Një xhami e hershme dhe hoxhallarët që shërbyen në të

Autorët

  • Smajl BALA

Abstract

1. Xhamia e parë

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në Xhabijej, lagjja “Salo Halili”, ka qenë Xhamia e lagjes Tophanë, një nga xhamitë më të vjetra dhe pjesë e historisë së qytetit të Shkodrës. Kjo xhami u ndërtua me nismën dhe shpenzimet e bamirësit Mustafa Efendia, banor i asaj lagjeje, në periudhën e Gazi Sulltan Murat Hanit, të birit të Sulltan Ahmed Hanit, në muajin e Ramazanit të vitit 1027 Hixhri (1617 H.B). Mustafa Efendia la gjithashtu me testament një pjesë të pasurisë së tij për mirëmbajtjen e kësaj xhamie bashkë me pagesën e imamit. Xhamia ka qenë një ndërtesë me mur guri, me përmasa mesatare, me çerdak e me parmak dërrase dekorative, me minare dërrase dhe të gjitha hapësirat që lejonin kryerjen normale të shërbimeve fetare. Xhamia është riparuar disa herë. Për t’u përmendur është riparimi i plotë i kryer nga Haxhi Agë Kopliku në vitin 1146 Hixhri (1728 S.B) dhe ai i bërë me shpenzimet e Haxhi Tahir Tevisë. Bri xhamisë ka qenë një mejtepi njëkatësh, me përmasa 6 me 6, ku fëmijët merrnin mësime fetare, ndërsa pas vitit 1930 u përdor për qëllime të tjera. Xhamia kishte trumën e ujit dhe gurin e xhenazes. Bri saj kanë qenë varrezat. Në mes të tyreka qenë një mauzoleum dhe në anë të tyre ka qenë varri i Haxhi Tahir Tevisë, i rrethuar nga familjarët. Xhamia, oborri e varrezat kanë qenë të rrethuar me sallgama dhe ka qenë mbjellë një man dhe një bli. Përveç kësaj, xhamia kishte pronat e veta të lëna si vakëf, mulliri në Fush-Çelë, të ardhurat e të cilave shkonin për xhaminë.
Në vitin 1967, si në institucionet e tjera fetare të vendit, veprimtaria u ndërpre.
Gjatë viteve, në këtë xhami kanë shërbyer imamët dhe hatibët: Mustafa Efendia, Hafiz Abdyl Spahija në vitin 1832, Hafiz Halil Tophana I, Hafiz Halil Ymer Shami, Hafiz Salo Halil Tophana, Hafiz Salih Salo Tophana, Hafiz Rexhep Zylyftari, Hafiz Jonuzi, Hafiz Seit Trepçi, Hafiz Sulejmani, Hafiz Abdyl Ahmet Molla (Gavoçi), Hafiz Halim Hajdari, Hysein Can Buliqi, Hafiz Hysni Puka.

2. Xhamia e dytë

Me nismën e banorëve të lagjes Tophanë dhe me vullnetin e plotë dhe këmbënguljen e vazhdueshme të Haxhi Faik Hoxhës, Myfti i Shkodrës, kjo xhami u ndërtua në vitin 1996 mbi themelet e xhamisë së parë, me kontributin financiar të Shoqatës Bamirëse “Islamic Relief, Birmingham” me qendër në Londër, Angli, e financuar nga Fadil El-Ëardalani. Xhamia ka sipërfaqe prej 109 m², minare, çardak dhe pjesë të tjera funksionale. Pjesa ballore, e cila kishte mbetur pa u shkatërruar në vitin 1967, iu bashkëngjit asaj. Me kontributin financiar të Haxhi Hafiz Vehbi Gavoçit, sot xhamia gëzon një rrethim dhe një kopsht të bukur. Gjithashtu, banorët e lagjes, sipas mundësive të tyre, si edhe disa kompani dhe individë, kanë dhënë kontributin e tyre. Banori i kësaj lagjeje, Latifer Muça, me përkushtim të palodhur dhe vetëdije të lartë, ndoqi punimet deri në përfundimin e kopshtit dhe rrethimit.
Sot, xhamia dhe ambientet rreth saj ofrojnë kushte shumë të mira si për besimtarët që falen aty, ashtu edhe për imamin Ilir Dizdari dhe hatibit Muhamed Sytari, që të kryejnë detyrat e tyre. Ata predikojnë me përkushtim, duke tërhequr gjithnjë e më shumë besimtarë në xhami, veçanërisht të rinj.

