Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi1.4398Abstract
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gjuhësisë, në veçanti të gjuhësisë së aplikuar dhe sociolinguistikës. Për të kuptuar se si ndryshon gjuha e përdorur para dhe pas viteve ´90-të në ligjërimin mediatik, është krijuar një tërësi tekstesh, ku kemi mbledhur artikuj duke i ndarë në dhjetëvjeçarë, ndërkohë që studimi është fokusuar kryesisht në periudhën 1984-2014, në mënyrë që të sigurohej një sistem kërkimor i specializuar për një analizë sa më të plotë.M Në këtë hark kohor përfshihet edhe viti 1990, si pikë referimi për ndryshimin e sistemeve politike në Shqipëri. Për sa i përket metodologjisë, në këtë punim është përdorur analiza e tekstit dhe interpretimi për të treguar ndryshimet në ligjërim mediatik. Sigurisht që ka edhe referenca nga materiale të vlefshme të studimeve të rëndësishme në këtë fushë. Rezultati është ndryshimi gjuhësor në disa rrafshe të sistemit të shqipes, ku duket stili i lirshëm i periudhës pas tranzicionit dhe gjuha e drunjtë e periudhës së komunizmit. Si konkluzion, ligjërimi mediatik nuk mund të shihet i ndarë nga situata sociale dhe ai paraqet realitetin.Keywords:
ligjërim, media, komunizëm, demokraci, dallime, gjuhë.Downloads
References
-
Scruton R. (2007) Dictionary of Political Thought, New Edition, The Palgrave Macmillan
-
Thomai J. (2009) Prejardhja kuptimore në gjuhën shqipe, Tiranë, Instituti i Gjuhësisë
-
Samara M. (2008) Rreth leksikut politik e shoqëror në gjuhën shqipe, Tiranë, Akademia e Shkencave të
-
Shqipërisë
-
Hudson A. R. (2002) Sociolinguistika, Tiranë, Shtepia Botuese “Dituria”
-
Fevziu B. (1996) Historia e Shtypit Shqiptar, Tiranë, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”
-
Shkurtaj Gj. (2009) Sociolinguistikë e shqipes, Botimi i dytë, Tiranë, Shtëpia botuese “Morava
-
Fuga A. (2008) Media, Shoqëria dhe politika, Tiranë : 55-60, Botimet Dudaj
-
Fuga A. (2010) Monolog, Tiranë, Botimet Dudaj
-
Borici H., Marku M. (2008) Historia e Shtypit Shqiptar: 224-233, Tirane, SHBLU
-
Baldi B. (2006) Opinione Pubblica: Un potere fragile, Edizioni dell’Orso, Alessandria
-
Fuga A. (2014) Komunikimi Masiv, Tiranë, Botimet Dudaj
-
Oliver B. (2007) Shkencat e komunikimit, Tiranë, Shtëpia Botuese “Papirus”
-
Labov W. (2014) Cognitive Linguistics, Philadelphia/Amsterdam : 1-52, Cambridge Press .
-
Sapir E., Wharf B. (1921) An introduction to study of speech, Harcourt , Brace,
-
Magret E. (2010) Sociologjia e Komunikimit dhe Mediave, Tiranë, UET press dhe Papirus