion Doktoranture, Harvard University, 1982.

  11. Al-Mulahhas fi-l-hay'a al-Dagmini, gjëndet edhe në koleksionet e dorëshkrimeve arabe të Bosnje e Hercegovinës. Lidhur me këtë vepër shih: Die Astronomie des Mahmud ibn Muhammad ibn Omar al-Gagmini, ZDMG, XVII (1893).

  12. Shih vërejtjen 4.

  13. Kjo vepër u krijua në Andaluzi pas vitit 1185. Është ruajtur vetëm në përkthimin latinisht të Michael Scott, botuar nga Fr. Carmody si De Motibus celorum (Barkley and Los Angelos University of California Press, 1952). Sipas fjalëve të redaktorit të këtij botimi "kjo vepër ofron një shikim të pastër në gjithësi, ku me këtë rast mekanizmi abstrakt i paraqitur nga Ptolemeu, tanimë lihet pas në favor të një modeli më real, i cili nënkupton kërkimin e shkaqeve të krijimit të energjisë dhe të transmetimit të saj, gjë që injorohet në "Almagest". Ndikimi i këtij libri në skolasticizmin latin është prezent në shumë huazime, madje edhe në disa plagjiatura të herë pas hershme në dokumentin "De motu supercelestium" të Robert Groseteste.

  14. Nën titullin Opus astronomicum, paraqitet teksti arabisht i një zixhi me përkthim latinisht, botuar nga C. Nallino. I-III (Milano: Reale Osservatorio dr Brer, 1903-1907).

  15. Shih: E. S. Kennedy: "A Survey of Islamic Astronomical Tables". Transactions of the American Philosophical Society, N.S. XLVI, 2 (1952).

  16. D.A. King: "The Exact sciences in Medieval Islam: Some remarks on the present state of research", MESA, Buletin, 14, 1 (1980).

  17. Lidhur me aspekte të ndryshme të kalendarologjisë Islame, krahas shqyrtimit të kalendarit tek disa popuj të vjetër (Grekë, Indianë etj.) shih Chronologie Orientalischer Volker von Alberuni. Hrsg. von E. Sachau. Leipzig: O. Harrassowitz, 1923.

  18. Lidhur me këtë më gjerësisht shih tek D. A. King "Ibn Yunus's very useful tables for reckoning time by the sun". Archive for the history of exact Sciences. X (1973).

  19. Në aspektin e arritjeve bashkëkohore në hulumtimet për këtë çështje komplekse, shih A. King: "Kibla", Enciclopaedia of Islam, Leiden: E. J. Brill, Vol. V.

  20. Shih D. A. King: "Al-Khalili's auxiliary tables for solving problems of spherical astronomy", J. for the History of Astronomy,

  21. IV (1973).

  22. Ne ende nuk kemi ndonjë studim, që të merret në mënyrë të imtë me temën e orientimit të xhamive në drejtim të Kibles, gjë që, sigurisht, do të ndihmonte të nxirren arsyet e pasaktësive të këtij orientimi që është sot, p.sh. pasaktësitë e drejtimit të dy xhamive të Sarajevës: Gazi-Husrevbeg dhe Ferhadije.

  23. Një paraqitje e gjerë e mënyrës së përdorimit të astrolabit është dhënë në shkrimin "Astrolab" të W. Hartner në botimin e ri të Enciklopedisë Islame. Pasqyra e literaturës në gjuhën arabe për astrolabin në renditje kronologjike, gjendet tek: "The Origin of the Astrolabe according to the Medieval Islamic sources". JHAS, V, 1-2, (1981).

  24. Shih D. A. King: "The Astronomy of the Mamluks." Isis 74, 274 (1983).

  25. Shih literaturën mbi orët diellore në pasqyrën bibliografike të titulluar "Literatura o astronomskim instrumentima", në librin "Islamski Kalendar i Astronomija", përgatitur nga Enes Kujunxhiq, botuar në Sarajevë, 1991.

Published

2025-03-22

How to Cite

Kujunxhiq, Dr. Enes. 2025. “Kalendari Islam Dhe Astronomia”. Univers 9 (9):288-97. https://www.albanica.al/univers/article/view/5962.

Numër

Section

Opinione