Qelizat burimore mezenkimale, reagimi ndaj sipërfaqeve implantare drejt osteointegrimit

Autorët

  • Ilma Robo Departamenti i Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekёsor e, Tiranё, Albania
  • Saimir Heta Shёrbimi i Kirurgjisё Pediatrike, Tiranё, Albania
  • Dhimitri Papakozma Klinikë private dentare, Tiranë, Albania
  • Vera Ostreni Departamenti i Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekёsore, Tiranё, Albania

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.172

Abstract

Ndryshimi në reliev apo në përmbajtje i sipërfaqeve implantare ka si për qëllim të ndryshoj pozitivisht në reagimin e qelizave burimore rreth implanteve, për nxitjen e osteointegrimit implantar. Kjo ndërhyrje synon në përshpejtimin e procedurës së osteointegrimit të sukseshëm implantar me indet rrethuese, e më tej në futjen në funksion sa më të shpejtë të implanteve të vendosur. Në literaturë hasen gjerësisht artikuj që vënë theksin në mënyrat e ndryshme të modifikimeve të sipërfaqeve implantare të cilat kanë për qëllim modifikimin në relievin sipërfaqësor, kryer me lazer apo me ultratinguj, apo në përmbajtjen cilësore të këtij relievi, siç është shtimi i joneve të ndryshëm, apo i substancave nxitëse të procesit të integrimit kryesisht të proteinave rekombinante. Futja në treg i këtyre implanteve të prodhuar dhe përftimi i rezultateve klinike janë një tjetër risi e artikujve të botuar tashmë në literaturë, që synojnë të tregojnë me të dhëna klinike edhe efektin e këtyre mikrondërhyrjeve në sipërfaqet implantare. Mbështetur në hulumtimin në literaturë të botuar rreth reagimit të qelizave burimore mezenkimale ndaj sipërfaqeve implantare vihet re fakti se rëndësia e e zbatimit me përpikmëri i etapave të protokollit të trajtimit implantar, është çelësi i suksesit në arritjen sa më të hershme të osteointegrimti implantar, pavarësisht ndryshimeve sipërfaqësore implantare. Osteointegrimi ёshtё procedurё qё duhet tё iniciojё fiziologjikisht, pavarёsisht llojit tё materialit veshёs sё implanteve.

Keywords:

qeliza mezenkimale, sipёrfaqe implantare

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-02

How to Cite

Robo, I., Heta, S., Papakozma, D., & Ostreni, V. (2021). Qelizat burimore mezenkimale, reagimi ndaj sipërfaqeve implantare drejt osteointegrimit. Optime, 12(1-2), 33–47. https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.172

Numër

Section

Artikuj