Autizmi në qarkun e Elbasanit
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.4378Abstract
Studimi është kryer në qarkun e Elbasanit dhe përshkruan sëmundjen e autizmit i cili kohët e fundit po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra. Rastet e shqyrtuara në këtë studim janë pjesë e punës së vazhdueshme diagnostikuese dhe trajtuese e autizmit. Risia që sjell ky studim janë shifrat e larta për qarkun e Elbasanit dhe një lobim mbi parandalimin e autizmit. Metodologjia e këtij studimi përfshin evidentimin e të gjitha rasteve të diagnostifi kuara në qarkun e Elbasanit, kjo e referuar sipas kartelave. Studimi është ndërthurje e metodave cilësore dhe atyre sasiore. Hipotezat e këtij studimi janë: Mungesa e informimit mbi parandalimin e autizmit sjell risk tek nënat e reja. Prevalenca më e lartë është tek meshkujt. Përsa i përket objektivave, ato janë: Të masë shkallën e ndërgjegjësimit të prindërve mbi punën terapeutike të fëmijëve. Rastet e diagnostifi kuara të ndjekin trajtimin. Qëllimet i këtij studimi janë që të evidentojë të gjitha rastet për qarkun e Elbasanit. Gjithashtu të informojë mbi parandalimin e autizmit dhe elementëve të tij. Pjesa më e madhe është nga zonat urbane dhe kjo rezulton në 63% ndërsa 37% janë nga zonat rurale. Raporti meshkuj femra tregon qartë diferencën që ekziston në këtë sëmundje e cila prek më shumë meshkujt se sa vajzat. Kështu 67% janë meshkuj dhe 33% janë femra. Grupmoshat e tyre janë klasifi kuar me një shkallë pesë hapshe duke nisur nga mosha 0 – 5 vjeç ku numri i të diagnostifi kuarve është në 35% të tyre, ndërsa në moshën 5 – 10 vjeç rezulton edhe në shifrat më të larta në 58% të tyre dhe grupmosha e fundit është ajo 10 – 15 vjeç ku vetëm 7% nga të diagnostifi kuarit rezultojnë në këtë grupmoshë.Keywords:
Diagnostikim, parandalim, trajtim, sëmundje, mbështetje.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-05-10
How to Cite
Bakalli, S., & Krasniqi, E. (2024). Autizmi në qarkun e Elbasanit. Optime, (2), 147–152. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4378



