IDEOLOGJIA DHE LEKSIKU NË TEKSTET MËSIMORE TË GJUHËS SHQIPE PARA VITIT 1990
(Rast studimi: Gjuha shqipe V )
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6771Resumen
Ky punim trajton paraqitjen kontekstuale dhe ideologjike të leksikut në tekstet mësimore të gjuhës shqipe para vitit 1990, vit që shënoi rënien e regjimit komunist dhe tranzicionin drejt një sistemi demokratik në Shqipëri. Ideologjia komuniste e asaj periudhe ndikoi jo vetëm në sistemin politik dhe shoqëror, por edhe në strukturën dhe përmbajtjen e arsimit.
Në fokus të trajtesës është analizimi i leksikut të ideologjizuar, i cili përfshin fjalë që transmetonin norma dhe mesazhe politike e sociale të diktuara nga sistemi komunist. Ai dëshmohet përmes një vështrimi krahasues të teksteve të gjuhës shqipe para dhe pas vitit ’90, duke vëzhguar sa ka ndikuar sistemi politik e ndryshimet shoqërore në leksikun e gjuhës shqipe në përgjithësi e si lëndë bazë shkollore në veçanti, gjithashtu si ka evoluar e ndryshuar struktura semantike e disa fjalëve.
Janë përzgjedhur si rast studimi tekstet “Gjuhë shqipe V” (1973-1984) dhe “Gjuhë shqipe V” (2003 e 2022), si niveli i shkollimit që ndan Arsimin Fillor nga Arsimi 9-vjeçar. Objekt analize pas hulumtimit të tyre u bënë disa grupime fjalësh: fjalë të cilat në tekstet e pas ’90-ës përdoren në një kontekst e kuptim tjetër nga ai i para 90-ës; fjalë që përdoren me të njëtin kuptim në të dyja periudhat, por që paraqiten me shembuj të politizuar (në periudhën e parë); fjalë që kanë dalë nga përdorimi së bashku me realien dhe si rezultat nuk janë të pranishme në tekstet e gjuhës shqipe pas ’90-ës; fjalë që ndryshuan strukturën kuptimore, me reduktim a shtim të kuptimeve.
Rezultatet e studimit tregojnë se tekstet mësimore të para ’90-ës ishin një mjet i fuqishëm propagandistik, ku leksiku jo vetëm përçonte njohuri gjuhësore, por njëkohësisht ndihmonte në formësimin e një identiteti ideologjik të përshtatshëm me doktrinën komuniste. Pas ’90-ës, sistemi arsimor shqiptar u çideologjizua, u depolitizuan programet dhe tekstet mësimore, duke u pasuruar me dije shkencore e didaktike bashkëkohore. Kjo frymë e kohës ndikoi dukshëm në leksikun e teksteve të gjuhës shqipe, me të cilat fëmijët shqiptarë mësojnë në shkollë.
Punimi, si një këndvështrim mbi marrëdhënien midis gjuhës dhe ideologjisë, kontribuon në studimet mbi historinë e arsimit dhe ndikimin e tij në shoqëri.
Palabras clave:
fjalë, kontekst, kuptim, ideologji, ç'ideologjizim, politizim, depolitizimDescargas
Citas
-
Agalliu, F., Dodi, A., & Dizdari, I. (1973). Libri i gjuhës shqipe (për klasën V). Shtypshkronja “Mihal Duri”.
-
Agalliu, F., Dodi, A., & Dizdari, I. (1977). Gjuha shqipe 5. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
-
Agalliu, F., Dodi, A., & Dizdari, I. (1979). Gjuha shqipe 5. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
-
Agalliu, F., Dodi, A., & Dizdari, I. (1980). Libri i gjuhës shqipe (për klasën V). Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
-
Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. (1980). Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë.
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë. (2006). Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë.
-
Baja, O. (2018). Contemporary teaching methodologies: Science and art. Knowledge, 23(1).
-
Beci, B., Bubani, L., & Gurabardhi, Z. (2003). Gjuha shqipe 5. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
-
Cipo, K., Çabej, E., Domi, M., Krajni, A., & Myderrizi, O. (1954). Fjalor i gjuhës shqipe. Tiranë.
-
Dodi, A., Hysa, E., Gjylbegu, E., Bubani, L., & Bobrati, S. (1984). Gjuha shqipe 5. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
-
Gjokutaj, M. (2009, 2012). Didaktikë e gjuhës shqipe. ShBLU.
-
Gjokutaj, M., & Hoti, I. (2014). Çështje të trajtimit të gjuhësisë së zbatuar para dhe pas viteve ’90 në gjuhësinë shqiptare. Prishtinë.
-
Gjokutaj, M., Rrokaj, Sh., Shuteriqi, L., & Babasuli, T. (2022). Gjuha shqipe 5. Shtëpia Botuese Pegi.
-
Rama, B. (2015). Kurrikula e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në kontekst bashkëkohor. EMAL.
-
Thomaj, J. (2020). Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë.
-
Xhuvani, A. (2020). Fjalori i gjuhës shqipe. Tiranë.

Descargas
Publicado
Cómo citar
Número
Sección
Licencia
Derechos de autor 2025 Diskutime

Esta obra está bajo una licencia internacional Creative Commons Atribución 4.0.