Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi1.4619Abstract
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që operojnë si person fizik ose juridik dhe 31,372 fermerë të cilët kanë një aktivitet bujqësor. Për qëllim të raportimit financiar, të gjitha njësitë ekonomike të regjistruara pranë organeve tatimore duhet që për njohjen dhe vlerësimin e aktive biologjike të përdorin standardin kontabël të kontabilitetit të përmirësuar 13. Zbatimi i këtij standardi është i rëndësishëm, duke e bërë të krahasueshëm informacionin kontabël mbi aktivet biologjike të ofruara nga këto shoqëri tregtare qё ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e aktiveve biologjike. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të theksojë problemet që hasen në praktikën kontabël të evidencës së aktiveve biologjike. Si metodologji kërkimi do të përdoret analiza krahasuese midis udhëzimeve dhe direktivave që jep SKK 13 ose SNK 41 dhe mënyrës se si zbatohen gjatë raportimit financiar të aktiveve biologjike. Pavarësisht rëndësisë që kanë praktikat e ofruara nga SNK 41, SKK 13, mungesa e kontabilitet bujqësor në programet e mësimdhënies në shkollat e larta pas viteve 1990 ka sjellë mangësi të theksuara dhe sfida që kontabilistët hasin gjatë zbatimit të këtij standardi. Për të nxjerrë përfundimet e këtij punimi, kemi analizuar pasqyrat financiare të njësive ekonomike që trajtojnë aktive biologjike, si dhe opinionet e kontabilistëve që ndërtojnë këto pasqyra. Problematika në vende të tjera është sjellë nëpërmjet rishikimit të literaturës përkatëse. Në fund, ne sjellim disa rekomandime që mund të sjellin përmirësime të praktikave kontabël në bujqësi.Keywords:
njësi ekonomike, modeli vlera e drejtë, modeli i kostos, Standardi Kombëtar i Kontabilitetit, Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit.Downloads
References
-
Instituti i statistikave, Regjistri i Ndërmarrjeve [Raport vjetor], 2016, fq. 9-10, http://www.instat.gov.al/al/publikime/, Tiranë, Albania.
-
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, Standardet Kombëtare të Përmirësuara, SKK 02 Paraqitja e Pasqyrave Financiare - i përmirësuar, 2014, fq, 3-4, paragrafi 10 http://kkk.gov.al, Tiranë, Albania.
-
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetitit, Standardet Kombëtare të Përmirësuara SKK13 Aktivet Biologjike dhe marrëveshjet konçesionare - i përmirësuar, 2014, fq, 3-5, (paragrafi 12,14,15) http://kkk.gov.al
-
Feleaga&Raileanu, V2012. IAS implementation challenges-the case of Romania, World academy of sciences, engineering and technology, 63:415-418.
-
Duman H., Özpeynirci R & Içerli M. Agricultural activities – TAS 41, International journal of academic research in accounting, 2012;2;118-131.
-
Athanasios, V Stergios A & Laskaridou E C, The importance of information through accounting practice in agricultural sector, Journal of social sciences, 2010;2;221-228.