Perceptimet e mësimdhënësve mbi rolin e psikologut të shkollës në arsimin e mesëm të lartë

Autorët

  • Safete Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4820

Abstract

Roli i psikologut për krijimin e klimës së përshtatshme në shkollë është i rëndësishëm. Psikologu i shkollës, që është pjesë e stafit profesional të shkollës, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm nga ana psikologjike, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit. Në shkollat tona punësimi i psikologëve nuk ka shumë kohë që ka filluar dhe nxënësit tanë po përballen me gjendje jo të kënaqshme psiko-emocionale, gjë që më shtyri të merrem me këtë studim. Qëllimi i këtij studimi është të shqyrtojë rolin e psikologut të shkollës, format dhe aspektet e ofrimit të mbështetjes për mësimdhënës për të lehtësuar mësimdhënien dhe nxënien, duke u bazuar në perceptimet e mësimdhënësve. Hulumtimi është realizuar me qasje të përzier, sasiore dhe cilësore. Për mbledhjen e të dhënave sasiore, kemi përdorur pyetësor me mësimdhënës, ndërsa për mbledhjen e të dhënave cilësore kemi përdorur intervistën gjysmë të strukturuar me psikologë të shkollave të mesme të larta. Për realizimin e hulumtimit, kemi përdorur metodën e analizës së dokumentacionit, metodën përshkruese dhe metodën statistikore. Hulumtimi është realizuar në 10 shkolla të arsimit të mesëm të lartë, në shtatë rajone të Kosovës. Mostra është e përbërë prej 200 mësimdhënësve lëndorë, nga shkollat që kanë psikologë. Po ashtu janë intervistuar 10 psikologë të shkollave të mesme të larta, në shtatë regjione të Kosovës. Të dhënat i kemi përpunuar me programin SPSS dhe bazuar në rezultatet kuptojmë se shumica dërmuese e mësimdhënësve pajtohen me faktin se psikologu i shkollës ndihmon në rastet kur nxënësit kanë vështirësi në të nxënë. Rezultatet tregojnë se psikologët marrin iniciativa për seanca këshilluese për prindër në lidhje me edukimin dhe shëndetin psikofizik të nxënësve, si dhe ndihmojnë në integrimin dhe përparimin e fëmijëve. Po ashtu, roli i psikologëve është edhe në rastin e ndërlidhjes së shkollës me komunitetin dhe është i mirëpritur edhe në monitorimin e orëve mësimore, me Kërkime Pedagogjike 286 qëllim të këshillimit dhe ngritjes së cilësisë. Ka edhe trajnime, të cilat organizohen nga psikologët, me qëllim të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve. Rezultatet e hulumtimit pritet të shërbejnë për politikëbërësit, mësimdhënësit dhe psikologët e shkollës, duke iu rekomanduar mbështetje të vazhdueshme mësimdhënësve dhe nxënësve.

Keywords:

psikologu i shkollës, mësimdhënës, këshillim, shkollë, perceptimet, roli, arsimi i mesëm i lartë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Fazliu, F. (2019). Psikologu shkollor – detyrat dhe obligimet profesionale.

  2. Stojkovic, M. (2019). Bjekic, D. & Zlatić, L. Teachers' perceptions and expectations from a school.

  3. Qosja, O. (2019). Psikologë në shkollën “Sule Harri”, roli i psikologut shkollor, detyrat dhe përgjegjësitë.

  4. Farrell, P., Jimerson, S. R., Kalambouka, A., & Benoit, J. (2005). Teachers’ Perceptions of School Psychologists in Different Countries. School Psychology International.

  5. Fagan, T. K. & Wise, ( 2007) . School Psychology Past, Present and Future. s.l. : Bethesda, USA: National Association of School Psychologists.

  6. Matteucci, M. C., & Farrell, P. T. (2018). School psychologists in the Italian education system: A mixed-methods study of a district in northern Italy. International Journal of School & Educational Psychology.

  7. Reader, A. (2014). Teacher Perceptions of the Role of School Psychologists: Needs and Expectations, Mount Saint Vincent University Halifax, Nova Scoti.

  8. Hoxha, E., Kera, E. (2019). Perceptimet e mësuesve mbi rolin e psikologut shkollor. Universiteti“Alksandër Moisiu”, Durrës. Fakulteti i edukimit, Qendra për edukim në vazhdim. Forumi i mësuesve “Arsimi në shekullin XXI”.

  9. Rosenfield, S. (2008). Best practice in instructional consultation and instructional consultation teams, Best Practices in School Psychology V.

  10. Hartshorne, T. S., & Johnson, M.C. (1985). The actual and preferred roles of the school psychologist according to secondary school administrators. S.l. : Journal of School Psychology.

  11. Tamo A., Kamani P., Nano, V., Tahsini, I., & Agolli, I. ( 2007). Vlerësimi i shërbimit psikologjik shkollor.

  12. Watkins, M.W., Crosby, E.G., & Pearson, J.L. (2001). Role of the School Psychologist. School Psychology International.

  13. St. Louis, M., Carla E. (2001.) Teacher Perception on Integrating School at School Psychology in the in the Developing Nation of Grenada. Walden University.

Downloads

Published

2024-06-14

How to Cite

Shala, S. (2024). Perceptimet e mësimdhënësve mbi rolin e psikologut të shkollës në arsimin e mesëm të lartë . Kërkime Pedagogjike, 13(1), 285–314. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4820