Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.4524Abstract
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të konfl ikteve, lind nevoja për të caktuar ekspertë. Ekspertët janë persona që kanë aftësi për t’u bërë organeve gjyqësore përshkrimin e saktë të një gjendjeje fakti me të gjitha hollësitë teknike të nevojshme, ose për t’u njoftuar këtyre organeve gjykimin e artit, të teknikës ose të shkencës mbi pasojat që rrjedhin nga një gjendje e caktuar e gjërave. Veprimi i ekspertëve quhet ekspertim, kështu që ekspertimi është mënyra me të cilën gjykata vlerëson njohuritë e posaçme të shkencës, të teknikës dhe të artit, nën hetimin e rrethanave të një konfl ikti gjyqësor. Ekspertimet janë të shumëllojshme sa janë dhe degët e shkencës, artit dhe teknikes. Më shpesh nga të gjitha, në praktikën gjyqësore përdoren disa lloje ekspertimesh, si: ekspertim mjekësor, ekspertim psikiatrik, ekspertim kimik, ekspertim teknik, ekspertim dokumentesh, ekspertim fi nanciar, ekspertim ekonomik etj. Veç këtyre ekspertimeve të cituara më sipër, kryhen edhe ekspertime letrare ose artistike kur gjykata shqyrton një padi që ka për objekt të drejtën e autorit në një prodhim letrar, artistik ose muzikor.Keywords:
ekspertizë, civile, gjykatë, gjyqësor, çështje, ekspert.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-05-22
How to Cite
Tartale, F. (2024). Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil. Optime, (2), 117–126. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4524