Keywords:

Xhamia e Tophanës, riparim, minare, Vakëf, imamë dhe habibë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Hamdi Bushati, "Shkodra e Motet"; Shyqyri Tevija, 85 vjeçar banor i lagjes Tophanë, të dhëna gojore; Hasan Pelingu, banor i lagjes Tophanë, të dhëna gojore; Halil Murati, banor i lagjes, të dhëna gojore; Haxhi Agë Kopliku, ditari i tij arabisht ose përkthimi nga dr. Gjyl Çausholli, ruhet nga familjarët; Shënimi i redaksisë, gazeta "Drita e Dijes" në artikullin, "Xhamia që sfidon shekujt" në nr. 65, shtator 2004.

  2. Hali: qilim prej leshi e mëndafshi, me push dhe me lule disangjyrëshe.

  3. Safallek-u, m. 1. Arkit. Hajat (pjesa e jashtme e një ndërtese) i xhamisë, rrethuar me parmakë, që shërben si vend rezervë për të kryer faljet kur xhamia është e mbushur përbrenda ose për tu falur në fllad në stinën e verës, peristil.

  4. Haxhi Fevzi Zaganjori, Gazeta "Drita Islame", "Përpunohet Xhamia e Tophanës" nr. 14 (121) gusht 1997; Gazjon Rusi, gazeta "Udha Islame"; Muhamed Sytari, Gazeta "Drita e Dijes", artikulli "Xhamia që sfidon shekujt", nr. 65 shtator 2004.

  5. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet" v. I, fq. 109-110; Isa Alibali, "Në Shkodër të gjithë këndojnë".

  6. Gazeta "Drita Islame", qershor 1998, shkruar nga Ismail Kuthupi fq. 3; Të dhëna nga nipi i tij, Sherif Shami; Të dhëna nga nipi i tij Haxhi.

  7. Gazata "Drita Islame", nr. 4 (29), mars 1993; Adlije Agoviku, të dhëna gojore; Behije Buliqi, të dhëna gojore.

  8. Shyqyri Tevija, të dhëna gojore; Faik Dizdari, të dhëna gojore; Shefqet Salaj, të dhëna gojore; Muzeumi Historik Shkodër, fondi i Drejtorisë së arsimit. Shkresa të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të Drejtorisë së arsimit; Shkodër nr. 1119/XIV dt. 26/09/1920, nr. 944/XIV dt. 23/03/1921, nr. 1320/II dt. 22/10/1921, nr. 1073/II dt.01/10/1921, nr. 64/XIII dt. 15/03/1922, viti 1924, nr. 436 dt. 01/09/1923, datë 04/06/1924 dhe nr. 174/XXI dt. 08/04/1924, nr. 941/1 dt. 12/06/1925, nr. 1500/153 dt. 20/10/1927, nr. 4433 dt. 18/09/1929 etj. që ndodhen në dosjet përkatëse sipas viteve.

  9. Fatime Ullishta, të dhëna gojore; Fejzie Ullishta, të dhëna gojore.

  10. Hamdi Bushati, vep. e cit., vëll. I, 109-110, Enver Halili, Fejzi Halili, djemtë e Hafiz Halilit, katër faqe dorëshkrim, Komiteti i Veteranëve, Shkodër, Regjistri themeltar në germën "H", qarkore apo shkresa të Ministrisë së Arsimit dhe të Drejtorisë së Arsimit Shkodër, nr. 111/XVI. dt. 26.09.1920, dhe me radhë deri në vitin 1929, AQSH, dekrete emërimi, që janë të shumtë. Fondi i Komunitetit Musliman Shqiptar, nr. 141, dt. 4.11.1949, nr. 30 dt. 25.11.1930, viti 1940, dosja 7.

  11. H. Fevzi Zaganjori, Gazeta "Udha islame", Shkodër, Janar 2003, nr. 4.

Published

2026-03-05

How to Cite

Smajl BALA. 2026. “Një Xhami E Hershme Dhe hoxhallarët Që shërbyen Në Të”. Univers 8 (8):94-108. https://www.albanica.al/univers/article/view/6994.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore

Similar Articles

<< < 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.